Universiteti i Mjekesise, Tirane - UMT

Universiteti i Mjekesise, Tirane - UMT Mirësevini në faqen zyrtare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë!

UMT është qëndra publike e ekselencës në të gjitha fushat mjekësore dhe përbën shembullin më të mirë të kampusit universitar në vend. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT), u krijua më datë 23.1.2013 dhe në strukturën e tij UMT është e ndarë në pesë fakultete: Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike si dhe Fakulteti i Shëndetit Publik.

📢 28 SHTATOR | DITA NDËRKOMBËTARE E SË DREJTËS PËR INFORMIMMë 28 shtator shënohet Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për In...
28/09/2026

📢 28 SHTATOR | DITA NDËRKOMBËTARE E SË DREJTËS PËR INFORMIM

Më 28 shtator shënohet Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim, një ditë që vendos në fokus rëndësinë e transparencës, aksesit në informacion dhe llogaridhënies së institucioneve publike.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bashkohet kësaj nisme ndërgjegjësuese, duke vënë në pah rëndësinë e informimit të publikut dhe të ushtrimit të së drejtës për të marrë informacion.

ℹ️ Informimi është një e drejtë. Transparenca është një përgjegjësi institucionale.

DrejtaPërInformim

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore IC-SIGHT UTJu informojmë për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Inter...
28/09/2026

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore IC-SIGHT UT

Ju informojmë për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “International Conference on Science, Innovation, Governance, Humanities and Technology” (IC-SIGHT UT), e cila do të zhvillohet më 17–18 dhjetor 2026, në Universitetin e Tiranës.

Konferenca synon të krijojë një hapësirë për shkëmbimin e gjetjeve dhe ideve të reja shkencore, diskutimin mbi sfidat bashkëkohore dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndëruniversitar.

Stafi akademik, kërkuesit shkencorë dhe studentët e doktoraturës janë të ftuar të marrin pjesë përmes dërgimit të punimeve dhe abstrakteve deri më 30 shtator 2026.

ℹ️ Për më shumë informacion dhe për detajet e konferencës:
https://icsight.unitir.edu.al/

27/09/2026
27/09/2026

Në prag të vitit të ri akademik, ju ftojmë të njiheni me mundësitë që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

📢 Publikohet artikulli shkencor me titull “Perioperative Management of Transposition of the Great Arteries: Our Experien...
27/09/2026

📢 Publikohet artikulli shkencor me titull “Perioperative Management of Transposition of the Great Arteries: Our Experience with 22 Newborns” në revistën shkencore The Albanian Journal of Medical and Health Sciences .

Artikulli është realizuar nga autorët Marsela Goga, Saimir Kuçi, Alfred Ibrahimi, Fjorba Mana, Arben Baboçi dhe Altin Veshti.

Ky studim fokusohet në menaxhimin perioperativ të të porsalindurve me transpozicion të arterieve të mëdha (TGA), duke paraqitur përvojën e autorëve në trajtimin e 22 të porsalindurve me këtë patologji të rëndë kongjenitale kardiake.

Punimi trajton aspektet e menaxhimit perioperativ të pacientëve, duke analizuar përvojën klinike dhe qasjen e ndjekur gjatë trajtimit të të porsalindurve me transpozicion të arterieve të mëdha, me synim përmirësimin e rezultateve të trajtimit dhe kujdesit të specializuar.

Ky artikull kontribuon në pasurimin e literaturës shkencore në fushën e kardiologjisë dhe kirurgjisë kardiovaskulare pediatrike, duke sjellë të dhëna nga përvoja klinike me të porsalindur me TGA dhe duke evidentuar rëndësinë e menaxhimit të specializuar perioperativ.

The Albanian Journal of Medical and Health Sciences shërben si një platformë akademike për publikimin dhe promovimin e kërkimit shkencor në fushën e mjekësisë dhe shkencave të shëndetit, duke nxitur shkëmbimin e njohurive, përvojave klinike dhe rezultateve kërkimore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

📖 Për të lexuar artikullin e plotë, vizitoni:
https://ajmhs.umed.edu.al/images/ahead-of-print/2025/67/5-goga.pdf

26/09/2026
🌍 Bashkëpunimi ndërkombëtar që krijon mundësi të reja!Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Ti...
26/09/2026

🌍 Bashkëpunimi ndërkombëtar që krijon mundësi të reja!
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Albanian Committee of Medical Students, UMT pati kënaqësinë të mirëpresë studenten e mjekësisë Sarah Farrugia, nga University of Medicine of Malta, Maltë, e cila zhvilloi një vizitë profesionale pranë Reanimacionit Qendror, në kuadër të programeve ndërkombëtare të shkëmbimit të ofruara nga ACMS.
Kjo eksperiencë akademike dhe profesionale përbën një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave, si dhe për njohjen me mjedisin akademik dhe klinik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
🌐 UMT mbështet dhe inkurajon pjesëmarrjen e studentëve në iniciativa ndërkombëtare, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, si dhe në forcimin e bashkëpunimit dhe internacionalizimit të universitetit.

