10/01/2024
📝🎓Llojet e qendrave arsimore në Spanjë:
Vendi është i organizuar në 17-të komunitete autonome, të cilat kanë transferuar kompetenca arsimore në institucione të ndryshme arsimore.
* Qendrat arsimore publike. Janë qendra të cilat ofrojnë një çmim të arsyeshëm.
* Qendra arsimore private. Disa qendra private mund të subvencionohen, që do të thotë se ato mbështeten edhe nga fondet publike dhe nënkupton që mësimi i tyre është falas.
Fazat e edukimit:
Arsimi është i detyrueshëm nga 6 deri në 16 vjeç. Vitet e shkollimit janë të shpërndara në keto faza arsimore:
* Faza fëmijërore: nga 0 deri në 6 vjeç. Mësohet në “çerdhe" dhe në "kopësht”.
* Arsimi fillor: nga 6 deri në 12 vjet. Mësohet në "shkolla".
* Arsimi i Mesëm i Detyrueshëm (ESO): nga 12- të deri në 16-të vjet. Qendrat publike që e mësojnë quhen "institute”. Nëse qendra është e subvencionuar ose private, quhet "shkollë".
* Formimi Profesional (FP): 16 vjet (ose 15 përjashtimisht) e tutje. Në institute, qendra IES ose FP.