12/06/2026
Sot, me shumë mirënjohje dhe respekt, përcjellim drejt pensionit dy kolegë të çmuar të shkollës sonë, Arben Duka dhe Skender Dema. Për vite me radhë ata i kanë dhënë shkollës përkushtim, profesionalizëm dhe zemër, duke lënë gjurmë të vyera në edukimin e brezave të tërë nxënësish. Me punën, urtësinë dhe shembullin e tyre, kanë fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve, nxënësve dhe prindërve. Kolektivi i shkollës i falënderon për gjithçka kanë dhënë ndër vite dhe u shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin e tyre të çmuar në arsim.Zyra Vendore Arsimore Tiranë