Shkolla Jopublike "Hafiz Ibrahim Dalliu"

Shkolla Jopublike "Hafiz Ibrahim Dalliu" Institucioni arsimor jopublik „Hafiz Ibrahim Dalliu“, është një institucion arsimor, i cili ... Të jetë një shkollë shembull dhe konkuruese në treg.
6.

VIZIONI I SHKOLLËS 2019-2023
Vizioni ynë është të edukojmë dhe arsimojmë nën dritën dhe vlerat e sistemit më të mirë të jetës, përmes moralit dhe arsyes, duke synuar zhvillimin e shoqerisë në të gjitha dimensionet e saj. MISIONI
Të edukojmë dhe arsimojmë breza të aftë dhe të moralshëm përmes stafit, kurrikulave dhe metodologjisë më të mirë në shërbim të nxënësve tanë. VLERAT
Edukata, disiplina, ekselenca
Përmes edukatës dhe disiplinës arrihet ekselenca

OBJEKTIVAT
Shkolla synon në tërë veprimtarinë e saj mësimore dhe edukative:
1. Të zhvillojë më tej personalitetin e nxënësve me vlerat më të larta të një shoqerie përparimtare, tolerante, të vetëndërgjegjëshme dhe të dobishme në të gjitha sferat dhe fushat e jetës njërzore, duke pasur si shembull moralin dhe etikën më të lartë.
2. Të zhvillojë mendimin dhe veprimin e nxënësve në mënyrë të pavarur, krijues dhe kritik, duke kultivuar personalitetin dhe dinjitetin e njëriut të lirë e të vetëdijëshëm në zgjedhje dhe vepra.
3. Të arrijë realizimin e objektivave në aftësimin shkencor dhe intelektual për të gjithë nxënësit, përgatitjen e tyre për përballimin e jetës në përputhje me nevojat e tregut të punës në varësi të fushave me të cilat ata do të përballen.
4. Të krijojë mundësi studimi dhe aplikimi për zgjerimin e njohurive në universitetet shqiptare dhe të huaja sipas preferancave të studimit dhe prirjeve të nxënësve.
5. Të edukojë nxënësit me vlerat dhe parimet e një qytetërimi shembull dhe ideal për të gjitha kohërat, i cili as nuk vjetërohet, as rinovohet, por është gjithmonë aktual, duke i shërbyer kështu rregullimit dhe përsosjes së moralit të individit, familjes dhe shoqërisë.

🌍🗣️ Gjuha – ura që lidh njerëzit, kulturat dhe dijen!Në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve, patëm kënaqësinë të mirëpr...
29/09/2026

🌍🗣️ Gjuha – ura që lidh njerëzit, kulturat dhe dijen!

Në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve, patëm kënaqësinë të mirëpresim në aktivitetin e shkollës sonë miq dhe bashkëpunëtorë të veçantë nga Ambasada e Republikës së Turqisë: Atasheun e Arsimit, z. Gökmen Akasal, së bashku me stafin e tij mbështetës, si dhe Drejtorin e Institutit Yunus Emre, z. Oğuzhan Sakoğlu. 🇹🇷🤝🇦🇱

🏫 Në shkollën tonë nxënësit kanë mundësinë të mësojnë katër gjuhë të huaja: anglisht, arabisht, turqisht dhe gjermanisht, duke zgjeruar horizontet e tyre dhe duke u afruar me kultura të ndryshme.

🇹🇷 Turqishtja, si gjuhë e zgjedhur nga nxënësit, zhvillohet falë mbështetjes dhe marrëveshjes së bashkëpunimit me Institutin Yunus Emre, në koordinim me Ambasadën e Turqisë në Tiranë – një bashkëpunim që u krijon nxënësve tanë mundësi të çmuara për të njohur gjuhën dhe kulturën turke.

Sepse të mësosh një gjuhë të re do të thotë të hapësh një dritare të re drejt botës!

Falënderojmë përzemërsisht të gjithë të ftuarit tanë të nderuar për praninë, mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, që e bëri këtë aktivitet edhe më të veçantë për nxënësit tanë.

🌍🗣️ Gjuhët na bashkojnë, kulturat na pasurojnë! 🇪🇺✨Në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve, nxënësit tanë dhuruan një mo...
28/09/2026

🌍🗣️ Gjuhët na bashkojnë, kulturat na pasurojnë! 🇪🇺✨

Në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve, nxënësit tanë dhuruan një mozaik të bukur kulturor, ku talenti, kreativiteti dhe dashuria për gjuhët u shpalosën përmes interpretimeve, këngëve dhe aktrimeve në gjuhë të ndryshme. 🎶🎭👏

Një tjetër moment i veçantë ishte ekspozita e përgatitur nga nxënësit, ku përmes gjuhës së vendeve përkatëse ata sollën para nesh kulturën, traditat dhe ngjyrat e tyre. 🏛️🎨

Sepse të mësosh një gjuhë të huaj nuk do të thotë vetëm të mësosh fjalë të reja… do të thotë të njohësh një kulturë, të kuptosh një tjetër botë dhe të ndërtosh ura mes njerëzve. 🌉

✨ Një ditë e mbushur me gjuhë, kulturë, talent dhe shumë emocione!


