Fakulteti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale

Share

Fakultetit te Shkencave Sociale ( student )

Qellimi i kesaj faqeje eshte te mbajm ne kontakt studentet e ketij fakulteti por jo vetem.Te diskutojm reth temave te ndryshme dhe te informohemi per "Me te rejat" qe ndodhin ne fakultetin tone..

12/10/2023

Njoftim për kuotat e lira të Raundit të Tretë – Faza e Tretë në programet Bachelor në Fakultetin e Shkencave Sociale.

VENDIM

Tirane, 11.10.2023

Në përfundim të fazës së dytë të raundit të tretë të regjistrimeve në programet Bachelor në Fakultetin e Shkencave Sociale ka ende vende të lira . Në fazën e tretë të raundit të tretë me kërkesa , nga data 12 deri 13 Tetor 2023, kanë të drejtë të regjistrohen aplikantët :

1.Në programin Psikologji

● Ka të drejtë të regjistrohet aplikanti me numër 7 nga lista e shpallur në Programin Psikologji.

2.Në programet:

● Punë Sociale
● Administrim i Politikave Sociale,
● Sociologji,
● Shkenca Politike
● Filozofi
kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë aplikantët që janë në listat e shpallura të këtyre programeve.

Orari regjistrimit ora 9 deri ora 16.

22/01/2020

📌 MUNDËSI PUNËSIMI

🔴Kerkes per punesim 👩‍💼 👨‍💼:

🔴 Puna: Ne nje kompani 🇬🇷 greke ne 🇦🇱 Tirane, si keshillues psikologjik periodik per 48 punetoret grek.

🔴 Ofrohet: Kontrate 6 mujore, ne rast perzgjedhje dhe me pas kontrat afatgjate. Rroga 800 euro ne muaj, ne rast se kandidati ndodhet jashte Tirane do te subvencionohet strehimi perveç pageses. Vizita te shpeshta ne deget e tjera te kompanise ne Greqi dhe rajon per trajnime dhe punesim me pagesa te veçanta. Telefoni i paguar dhe njekohesisht transporti.

🔴 Orari: 8 ore per 5 dite te javes.

🔴 Cilesi te kandidateve qe kerkohet te aplikojne:

1/ Njohes i shkelqyer ne gjuhen greke edhe pa nevojen e nje diplome/çertifikimi te mbrojtur, do testohen ne zyrat tona.

2/ Diplomen e BACHELOR dhe MASTER ne fakultetin e shkencave sociale, dega PUNE SOCIALE dhe PSIKOLOGJI.

🔴 Kontakt per te nisur aplikimet:
WhatsApp:
00355683447131

09/10/2019

📌RISI! Në këtë vitë akademik.
Përse duhet të zgjedhim 👨‍🎓👩‍🎓MASTERIN për "Orientim Profesional"?🤔

09/10/2019

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;

Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:
Klikoni linkun:
https://internacional.ugr.es
http://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/incoming-erasmus-dimension-internacional?lang=en

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze/spanjolle);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/spanjolle;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Spanjisht B1);

Për t’u njohur me Gjuhët e Huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:
https://internacional.ugr.es/pages/politica-linguistica/tablasdecertificadosaceptadosporlaugr
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Spanjolle);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Spanjolle);
– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Spanjolle);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Afati për aplikime për bursa: 18 Tetor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Vicerrectorado de Internacionalización > Inicio | Universidad de Granada Vicerrectorado de Internacionalización

05/08/2019

Përshëndetje !
📌 Nëse njeh dikë që ka përfunduar studimet në degën: apo dhe zotëron gjuhën Italiane🇮🇹 shumë mirë, sa për të punuar me Italian në 🇦🇱Shqiperi, NJOFTOJE!
Nuk ka nevojë të jesh Jung-u i kohës sonë😊 por mjafton 📄diploma (përfshirë edhe të rretheve), mund të fitosh duke ofruar shërbime të paktën 12 euro ⏰ora për 8 orë në 3 ditë të javës.
Më shkruaj në TEL: 0682292395 Whatsapp- Viber, duke bashkangjitur CV edhe nivelin e gjuhës së huaj në të cilin do të punosh (nuk ka nevojë të jetë e mbrojtur). Nesë di 🇩🇪gjermanisht, 🇬🇷greqisht dhe 🇲🇫frengjisht në nivel shumë të mirë edhe zoteron diplomë në këto fusha mund të punosh 1 herë në javë me të njejtën pagesë. Dërgoje këtë mesazh tek vajza apo djali që njeh në lagje apo shoqëri pasi mund t'i ndihmosh duke e lejuar të punësohet.
📌Pagesa dhe kushtet janë shumë të mira.

25/10/2018

- - - -
page with logo as below
..................................
- - - -
Faqen në Facebook me logon si me poshtë

Photos from Fakulteti i Shkencave Sociale's post 22/10/2018

- - - -
page with logo as below
..................................
- - - -
Faqen në Facebook me logon si me poshtë

22/10/2018

--->> Fakulteti i Shkencave Sociale -
--> --> -->
--> --> -->
--> -->
--->> , , --->> Faqja ne FACEBOOK
--> - of ...

18/10/2018

Departamenti i Shkencave Politike
Fakultetit të Shkencave Sociale
Tirane , 26 Tetor , 2018

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Bulevardi "Gjergje Fishta"
Tirana
1023