Kopshti Bletëzat Tiranë

Kopshti Bletëzat Tiranë Kopshti Bletëzat: Kopësht - Parashkollor
🌼🐝 Në zemër të Tiranës, ku ofrohet një mjedis i sigurt dhe stimulues për zhvillimin e plotë të fëmijës tuaj!

A je ti një BLETËZ? Stafi
Mesueset e kopshtit tonë i karakterizon një dashuri e vertetë për punën dhe angazhim i plotë me fëmijët. Ato frymëzojnë tek fëmijët pasionin për të zbuluar, krijuar dhe për të qenë të dalluar. Kopshti është një lidhje shumë e rëndësishme midis shtëpisë dhe edukimit, ku zhvillohet një marrëdhënie pozitive fëmijë-prind-mësues. Programet tona janë planifikuar me kujdes duke u fokusuar në nevojat sociale, intelektuale, fizike dhe emocionale të secilit fëmijë. Të mësuarit social dhe nëpërmjet lojës janë komponentë të rëndësishëm të programit tonë. Stafi ynë është i përfshirë në zhvillimin profesional të vazhdueshëm përmes programeve dhe trajnimeve brenda dhe jashtë vendit. Programi
Programi i kopshtit tonë është i bazuar në kërkime, i testuar në terren, dhe i përshtatur me standardet më të mira bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare. Shkrim dhe Lexim
Fëmijët mësojnë të bëhen lexues të suksesshëm gjatë gjithë jetës duke eksploruar një ambient shkrim-leximi të pasur. Përmes shkëmbimeve dhe prezantimeve, fëmijët zhvillojne aftësitë e një komunikimi efektiv. Lojra edukuese
Lojrat për trurin janë mënyra më interesante për të shpjeguar informacionin e ri edukativ për fëmijët. Ne besojmë se loja është mënyra më e mirë për të mësuar. Përgatitja e një historie, punimi i një kukulle, kërcimi me litar ose loja “dyqanesh” janë të gjitha mundësi për fëmijët për të zbuluar realitete të reja, për të eksperimentuar, mësuar dhe zbatuar norma dhe parime. Ata argëtohen, ndërkohë që mësojnë nëpërmjet lojës. Zhvillimi Motorik
Fëmijët zhvillojnë aftësi te mira në koordinimin e lëvizjeve, orientimin në hapësirë dhe për të punuar në mënyrë të sigurtë dhe të pavarur. Art
Fëmijët zbulojnë aftësitë e tyre për të krijuar, performuar dhe për të ndërvepruar me artet pamore, muzikën etj. Shkencë
Fëmijët tek ne përdorin kureshtjen e tyre për të eksploruar botën nëpërmjet shkencës dhe lojrave. Ambient social
Nëpërmjet programeve tona fëmijët zhvillojnë aftësitë e duhura sociale në mënyrë që të njohin më mirë veten dhe të bashkvëprojnë më mirë me ambjentin që i rrethon. Vetë-ndërgjegjësimi, përgjegjësia personale, vetëkontrolli, njohja me të tjerët dhe ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme me to, janë disa prej aftësive që fëmija i zhvillon në kopshtin tonë. Komunikim
Fëmijët zhvillojnë fjalorin duke e pasuruar atë, shprehen dhe bëhen dëgjues më të mirë në mjediset sociale dhe edukative. Matematika
Në fushën e zhvillimit matematikor, fëmijët aftësohen në kuptimin e numrave dhe veprimeve, gjeometrisë dhe hapësirës, modeleve, matjeve dhe strategjive per zgjidhjen e problemeve. Ambjentet
Ne jemi përpjekur të krijojmë kushte komode dhe ambient të sigurt, të ngrohtë dhe argëtues, në mënyrë që fëmija të ndihet si në familje. Mjetet didaktike gjithashtu janë të fjalës së fundit. Shërbime
Ushqimi
Menuja jonë është e pasur me vlera ushqimore bazuar në standartet dhe kërkesat e institucioneve përkatëse shqiptare. Ushqimi i gatuar me dashuri për fëmijët ndihmon për t’i bërë ata të fortë dhe të shëndetshëm dhe u jep atyre energji për tërë ditën. Specialistët tanë të kuzhinës janë përzgjedhur me kujdes për t’i shërbyer sa më mirë nevojave të fëmijëve të kësaj moshe. Kuzhina jonë e kompletuar me pajisje bashkëkohore mundëson ofrimin e një menuje të shijshme dhe të shumëllojshme. Përkujdesje shëndetsore
Ne u dhurojmë fëmijëve tuaj dashuri të sinqertë dhe kujdes njëlloj sikur të ishin fëmijët tanë. “Bletëzat” kanë bashkëpunim të vazhdueshëm me mjekë pediatër të licencuar të cilët përkujdesen për shëndetin e fëmijëve tuaj. Vendodhja e përshtatshme
Vendodhja e kopshtit tonë është shumë e përshtatshme dhe e aksesueshme nga çdo anë e qytetit. Ajo ndodhet vetëm 800 m nga qendra e Tiranës. Transporti
Për t’u lehtësuar prindërve transportin e fëmijëve ne e ofrojmë këtë shërbim kundrejt një pagese. Tek Bletëzat
• Fëmijët mësojnë vazhdimisht nëpërmjet lojës dhe aktiviteteve të tjera të drejtuara nga mësueset.
• Fëmijët respektohen duke përdorur një qasje miqësore dhe të personalizuar.
• Fëmijët pajisen me aftësi për të zbuluar, shqyrtuar, menduar, komunikuar dhe zgjidhur probleme.
• Stafi është i përzgjedhur me kujdes

