02/10/2026
ZGJEDHJET PËR KRYETAR/E TË QEVERISË SË NXËNËSVE
Sot, në shkollën tonë u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar/e të Qeverisë së Nxënësve, në një proces të organizuar dhe të bazuar në parimet e votës së lirë dhe të fshehtë.
📌 Njoftimi për zhvillimin e zgjedhjeve ishte afishuar më parë në ambientet e shkollës.
📌 Para senatorëve u lexua rregullorja e votimit.
📌 Secili kandidat/e bëri prezantimin e tij/saj përpara senatorëve.
📌 Votimi u zhvillua me fletëvotim, ku secili prej 15 senatorëve shprehu lirshëm zgjedhjen e tij.
🗳️ Me shumicë votash, u zgjodh Kryetare e Qeverisë së Nxënësve nxënësja Dajana Pervana, klasa IX-B.
👏 Urime Kryetares së re dhe suksese Qeverisë së Nxënësve!
Qeveria e Nxënësve – një hallkë e rëndësishme në jetën dhe komunitetin e shkollës!Lindita LekgegajLefterie Kodra VukzajGentiana MecoZyra Vendore Arsimore KamëzDrejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar TiranëMirela Kumbaro Furxhi