🌍📚

🏃‍♀️⚽ Java Evropiane e Sportit 🤸Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, nxënësit e shkollës sonë u përfshinë në aktivit...
27/09/2026

🏃‍♀️⚽ Java Evropiane e Sportit 🤸

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, nxënësit e shkollës sonë u përfshinë në aktivitete të ndryshme sportive e rekreative, plot energji, bashkëpunim dhe frymë gare të shëndetshme. 💪

Përmes sportit promovojmë një mënyrë jetese aktive, punën në ekip, respektin dhe fair play. 🤝🏆

Aktivitetet vazhdojnë… Le të lëvizim, të luajmë dhe të jemi aktivë!

🎭 Një përvojë e bukur mes gjuhës, artit dhe kulturës turke! 🇹🇷🇦🇱Në ambientet e shkollës sonë “Hafiz Ibrahim Dalliu”, në ...
26/09/2026

🎭 Një përvojë e bukur mes gjuhës, artit dhe kulturës turke! 🇹🇷🇦🇱

Në ambientet e shkollës sonë “Hafiz Ibrahim Dalliu”, në kuadër të Javës Evropiane të Gjuhëve, patëm nderin të mirëprisnim kukullistët Suat Veral dhe Merve İlken, të cilët sollën për nxënësit tanë një përvojë të veçantë kulturore dhe artistike.

Nxënësit që mësojnë gjuhën turke patën mundësinë të bashkëbisedojnë me artistët, të praktikojnë gjuhën në një situatë të drejtpërdrejtë komunikimi dhe të njihen më nga afër me Karagözin dhe Hacivatin, personazhe të njohura të teatrit tradicional turk të hijeve. 🎭

Përmes bashkëbisedimit dhe punëtorisë së zhvilluar, nxënësit kaluan momente të bukura dhe njëkohësisht zgjeruan njohuritë e tyre mbi gjuhën, artin dhe trashëgiminë kulturore turke. 🌍📚

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të shkollës sonë me Institutin Yunus Emre Tiranë.

Falënderojmë përzemërsisht Suat Veral dhe Merve İlken, si dhe Institutin Yunus Emre Tiranë, për këtë përvojë të bukur dhe të vlefshme që sollën për nxënësit tanë!

🌍 26 Shtator – Dita Evropiane e GjuhëveNjë ditë, shumë gjuhë, shumë kultura – një shkollë që bashkon. 🤝🌎Në kuadër të Dit...
26/09/2026

🌍 26 Shtator – Dita Evropiane e Gjuhëve
Një ditë, shumë gjuhë, shumë kultura – një shkollë që bashkon. 🤝🌎

Në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, nxënësit e shkollës sonë u angazhuan në aktivitete krijuese dhe edukative, duke hulumtuar, krijuar, përgatitur projekte, komunikuar dhe prezantuar në gjuhë të ndryshme. 📚
Pjesë e veprimtarive ishin edhe takimet ndërgjegjësuese të nxënësve të AMU-së me nxënësit e arsimit fillor, ku u përcollën mesazhe mbi rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja dhe mundësitë që ato krijojnë për komunikim, njohje dhe bashkëpunim. 🗣️🌐
Përmes këtyre veprimtarive, nxënësit njohën më nga afër gjuhë dhe kultura të ndryshme, duke promovuar shumëgjuhësinë, respektin, bashkëpunimin dhe komunikimin ndërkulturor.

🗣️ Gjuhët hapin dyer, zemra dhe mendje.

🇹🇷 “Turqishtja Zgjedhja Ime” – një përvojë e veçantë e mbushur me kulturë, art dhe emocion!Në kuadër të projektit “Turqi...
22/09/2026

🇹🇷 “Turqishtja Zgjedhja Ime” – një përvojë e veçantë e mbushur me kulturë, art dhe emocion!

Në kuadër të projektit “Turqishtja Zgjedhja Ime”, nxënësit që zhvillojnë turqishten si lëndë me zgjedhje patën mundësinë të bëhen pjesë e Festivalit të Fëmijëve, organizuar nga Instituti Yunus Emre.

🎭 Nxënësit tanë u bënë pjesë aktive e këtij eventi të veçantë, duke prezantuar një interpretim artistik në gjuhën turke, përmes të cilit shpalosën talentin, përkushtimin dhe aftësitë e fituara gjatë mësimit të gjuhës turke.

