26/07/2024
Programet e Studimit në Kolegjin Unieversitar Wisdom ndër vite kanë formuar për nga pikëpamja profesionale një plejadë juristësh, ekonomistësh dhe psikologësh, të cilët tregu i punës i ka mirëpritur menjëherë pas diplomimit. Alumni-t e Kolegjit Universitar "Wisdom", sot janë pjesë e stafit të administratës shtetërore, gjyqësorit, sistemit arsimor, sektorit jopublik të biznesit dhe sipërmarrjes private. Specializimi i studentëve është bërë i mundshëm pranë Kolegjit Universitar "Wisdom", pasi në qendër të misionit të këtij institucioni është kërkimi shkencor, i cili lëvrohet nga struktura e posaçme të ngritura pranë Kolegjit Universitar "Wisdom". Një trajtim i veçantë është parashikuar nga Kolegji Universitar "Wisdom" për studentët në nevojë dhe ata me rezultate të larta, të cilët kanë mundësi për të përfituar bursë studimi.
Mundësitë e shkollimit në fushën e arsimit të lartë janë të shumta, po ashtu janë edhe zgjedhjet që individi mund të bëjë sot për të marë diplomën e vlerave të merituara nga një profesorat i denjë. Megjithatë, këto mundësi kufizohen, në rast se dikush zgjedh të besojë tek vlerat e vërteta akademike dhe qëndrueshmëria ndër vite e një institucioni të arsimit të lartë, siç është Kolegji Universitar "Wisdom", motoja e të cilit mbetet “Le të na udhëheqë dituria”!