18/04/2024
“MARIE KRAJA” NË 20 VJETOR, ‘U RIKTHYE’ NË SKENË!
Finalja e madhe e edicionit të 20 të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik në Shqipëri, ishte kulminacioni i një edicioni ku u unifikuan duartrokitjet e publikut me verdiktin e jurisë.
Në një sallë të tejmbushur ku kryefjala ishte klasi i publikut kombinuar me atë skenik, gjithçka ndodhi dhe u duartrokit ishte më shumë se një trofe. Që prej vitit 1999 kur Zana Çela themeloi të vetmin kompeticion operistik, i cili ja doli ti mbijetontë të ftohtit të një salle të amortizuar të asaj kohe, sfidave të realizuesve nëse do të mundnin ta bënin më, sfidave të ekzistencializmit të një kompeticioni të tillë me rrebeshe mbështetjesh dhe luftrash, ja arriti që në 2024 ta ringjisë sërish Marie Krajën në skenë.
8 më të mirët e kualifikuar në finalen e madhe: Seungwoo Sun, baritoni nga Korea e Jugut, Clarissa Costanzo, sopranoja italiane, Aitana Sancez, sopranoja spanjolle, Catherine Hooper, sopranoja nga Anglia, Bronwyn Douglass, soprano nga Australia, Jorge Nelson Martinez, baritoni nga Kuba, Juana Shtrepi, sopranoja nga Shqipëria dhe Maria Sardaryan, sopranoja armene konkuruan në sfidën e arieve dhe të këngës. Ashtu sikurse edhe vitin e kaluar sfida e këngës u duetua me yjet e muzikës dhe skenës shqiptare, Eneda Tarifa, Kejsi Tola, Kamela Islamaj, Era Rusi, Venera Lumani, Lindi Islami dhe Enxhi Nasufi.
Emocionues ishte momenti kur themeluesja e festivalit, znj. Çela në fjalën e saj tha se: “Vitet më të vështira janë gjithmonë aresye të forta për të krijuar projektet më të bukura. Në ato vite, të gjithë ne, kishim nevojë për histori të reja, që te na shpërfaqnin ndërkombëtarisht. Një festival ndërkombëtar, atëherë, nuk ishte thjesht një event i radhës, por një mesazh krenarie për vendin tonë ku tradita vokale dhe operistike duhej të fliste e dëgjohej përtej kufijve të Shqipërisë, të ishte imazhi tingëllues i vendit tonë në botë.
Isha e bindur që do të gjeja përkrahjen e artistëve më të mirë ne vend, që do të më ndihmonin të themeloja një traditë, të cilën vendi ynë ende nuk e kishte atë; të festivaleve ndërkombëtare. E kujtoj atë fillim qershori të vitit 1998, kur e prezantova në një takim miqsh të mbledhur nga profesor Roberti, të gjithë emra të mëdhej të artit muzikor, të vetmit të mbetur në ate kohë: Marie Kraja, Gjon Simoni, Kujtim Laro, Robert Radoja, mes tyre edhe pedagogia Suzana Frashëri. Të gjithë u entuziazmuan për këtë ide dhe aty, në atë takim, mori bekimin ky festival. Nga ai moment, çdo ditë shkruheshin partiturat e arieve, të cilat duhet të ishin në repertorin e këtij festivali, pasi nuk kishim asnje partiturë.
Kujtoj që përvëç profesor Robertit, kampionit tim Kujtim Laro e Gjon Simoni i shkruanin duke i dëgjuar nga disqe të vjetra apo shirita të magnetofonave… Realisht më duket sikur ka kaluar një shekull dhe sa herë që rinisim punën për edicionin e radhës, i rinxjerim bashkë me profesor Robertin përsëri e përsëri ato partitura. Kuptoj dhe besoj se partiturat e shkrura nga duart e tyre janë bekimi i këtij festiavli, janë inspirimi im dhe fjala ime e dhënë për ta vazhduar edhe pse vështireësitë nuk reshtin, pavarësisht rritjes së madhe të reputacionit dhe nivelit të këtij festivali.
Por sigurisht këtu nuk mbaron historia sepse duheshin shumë më shumë kontributorë në këte inisitivë të një grupi artistesh…. Duhej infrastruktura, mbështetja institucionale nga drejtues që e donin njësoj si ne artin dhe imazhin e vendit. Ish Ministri i Kulturës në atë kohë z. Edi Rama, jo vetëm e mbështeti por na “urdhëroi” që ky festival duhej të bëhej në opera dhe me orkestrën e TKOB sepse duhet ti shërbente zbulimit të talenteve të teatrit… Dhe ashtu ndodhi për shumë vite… dhe uroj që kjo qasje të ruhet njesoj. Ai u angazhua shumë për të na ndihmuar në gjetjen e
personaliteteve të jurise ndërkombëtare.
Vendosëm që në medalionin e çmimit të parë të vendosnim portretin e artistes që përmbushte gjithë kriteret e artistit më kontribues në skenën e operës; me më shume role të para, me më shumë repertor të këngëve të përpunuara popullore, dhe ishte themeluesja e katedrës së kantos në Akademine e Arteve. DHE KY EMËR ISHTE - Marie Kraja.” E gjithë salla në këmbë për të madhen Mari e duartrokiti si atëherë kur ajo zbuste shpirtrat e shqiptarëve më vokalin dhe interpretimin e saj brilant.
Sopranoja armene, Maria Sardaryan u shpallu fituese e edicionit të 20-të të Festivalit “Marie Kraja”. Pasi elektrizuoi sallen me interpretimin e Mbretereshës së Natës nga opera “Flauti Magjik” i Mozart, ajo ka marrë dhe vlerësimin e jurisë ndërkombëtare duke fituar trofeun.
Me çmim të dytë u vlerësua sopranoja shqiptare Juana Shtrepi, ndërsa çmimin e tretë e mori baritoni nga Koreja e Jugut, Seungëoo Sun.
Sopranoja italiane Clarisa Costanzzo, ka marrë çmimin e këngës, vlerësim që është bërë nga Orkestra e RTSH.
Në skenë së bashku me kryetaren e jurisë znj.Cecilia Gazdia dhe znj.Zana Çela, çmimi i parë ju dorëzua në emër të Bashkisë Tiranë dhe Kryetarit z. Erion Veliaj si mbështetësit kryesor të këtij eventi, mbështëtje pa të cilën ky festival nuk do të realizohej, nga nënkryetari i Bashkisë Tiranë, z. Andi Seferi.
“Kur fjalët mbarojnë, fillon muzika” ka thënë Heinric Heine. Kur mbaron një edicion, nis mundi i një skuadre për t’ja dalë për të radhës.
Festivali u realizua me mbështetjen kryesore të BASHKIA TIRANE
Falenderim per sponsorat:
Sponsor gjenel: Fi Bank
Sponsor: Air Albania
Vuse
Chivas Gold
Sky Hotel
Glina
Sigma Interalbania
Vodafone
Aslv
Gremi Clinic
Easy pay
Bea
Sezer
Digi print
Vas Group
Geraldina Sposa
Mbeshtetën festivalin:
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
17/04/2024
16/04/2024
01/04/2024
30/03/2024
28/03/2024
27/03/2024