Një nga momentet më të veçanta të festivalit ishte shfaqja e teatrit të hijeve “Hijet Gjigante” – Karagöz & Hacivat, me pjesëmarrjen e Suat Veral & Merve İlken, e cila solli për fëmijët një atmosferë plot ngjyra, traditë dhe argëtim.

🏅 Një moment i veçantë për shkollën tonë ishte edhe vlerësimi i akorduar nga Drejtori i Institutit Yunus Emre, në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin dhe kontributin e vyer ndër vite në mësimin dhe promovimin e gjuhës turke në shkollën tonë.

🇹🇷📚 Turqishtja Zgjedhja Ime – Mësojmë, përjetojmë, krijojmë!

🤝 Shkollë dhe familje, së bashku për suksesin e nxënësve!Pas takimit të zhvilluar me prindërit e nxënësve të klasave të ...
19/09/2026

🤝 Shkollë dhe familje, së bashku për suksesin e nxënësve!

Pas takimit të zhvilluar me prindërit e nxënësve të klasave të para, kanë vijuar takimet edhe me prindërit e nxënësve të klasave të tjera, në kuadër të nisjes së vitit shkollor 2026–2027. 🏫📚
Gjatë takimeve, prindërit u njohën me aspekte të:
- Rregullores së Brendshme të Shkollës,
- Planit mësimor dhe kurrikulës,
- si dhe u zhvillua zgjedhja e këshillave të prindërve të klasave.
Takime të tilla forcojnë komunikimin dhe partneritetin shkollë–familje, një bashkëpunim i domosdoshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ, mirëqenien dhe suksesin e çdo nxënësi.

👨‍👩‍👧‍👦📚 Së bashku për një fillim të mbarë! U zhvillua takimi I me prindërit e nxënësve të klasave të para, një moment i...
17/09/2026

👨‍👩‍👧‍👦📚 Së bashku për një fillim të mbarë!

U zhvillua takimi I me prindërit e nxënësve të klasave të para, një moment i rëndësishëm komunikimi dhe bashkëpunimi në nisje të vitit shkollor 2026–2027.
Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor, përshtatjen e fëmijëve me jetën shkollore dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes shkollës dhe familjes. 🤝🌱

Sepse hapat e parë drejt dijes bëhen më të sigurt kur ecim së bashku! 📖

🎓 Këshillim dhe orientim për maturantëtNë kuadër të këshillimit të karrierës, drejtoria e shkollës zhvilloi një takim or...
16/09/2026

🎓 Këshillim dhe orientim për maturantët

Në kuadër të këshillimit të karrierës, drejtoria e shkollës zhvilloi një takim orientues me maturantët, duke i këshilluar për përzgjedhjen sa më të përshtatshme të lëndëve me zgjedhje, në përputhje me prirjet, synimet dhe aspiratat e tyre për studimet e mëtejshme. 📚🎯

Një zgjedhje e mirëmenduar sot është një hap i rëndësishëm drejt suksesit në Maturën Shtetërore dhe rrugëtimit të ardhshëm akademik. 🌟

🏅 Një moment i veçantë në ditën e parë të shkollës!Ceremonia e mirëpritjes në ditën e parë të shkollës  u bë edhe më e b...
15/09/2026

🏅 Një moment i veçantë në ditën e parë të shkollës!
Ceremonia e mirëpritjes në ditën e parë të shkollës u bë edhe më e bukur me vlerësimin e nxënësve tanë për arritjet e shkëlqyera gjatë vitit shkollor 2025–2026. 📚
Nxënësit me të gjitha notat 10 në të tria llojet e vlerësimit u nderuan me Fletë Nderi, ndërsa nxënësit që kanë përfunduar memorizimin (Hifzin) e Kuranit Famëlartë u vlerësuan me Certifikatë për Arritje të Veçanta. 📜
Në mbështetje të përkushtimit dhe rezultateve të tyre, nxënësve të klasave VI–XII me rezultate të shkëlqyera, si dhe nxënësve që kanë përfunduar Hifzin, iu akorduan bursa studimi, sipas politikave të shkollës. 🎓
Krenarë për nxënësit tanë që ecin në rrugën e dijes, përkushtimit dhe vlerave!
Zoti ua shtoftë dijen, i begatoftë në rrugëtimin e tyre dhe u dhëntë suksese edhe më të mëdha! 🤲

Address

Rruga "Dritan Hoxha", Ndertesa. Nr. 1, Laprakë
Tirana
1027

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+355673010200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Jopublike "Hafiz Ibrahim Dalliu" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Jopublike "Hafiz Ibrahim Dalliu":

Share

Category