Turgut Ozal College Elementary

Institucionet jopublike “Turgut Ozal” janë brand në Shqipëri me rreth 27 vite eksperiencë. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional përbën një nga objektivat kryesore të shoqërisë lidhur me të gjithë institucionet e saj të varësisë. Nxënësit e diplomuar nga institucionet “Turgut Ozal” (rreth 5160 studentë) kanë mbaruar ose vazhdojnë studimet e tyre të larta në universitetet më të mira në SHBA, Britaninë e Madhe, Hollandë, Zvicër, Kanada, Belgjikë, Itali etj. Shumica e këtyre studentëve kanë fituar bursa nga këto universitete. Nxënësit tanë përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë bazuar në bazat e shtetit modern të së drejtës, me principe të bazuara në demokraci dhe të drejtat e njeriut. Gjithashtu për shumë vite nxënësit e institucioneve “Turgut Ozal” kanë përfaqësuar dhe vazhdojnë të përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë në shumë Konkurse dhe Olimpiada Ndërkombëtare. CILI ËSHTË MISIONI YNË ARSIMOR? Ne synojmë që çdo nxënës në përfundim të cilklit arsimor të jetë një qytetar i ri, me dëshirën dhe vullnetin për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë. Ne synojmë që ky njeri i ri të shfrytëzojë parimet e drejtësisë, mirëkuptimit dhe dialogut në çdo aspekt të jetës, në mënyrë që të rrisë vlerat dhe virtytet njerëzore në Shqipëri e kudo në botë. Ne synojmë që nxënësit tanë të udhëhiqen në jetë nga vizioni, të respektojnë demokracinë, ligjin, të duan atdheun, të respektojnë të drejtat e çdokujt pa dallim race, besimi, gjinie, krahine apo kombësie. Ne i ushqejmë nxënësit tanë me dashurinë dhe vëllazërinë për të tjerët dhe për vlerat që ata përfaqësojnë. OBJEKTIVI YNË ARSIMOR

T’ju sigurojmë nxënësve tanë program arsimor të pasur e aktivitete të larmishme lidhur me letërsinë, artin, kulturën, turizmin, shkencën e sportin. Sigurimin e një arsimimi cilësor gjuhësor i cili do t’u mundësojë të shprehin rrjedhshëm opinionet e tyre në gjuhën shqipe, angleze, turke e gjermane. Sigurimin e fjalës së fundit të teknologjisë për përgatitjen e një karriere të sigurt për nxënësit tanë. Shkolla jonë është e pajisur me klasa inteligjente dhe laboratorë modernë ku përdoren smartboard, ipad, online testing, 3D e shumë mjete të tjera që synojnë suksesin si në Shqipëri, ashtu edhe në olimpiada në vende të ndryshme të botës. Gjithashtu ne synojmë t’u edukojmë nxënësve tanë rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit e higjienës së tyre.

29/09/2026

Gjysmëfinalja e Krijimit Letrar me nxënësit e klasave te 4-ta dhe të 5-ta janë.

Për vitin shkollor 2026–2027, pesë nxënës kandidojnë për President të Shkollës. Secili kandidat sjell idetë, vizionin dh...
29/09/2026

Për vitin shkollor 2026–2027, pesë nxënës kandidojnë për President të Shkollës.

Secili kandidat sjell idetë, vizionin dhe propozimet e tij për një jetë shkollore më aktive, më bashkëpunuese dhe më gjithëpërfshirëse.

Njihuni me kandidatët, dëgjoni platformat dhe idetë e tyre dhe zgjidhni me votën tuaj!

Çdo zë ka rëndësi. Çdo votë shpreh një zgjedhje.
Le të tregojmë së bashku se demokracia fillon në shkollë!

Suksese të gjithë kandidatëve!

28/09/2026

Kujdesi për fëmijën është pjesë e edukimit.
Që nga shqetësimet e vogla e deri tek situatat që kërkojnë vëmendje më të specializuar, mjeku i shkollës sonë vlerëson rastet dhe përcakton kujdesin e duhur për nxënësin.

28/09/2026
27/09/2026

Regjistrimet janë të hapura

26/09/2026

33 klube, 33 mundësi për të zhvilluar talentin, për të mësuar dhe mbi të gjitha për t’u argëtuar! ✨
Së shpejti… 👀

26/09/2026

Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?

Regjistrimet për periudhën e parë të klubeve kanë filluar.
25/09/2026

Regjistrimet për periudhën e parë të klubeve kanë filluar.

25/09/2026

Kështu e mësuam temën: Vlera e shifrës.

Nxënësit e klasës 2A, përforcuan njohuritë për dhjetëshet dhe njëshet me anë të lojës dhe mjeteve konkrete. Secili prej tyre tërhoqi dy letra UNO, formoi numrin dhe e lexoi me zë. Më pas, treguan sa dhjetëshe dhe sa njëshe kishte numri, duke përdorur edhe letrat e vendvlerave. Në fund, fëmijët e ndërtuan numrin me shufra dhe kube.

Address

Rruga Bernardin Palja, Ndertesa 15, Hyrja 1 Njesia Bashkiake Nr. 6
Tirana
1020

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+355696694408

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Turgut Ozal College Elementary posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Turgut Ozal College Elementary:

Shortcuts

Share