Gjimnazi "Partizani"

Gjimnazi "Partizani" Gjimnazi ''PARTIZANI'' nje nga shkollat me te mira ne Tirane . Deri vonë, shumë shtëpi, ruanin në hyrje të tyre pllakat përkujtimore si baza të luftës.

Shkolla Partizani ndodhet në Tiranë në trekëndëshin që krijohet nga prerja mes tri rrugëve: rrugës së Dibrës, rrugës “Tafaj” (dikur “4 Dëshmorët”) dhe rrugës Shinashi Dishnica, ndodhet sot ndërtesa e shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani” . Pika qëndrore orientuese për të dalë tek kjo godinë është Selvia e famshme, nga e cila duhet të largohesh jo më shumë se 100 metra, për t'u gjendur tek godina e shkollës, godinë e cila është përfunduar së ndërtuari në vitin 1964 e po atë vit filloi të funksionojë shkolla 8-vjeçare që mori emrin “Partizani”. Hamendësia se, përse kjo shkollë e mori emrin “Partizani”,qëndron në dy arsye: së pari shkolla mund të ketë marrë emrin “Partizani” sepse lagjja ku u ngrit ajo kish luajur një rol shumë të rëndësishëm gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në një shtëpi të kësaj lagjeje ish themeluar Partia Komuniste nën drejtimin e së cilës do të qeverisej Shqipëria në afro gjysëm shekulli dhe se aty gjendeshin me dhjetra shtëpi të cilat gjatë LANÇ-it kishin shërbyer si baza të saj. Së dyti: emri mund të jetë vënë i tillë për arsyen e thjeshtë se në vitin 1964, vit kur u çel për herë të parë shkolla, festohej edhe 20-vjetori i Çlirimit. Kjo është më pak bindëse sepse po atë vit është krijuar edhe një shkollë tjetër 8-vjeçare me emrin “20-vjetori”. Së treti: kishte një mangësi në emërtimin e shkollave me emra më bashkëkohor dhe emri iu vu i atillë. U ndërtua fillimisht me tri kate, arkitektura e saj,ishte një arkitekturë tip e asaj kohe.Godina bintë shumë në sy sepse ajo ishte ndërtuar në mes një lagjeje me shtëpi të ulëta (një katëshe) tiranase,të cilat vende-vende pasuroheshin me disa vila dy katëshe të ndërtuara në të djathtë të rrugës “4 Dëshmorët” sot “Tafaj” në kohën e qeverisjes së Zogut. Arkitektura e shkollës ishte për kohën me disa elemente të veçantë zbukurues,që e dallonin nga ndërtesat tip të shkollave që ishin të ndërtuara më parë. Fasada e shkollës kishte një kornizë betoni të dalë e cila rrethonte dritaret e katit të dytë dhe të tretë. Oborri i shkollës ka qenë mjaft i gjelbëruar, disa rrënjë pemësh mimozash, të cilat mbushnin edhe tërë rrugën “Tafaj”, shoqëronin hyrjen nga porta e oborrit deri tek porta qëndrore e godinës. Tri fusha dy prej të cilave basketbolli dhe një volejbolli ishin të pranishme në oborrin para ndërtesës. Në shtator të vitit 2002 perfundoi rikonstruktimi I shkollës. Inaugurimi u bë në praninë e kryeministrit të atehershëm, Z. Fatos Nano. Rikonstruktimi përfshinte rregullimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të shkollës. Gjithashtu u ndërtua edhe nje fushë mini-futbolli. Çdo vit në këtë fushë zhvillohet kampionati I futbollit brenda shkollës “Partizani”, midis klasave. Disa personazhe të njohura nga publiku shqiptar që kanë dalë nga shkolla “Partizani” janë: Blendi Fevziu, Alban Dudushi, Erjon Bogdani, Ela Tase, Elvana Gjata, Orinda Huta, Ingrid Jushi etj.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Partizani" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category