Shijak Televizion

Shijak Televizion Shijak TV (Albanian: Shijak Televizion) is a channel in Albania. It broadcasts from Shijak, Durrës Co Televizioni i pare privat ne Shqiperi.

Shijak Televizion u themelua ne qytetin e Shijakut ku dhe mori emrin.Tani studiot e SHTV ndodhen ne Tirane tek kryqezimi i 21 Dhjetorit mbrapa ish- Kolegjit Turk. Me dt 25 Dhjetor 1995 mbas rrezimit te komunizmit lindi dallendyshja e demokracise, televizioni i pare privat ne Shqiperi. Shijak Televizion, siç ka marre edhe emrin, u ngrit ne Qytetin e Shijakut, dhe me pas u transferua ne Tirane.

Me rregull 3-shi narcoRama shumëzohet me Gys e pjestohet me Suel, në "Pandorën e Bllokut.."NGA Basir ÇollakuNjë deputete...
29/09/2026

Me rregull 3-shi narcoRama shumëzohet me Gys e pjestohet me Suel, në "Pandorën e Bllokut.."
NGA Basir Çollaku
Një deputete prodhim ramist për çështje statistikash elektorale, me disa të tjerë të ngjashëm, me rregull treshi, janë modeli ku është stallosur Parlamenti. Mjaft prej tyre kanë kursin e thashethemeve dhe servilisë besnike, si pasqyrë e Mafies, tipare të përzgjedhjes.
Një zyrë në bllok, ku mblidheshin mejhanet e qeverisë e pushtetit kabriole, vetëm me nallane, ishte kurdisur një "epstein"-izëm prej afro tre vitesh. Shteti i çbrekosur nëpër video, është një turrë turpi me pasthirma, britma, kafshërime. Një bankomat zgrapës i buxhetit nga krimi. Një Bord Mafie kontrollor qeverisjeje.
KM Rama nuk pohon as mohon nëse ishte vizitor dhe konsumator i mëhallës së qejf-qederit.. Ndonëse licenca e aktivitetit nuk funksiononte dot pa Po-në e tij. Monologu i Rinasit u sajua si alibi, për përgjimet në pritje publikimi, ku del shpesh enri i tij. Ministrat, politikanët, zyrtarët, ligjtarët, struken se mos u turren gratë e kalamajtë me dru kurrizit, kur hallatet t'u shpërthejnë në medie sociale. Trafikantët me biznese krijuar nga fuqia e karrikes së tij, nuk e lënë Ramën të largohet.
Çdo sejmen e zaptues publik, ka nëpër tefterë hetimi, një "radarfikës" Prokurorët e gjyqtarët, e nahisë së re, ku shpresa publike pret këllqe veprimi kanë telashe ndër vedi. Disa prej tyre janë kapur gafil. Praktikisht duhet të jenë të pandehurit e Pandorës 2026, kutisë, apo Pandorës së Bllokut. SPAK është kompromentuar ligsht.
Rama ka fikur pjesërisht radarët e Lindës, Belindës, Mirlindës por ngeci te ato të Vlorës, se çelësi amerikan nuk bindej. Ka vatra zjarri si Balluku, Taulanti, Veliaj, Aruba, Zvërneci, Albanian Files, Inceneratori i rikthyer i Vjenës, Teatri, AZHT, Kadasra, Ron Yeffeti, Timak China, San shëndetësia, hakerat iranianë, Sinaloa e të tjera kartele. Këta e plot të tjera janë djegësit ku ai nuk ikën dot.
Evropianët dhe amerikanë tolerues ekstrem të vrasjes së denokracisë nga Rama ushqehen hidhur me stabilitet shterpë. Mbyllën një sy, një vesh, derisa përbindëshi me aksionet edhe të tyre, është tani i kthyer edhe kundër tyre. Me krim. Me korrupsion. Me trafik kokaine. Kriptomonedha. Callcentera. Pastrim parash. Zgjedhje të asgjësuara.
Për të mbijetuar kuçedra e shumëzuar me Gys dhe pjesëtuar me Suel, sipas tresh-rregullit të mjerim-mandateve, nga izolimi i madh, hidhet e kanos me partneritet rus dhe kine. Njëlloj siç lepuri kanoste Luanin në mungesë çdo ditë. Dhe kur luani vajti ta marrë në pyetje,.ai vrapoi të shfajësohej.
Çjanë këto përralla që dëgjoj more lepur, e pyet mbreti i pyllit..
Aman o luan, gjegjet lepuri, skam çfarë bëj dhe rri e ha mut kot.. Deri një ditë...

29/09/2026

INTERVISTË NGA BEJDO MALO
NË STUDIO/ ZAÇE ISLAMI - AVOKAT/ ANALIST

29/09/2026

SHTYPI I DITËS

28/09/2026

EDICIONI INFORMATIV

28/09/2026

live

28/09/2026

INTERVISTË NGA BEJDO MALO
NË STUDIO/ FATMIR MERKOÇI - AVOKAT/ ANALIST

Address

Rruga E Kavajës Nr. 5
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shijak Televizion posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shijak Televizion:

Shortcuts

Share