Ndёrtesa e parё shkollore i pёrket vitit 1941 dhe u ndёrtua nga Lik Toptani. Nё vitin 1943 shkolla bombardohet nga italianёt. Nё vitin 1946 rihapet shkolla fillore me 33 nxёnёs. Nё 1950 hapet klasё 5 e arsimit 7 vjeçar. Nё 1951 hapet shkolla 7 vjeçare me 81 nxёnёs. Nё vitin shkollor 1952-1953, drejtor ishte Vlash Hondro. Nё shkollё ishin rreth 103 nx. Nё vitin shkollor 1953-1954, drejtor ishte Abdi Kёrcini dhe numri i nxёnёsve ishte 127. Nё vitin shkollor 1955-‘56 emёrohet drejtor Haki Kovaçi dhe shkolla kisht 140 nxёnёs. Nё vitin 1956-1957, drejtor ishte Liri Budo (Asllani) dhe numri i nxёnёsve 151. Nё vitet 1957-1962, drejtor ishte Myftar Bejleri dhe numri i nxёnёsve rreth 230. Nё vitin shkollor 1960-1961 hapen shkolla fillore nё Bathore dhe Valias dhe prandaj largohen nga shkolla 143 nxёnёs. Viti 1961-1962 ishte viti i parё kur nё Kamёz u bё kalimi nga arsimi 7 vjeçar nё atё 11 vjeçar. Atё vit, klasa e parё e gjimnazit pati 18 nxёnёs, prej tyre 13 konviktorё. Drejtori i parë i shkollës ishte Z.Isuf Murthi. Nё 1964 -1970 drejtor ishte Z. Reshat Kukariqi. Tё tjerё drejtues nё vite:
1. Neritan Babamusta
2. Bashkim Xheria
3. Agim Bogdani
4. Isak Spahia
5. Fatos Kodra
6. Perparim Pirushi
7. Mehmet Hasani
8. Zylfi Spata
9. Tonin Doçi
10. Enver Buci
11. Muharrem Lala
12. Luljeta Prenҫi
Nё vitin 1965 u diplomuan maturantёt e parё. Nё vitin 2001-2002 filloi me njё paralele dhe shkolla profesionale biznes agrar. Nё vitin 2002-2003, pёrveç nxёnёsve me kohё tё plotё, vazhdonin mёsimin me korespondencё 1587 nxёnёs. Nё vitin 2002-2003 ishin 44 mёsues dhe 10 punonjёs tё tjerё. Numri i nxёnёsve nё gjimnaz ishte 864; nё Teknikum Bujqёsor 9 nxёnёs, biznes agrar 99 nxёnёs. Me korespondencё 1587 nxёnёs. Ishnxёnёs tё shkollёs, tashmё persona publikё:
Mimoza Picari, Klodjana Lala (gazetare), Eglantina Xhaja, Brikena Xhaja , Adela Kulla (pedagoge), Brunilda Mehmeti, Elda Guri , Dorjan Fishti (ekonomiste), Esmeralda Zaimi, Sosjana Baja (mjeke), etj. Mё 4.11.2005 teknikumi bujqёsor shkёputet nga shkolla e mesme e pёrgjithshme. Nё vitin 2005-2006, shkolla kishte 32 klasa, 1287 nxёnёs. Nga viti 1987 deri nё vitin 2014 mbi 100 nxёnёs kanё mbaruar shkollёn me rezultate tё shkёlqyera. Nё vitin 2010 ndёrtohet godina e re per gjimnazin i cili nё 2006 kishte marrё emrin "Ibrahim Rugova", por vazhdonte tё funksiononte nё tё njёjtёn godinё me 9 vjeçaren. Pёr shkak tё numrit tё lartё tё nxёnёsve, kjo shkollё prej vitesh ka punuar me dy ose tre turne. Konkretisht, numri i nxёnёsve nё vitet e fundit ёshtё:
Viti 2014-2015, 1467 nxёnёs
Viti 2015-2016, 1420 nxёnёs
Viti 2016-2017, 1530 nxёnёs
Viti 2017-2018, 1477 nxёnёs
Viti 2018-2019, 1385 nxёnёs
Viti 2019-2020, 1370 nxёnёs
Viti 2020-2021, 1377 nxёnёs
Viti 2021-2022, 1383 nxёnёs