• Qendra Kombetare e Trajtimit te Viktimave te Dhunes ne Familje ka filluar te funksionoje ne daten 25/04/2011 bazuar ne Urdherin e Kryeministrit Nr.36 te dates 18/03/2011. Ajo ka nje staf te perbere nga ekipi multidisiplinor, i cili perfshin: psikologun, punonjesin social, mjekun, juristin, edukatoret dhe kujdestaret.
• Objektivat e Qendres Kombetare te Trajtimit te Viktimave te Dhunes ne Familje jane :
- Te permiresohet dhe te zhvillohet jeta dhe gjendja social- psikologjike, ekonomike, kulturore e viktimave te dhunes ne familje nepermjet sherbimeve sociale, psikologjike, juridike, mjekesore, arsimore,
- Ofrimi i paketes se ndihmes, duke rritur nivelin e cilesise, larmishmerise, faciliteteve dhe aktiviteteve bashkekohore
- Zbatimi dhe implemenitmi me perpikmeri i detyrave dhe akteve ligjore dhe nenligjore qe dalin ne kuader te luftes kunder dhunes ne familje
- Te bashkeunoje me familjen dhe te realizoje kthimin e viktimave ne familje ne rastet kur eshte e mundur
- Permiresimi i nivelit te ndergjegjesimit dhe njohjes se aktivitetit dhe sherbimeve qe ofron Q.K.T.V.DH.F jo vetem ne komunitet por edhe ne Instanca te Larta Shteterore shqiptare dhe te huaja neprmjet perfaqesimit ne tyreza te rrumbullaketa, semonare dhe workshope.
- Te ndihmoje viktimat te zhvillojne nje ndjenje kontrolli mbi jeten e tyre duke kuptuar gjendjen e tyre aktuale dhe ate qe kane kaluar
- Te ndihmoje viktimat te shkojne drejt nje ndryshimi konstruktiv.
• Shërbimet e Ofruara Drejtpërdrejt nga Qendra:
Qendra realizon sherbime dhe ndihme per viktimat e dhunes ne familje qe asistohen ne institucion duke ofruar:
- Ushqim, veshje, strehim te perkohshem
- Asistence psiko-sociale
- Asistence mjekesore
- Asistence ligjore
- Edukim arsimor
- Kualifikim dhe trajtim profesional
- Aktivitete okupacionale, rehabilituese
- Referim per riintegrim
- Pergatitje per riintegrim
- Ndermarrje e negociatave per riintegrim ne familje
- Monitorim dhe vleresim i rasteve pas referimit prane qendrave riintegruese apo komunitet.