Instituti Europian “Pashko”, një Institut dedikuar promovimit të vlerave të liris`
Themelimi i Institutit Europian “Pashko” si pjesë e grupit të Iniciativës Europiane për Edukim, është një realizim i rëndësishëm dhe rezultat i një dekade investimi të suksesshëm të Universitetit Europian të Tiranës në fushën e edukimit. Instituti do të shërbejë si dimensioni kërkimor i Universitetit dhe do të mobilizojë burime dhe ekspertizën e saj të brendshme dhe të huaj në kryerjen e kërkimeve dhe analizave që synojnë përmirësimin e politikave publike me qëllim shëndoshjen e mjedisit ekonomik, social dhe politik të vendit. Misioni ynë është të kontribuojmë në ndërtimin e shoqërie të shëndetshme, të pasur dhe demokratike, një shoqëri ku liria e individit dhe sipërmarrjes janë vlerat thelbësore për prosperitetin e njeriut dhe të kombit. Realitetet komplekse në të cilat jeton sot shoqëria jonë, ku forcat e globalizimit dhe ndryshimeve teknologjike po transformojnë rrënjësisht vetë natyrën e qytetërimit, kërkojnë një qasje inovative në lidhjen e kërkimit shkencor me edukimin dhe promovimin e një debati publik të mirinformuar, të paanshëm dhe në interesin më të mirë të publikut dhe interesave afatgjata të vendit. Në këtë frymë, Instituti Europian “Pashko” do të kontribuojë me aktivitetin e vet të strukturuar në pesë drejtime madhore, që janë në thelbin e vet edhe si departamentet ose njësitë pëbërëse të Institutit.