• Sigurohet zhvillimi fizik përmes aktiviteteve dhe lojrave.
• Sigurohet një mjedis i sigurt dhe ushqim i shëndetshëm.
• Ofrohet vendodhje lehtësisht e aksesueshme
• Ofrohet infrastrukturë bashkëkohore

• Në shërbim të një marrëdhënjeje pozitive fëmijë-prind-mësues ne ofrojmë edhe kurse prindërimi

24/09/2026

📦💭 Një kuti e vogël, plot me kujtime të mëdha!
Në parashkollor, fëmijët krijuan “Kutinë e Kujtimeve”, duke mbledhur brenda saj momente, ide dhe gjëra të vogla që duan të kujtojnë. 💛
Sepse fëmijëria është e mbushur me përvoja që meritojnë të ruhen, edhe kur janë të vogla, edhe kur duken të thjeshta. ✨

22/09/2026

Po sikur numrat të mos shkruheshin vetëm me laps? 🔢🌿

Fëmijët i formuan numrat duke përdorur gjithçka që kishin pranë: lapsa, gërshërë, lule, gjethe dhe shumë imagjinatë.

Një mënyrë kreative për të mësuar numrat, duke i kthyer konceptet e para matematikore në një eksperiencë praktike dhe argëtuese. 💛

18/09/2026

Nëse vera do të kishte një hartë, çfarë do të shënonit në të? ☀️🗺️
Fëmijët krijuan hartën e kujtimeve të tyre të verës dhe ndanë ato momente që u kanë mbetur më shumë në mendje.
Një udhëtim, një lojë, një ditë me familjen, një vend i preferuar… Ndonjëherë, kujtimet më të bukura fshihen në gjërat më të thjeshta. 💛
Dhe tani, vera ka një hartë të vogël plot histori për t’u treguar. 🥰

17/09/2026

Disa pikturojnë, disa lidhin ngjyrat me njëra-tjetrën, të tjerë provojnë mënyrën e tyre për të krijuar diçka të re.
Në këto momente, çdo ngjyrë bëhet një mundësi për të mësuar, ndërsa çdo krijim tregon pak nga imagjinata e tyre. 🌈
Sepse për fëmijët, të mësuarit shpesh fillon me një ngjyrë, një ide dhe shumë kureshtje.

14/09/2026

🐝💛 Një ditë e parë plot buzëqeshje, emocione dhe shumë gëzim!
Sot, “Bletëzat 1” u mbush me zëra të vegjël, hapa të parë, përqafime dhe momente që do të mbeten kujtime të bukura të këtij fillimi.
Për disa fëmijë ishte një rikthim plot entuziazëm, ndërsa për të tjerë, aventura e parë larg shtëpisë. Por të gjithë e nisën këtë ditë me të njëjtën kuriozitet për të zbuluar, luajtur dhe mësuar. 🌼
Le të jetë ky një vit i mbushur me dashuri, miqësi, zbulime dhe pafund buzëqeshje! 💛
Mirë se erdhët në “Bletëzat 1”! 🐝

🐝 Pas mësimit, dita vazhdon me kujdes, kreativitet dhe momente të bukura!Te Afterschool i Bletëzat 1, fëmijët gjejnë një...
10/09/2026

🐝 Pas mësimit, dita vazhdon me kujdes, kreativitet dhe momente të bukura!
Te Afterschool i Bletëzat 1, fëmijët gjejnë një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë ku ndërthurin mësimin, aktivitetet kreative, edukimin fizik, asistimin në detyra dhe një drekë të shëndetshme e të balancuar. 💛
Një hapësirë ku çdo ditë sjell diçka të re për të mësuar, krijuar dhe zhvilluar. 🎨📚⚽
📍 Pranë Stacionit të Trenit, rruga e Barrikadave
📞 +355 69 701 4289

07/09/2026

🍂🎨 Vjeshta erdhi me ngjyrat e saj… dhe sot, fëmijët tanë i dhanë edhe më shumë jetë! 🤎
Me pak bojë, shumë kreativitet dhe duar të vogla plot imagjinatë, gjethet u kthyen në krijime të veçanta. ✨
Sepse çdo aktivitet i vogël është një mundësi për të eksploruar, krijuar dhe mësuar duke u argëtuar. 🍁

03/09/2026

🐙 Sot, një oktapod mori jetë… nga imagjinata!
Me materiale të thjeshta, duar të vogla dhe shumë kreativitet, fëmijët krijuan oktapodin e tyre, duke mësuar përmes lojës, eksperimentimit dhe artit. 🎨✨
Sepse kur fëmijët krijojnë vetë, çdo material mund të kthehet në një ide të re. 💡

26/08/2026

Pjatë. Gotë. Pjatë. Gotë. 🍽️🥛
Dhe mbi të gjitha… duhet të qëndrojnë! 😂
Një garë e vogël që kërkon shpejtësi, përqendrim dhe pak strategji. 🏁🐝
Kush arriti ta ndërtonte “detin” pa e rrëzuar? 🌊

Address

Rruga Ramazan Shijaku, Banesa Nr. 55. Vila Ali Mehmeti
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kopshti Bletëzat Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Kopshti Bletëzat Tiranë:

Shortcuts

Share

Category