🎓 Një tjetër kontribut në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!Në kuadër të zhvillimit ...
26/09/2026

🎓 Një tjetër kontribut në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!

Në kuadër të zhvillimit të kërkimit shkencor dhe mbështetjes së studimeve të doktoratës, doktorantja Gladiola Hoxha po zhvillon projektin e saj kërkimor me temë:

“Terapia Enzime Zëvendësuese në Mjekimin e Pacientëve me Sëmundjen Gaucher”

Studimi fokusohet në rolin dhe rëndësinë e terapisë enzimatike zëvendësuese në trajtimin e pacientëve me sëmundjen Gaucher, një sëmundje e rrallë metabolike që kërkon diagnostikim dhe menaxhim të specializuar.

Kërkimi synon të kontribuojë në vlerësimin e qasjeve terapeutike dhe në pasurimin e njohurive shkencore mbi menaxhimin e kësaj sëmundjeje, duke sjellë në fokus rëndësinë e trajtimit të përshtatshëm dhe ndjekjes së pacientëve.

Ky projekt përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e sëmundjeve të rralla, metabolizmit dhe mjekësisë së personalizuar.

👏 Urime Gladiola Hoxha dhe suksese në realizimin e këtij projekti kërkimor!

🎓 FTESË PËR LEKSION TË HAPURJu ftojmë të bëheni pjesë e leksionit të hapur, që do të zhvillohet në kuadër të Programit E...
26/09/2026

🎓 FTESË PËR LEKSION TË HAPUR

Ju ftojmë të bëheni pjesë e leksionit të hapur, që do të zhvillohet në kuadër të Programit Erasmus+ dhe vizitës akademike të Dr. Roberta Forlano, pedagoge e Gastroenterologjisë pranë Departamentit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë në University LUM Giuseppe Degennaro.

🩺 Tema: “Metabolic Dysfunction-Associated Steatotic Liver Disease: Where Do We Stand and Where Do We Go?”

📅 29 shtator 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Salla e Senatit Akademik, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Ky aktivitet synon të krijojë një hapësirë të hapur për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe perspektivave akademike, duke nxitur ndërveprimin mes studentëve dhe stafit akademik dhe duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ju mirëpresim!

Kur unë nisa rrugëtimin tim pranë UMT, doja të bëhesha gjithkush e të bëja gjithçka. Dhe të zgjedhurit njërin apo tjetri...
25/09/2026

Kur unë nisa rrugëtimin tim pranë UMT, doja të bëhesha gjithkush e të bëja gjithçka. Dhe të zgjedhurit njërin apo tjetrin profesion me dukej si gjëja më e padrejtë për të m’u kërkuar në ato momente.

Pesë vite fluturuan si pa kuptuar dhe, pastaj, m’u duk dhe njëherë sikur mund të kisha bërë diçka gabim diku. Sikur aq shumë gjëra sa kisha mësuar nuk do dija si t’i vija në punë. Profesorët e mi, të cilët i dua dhe me të cilët sot shoqërohem si mik dhe si koleg, më inkurajonin të merrja tashmë më shumë rreziqe.

FMD është rreziku më i lumtur që kam ndërmarrë ndonjëherë. Sot, si një mjek stomatolog i ri, ndiej se kam përpara një mundësi të vërtetë për të treguar se unë mund të bëj një ndryshim. Ndiej se dija ime dhe etja për të, nuk do të shuhen kurrë, dhe se atje jashtë ka kaq shumë gjëra për të provuar ende. Hap pas hapi, duke provuar e mësuar, mezi pres të shoh se ç’mund të arrij gjatë viteve që do të vijnë! Dhe gjithçka për mua filloi nga FMD.

Duke qenë se mirënjohja ime nuk mbaron këtu, më vjen mirë që sot kam mundësinë dhe të jem njëfarë udhëheqjeje për brezat që do të vijnë, duke përdorur dijet e mia në programim dhe biostatistikë për të ndihmuar studentët e Universitetit të Mjekësisë të shohin të marrin formë frytet e studimeve të tyre të para. Ndaj, unë që doja të bëhesha gjithkush, mund të bëhem shumë më shumë, duke nisur të bëhem ndryshimi i ditës së dikujt.

Address

Rruga E Dibrës, Nr. 371
Tirana
1005

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti i Mjekesise, Tirane - UMT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti i Mjekesise, Tirane - UMT:

Shortcuts

Share

Category