23/09/2024
Përse Shkenca Islame në KU Bedër?
Po kërkoni të thelloni njohuritë tuaja për Islamin?
📚 Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër ofron një rrugëtim unik akademik që ndërthur traditën dhe mendimin bashkëkohor!
✅ Kurrikula gjithëpërfshirëse: Eksploroni teologjinë, historinë, ligjin dhe sfidat moderne me një qasje të plotë islame. Programet tona janë ideuar për të ndërtuar studiues që kontribuojnë si në aspektet akademike ashtu edhe në ato sociale të Islamit.
✅ Departament i konsoliduar: Mësoni nga studiues dhe pedagogë të kualifikuar me përvojë dhe ekspertizë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat respektive.
✅ Perspektiva Globale: Mësimdhënie në gjuhën angleze, duke përgatitur breza të rinj për një karrierë në një botë të globalizuar.
✅ Zhvillim profesional: Mësim i gjuhës arabe, pa patur nevojë të vizitoni një vend arab folës.
✅ Mundësitë e së ardhmes: Të diplomuarit tanë mund të zhvillojnë karrierën e tyre profesionale në lëmi si: arsimi, kërkimi shkencor, udhëheqja fetare deri në rolet kyçe pranë OJQ, OSHC, etj.
Bashkohuni me gjeneratën e ardhshme të studiuesve të Islamit.
🔗 Regjistrohuni tani dhe hidhni hapin tuaj të parë drejt një karriere përmbushëse dhe me ndikim në Shkenca Islame!