Tregu i fjales
Seneka
Sometimes we can't see clearly and we forget that colours are still around us...
Çdo kush eshte mirenjohes e ndjehet borxhli per dhurata te vogla, qe vlejne thuajse asgje e qe nund te shlyhen lehte, por askush nuk ndjehet i detyruar per kohen qe tjetri i kushton atij, qofte ky dhe njeriu me mirenjohes ne bote. . . . . .
03/08/2026
Sezoni turistik në Shqipëri: Ku buxheti yt bëhet "litari" dhe durimi yt provë nga Zoti! 🏖️🇦🇱
Këtë vit, oqeanet e çmimeve na lanë pa fjalë. Ke shpenzimet e Monakos, por eksperiencën e një kampingu të viteve '90. Çmimet ndryshojnë sipas orës dhe sipas qejfit të pronarit: një kafe në mëngjes kushton aq, në drekë merr "taksë mbijetese", kurse në darkë të faturojnë edhe ajrin që thith.
Kërkojnë me ngulm "turizëm elitar", por ofrojnë një shërbim aq fshatarësk sa të vjen të qash. Komunikimi? Mungesë totale edukatë, me një zhargon rruge që të bën të pyesësh veten nëse je klient apo armik i shtëpisë.
Kur ankohesh, përgjigjja standarde është një supe supesh me shpatulla të ngritura: "O vëlla, kështu e kemi ne, po deshe!" Mjegull totale, zero përgjegjësi nga askush dhe faji gjithmonë te ti që "nuk di të vlerësosh bregdetin e virgjër".
Eja në Shqipëri, ku pushimet janë luks për portofolin dhe provë për shëndetin mendor! 🛟📉
25/06/2026
Media gjermane publike ZDF, permes nje dokumentari shçjegon se projekti i Sazanit dhe i Zvërnecit nuk qenkëka thjesht një projekt privat i një dhëndri te presidentit te Amerikës, por në këtë projekt qenkan përfshirë shumë “duar” të tjera.
Sipas asaj që u tha në këtë speciale, edhe paratë që do te investohen në Sazan dhe Zvërnec nuk janë paratë e Jerard Kushnerit dhe as të Ivanka Trump por një dorë tjetër fshihet pas këtij investimi.
Ishte shumë e qartë, ky investim nuk është thjesht një investim privat, por pas këtij investimi fshihet diçka e madhe që nuk na e thonë.
Hajde le të ngremë disa pyetje 22 ditë pas protestës më të madhe që Shqipëria ka përjetuar:
* A fshihet pas Jerard Kushnerit shteti i Izraelit?
* Pse Evropa është kaq shumë e alarmuar nga një projekt privat, a është gjithçka ruajtja e natyrës apo Evropa është e alarmuar sepse nëpërmjet mashtrimit të Sazanit, Izraeli po vjen ne Evropë?
* Pse 22 ditë pas një zemërimi popullor, pas një bombardimi nga të gjitha mediat boterore asnjëra palë nuk tërhiqet nga ky projekt, as Kushner dhe as Edi Rama?
* Pse nuk flet asnjë lider Evropian gjysëm fjale për këtë projekt ndërsa mediat e tyre gulmojnë çdo ditë, kanë frikë nga kush, nga Izraeli dhe përdorën Parlamentin Evropian per ti bërë presion Edi Ramës?
Unë personalisht e kam një përgjigje:”;
Ky nuk është një projekt luksoz e një familjeje të pasur, ky është një projekt që do të fusë përfundimisht një konflikt të madh Shqipërine me Evropën.
Ky projekt sjell forcën ushtarake të Izraelit në mes të Evropës, prandaj dhe Edi Rama nuk mund të tërhiqet.
Nuk mund të tërhiqet sepse nuk e lënë, e nëse ai e bën këtë e ka shumë te qartë çfarë e pret.
28/05/2026
Mirëmëngjes☺️
Dhe me ftesën për të festuar së bashku Çeljen e Sezonit Turistik😍 ditën e shtunë më 30 maj, në afërsi të një prej destinacioneve më të vizituara në Gramsh, ku muzika, të ftuarit, adrenalina dhe surpriza pa fund do të jenë pjesë e pandarë e aktivitetit, ju uroj një ditë të mbarë dhe të qetë🫶🏻🤗
21/05/2026
Hi everyone, hope you’re doing well. I’m reaching out to ask for support for this GoFundMe. This cause is important and whether you can donate or simply share the fundraiser, every little bit helps and is greatly appreciated. Here’s the link:
*Linku i GoFundMe : https://www.gofundme.com/f/ndihme-per-ariola-habilaj-ne-luften-me-kanserin-ovarian?attribution_id=sl:11fad25f-7a4e-4011-87b2-c7652cece345&ts=1778151104&utm_campaign=natman_sharesheet_dash&utm_medium=customer&utm_source=copy_link
Dy javë më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi thirrjen prekëse të një nëne, zemra e së cilës rrihte mijëra kilometra larg vajzës së saj. Një nënë që kërkonte vetëm një gjë: të ishte pranë fëmijës së saj në një nga betejat më të vështira të jetës.
Ariola, e cila prej vitesh jeton në Sydney të Australisë, po përballet me një sëmundje të rëndë dhe të pamëshirshme. Ajo është diagnostikuar me kancer ovarian në stad të avancuar, një sëmundje agresive që fatkeqësisht ka filluar të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit.
Dhimbja e saj bëhej edhe më e rëndë nga vetmia. Familjarët ndodheshin në Shqipëri dhe e kishin të pamundur të udhëtonin drejt saj, si për shkak të vështirësive ekonomike, ashtu edhe për problemet me dokumentacionin dhe procedurat që e bënin gjithçka edhe më të vështirë. Në ditët më të vështira, Ariola po përballej pothuajse e vetme me sëmundjen.
Por ndonjëherë, mes lajmeve të rënda, lind edhe një rreze shprese. Menjëherë pas publikimit në JOQ Albania, komuniteti shqiptar në Sydney reagoi dhe u bë pranë Ariolës. Shqiptarë që ndoshta nuk e kishin njohur kurrë më parë, i trokitën derën dhe i treguan se në momentet e vështira askush nuk duhet të ndihet i braktisur.
Sot në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një lajm që sjell emocion: nëna e Ariolës ka arritur më në fund në Sydney dhe tashmë ndodhet pranë vajzës së saj. Pas ditësh ankthi, lotësh dhe pritjeje, një nënë ka mundur më në fund ta përqafojë fëmijën e saj.
Megjithatë, beteja nuk ka përfunduar. Gjendja shëndetësore e Ariolës mbetet tepër e rënduar, pasi sëmundja po përparon me shpejtësi. Sot ajo ka sërish nevojë për mbështetje, për ndihmë dhe për shpresë. Çdo ndihmë, sado e vogël të duket, mund të bëhet një forcë më shumë në luftën e saj për jetën.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Contact the school
Website
Address
Tirana
000455681