23/09/2026
📖Promovohet në AFA libri “Ndërtimi i kapaciteteve të sigurisë në Kosovë”
Në ambientet e Akademisë së Forcave të Armatosura u zhvillua promovimi i librit “Ndërtimi i kapaciteteve të sigurisë në Kosovë”, me autor Prof. Asoc. Fadil Lekaj.
Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë, ish gjeneralë, akademikë, studiues, profesorë, studentë dhe profesionistë nga Shqipëria dhe Kosova.
💬 Diskutimet u përqendruan në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale të sigurisë, profesionalizimin e strukturave, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rolin e edukimit në përgatitjen e profesionistëve të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.
📚 Ky botim përbën një kontribut të vlefshëm për literaturën akademike dhe profesionale, duke nxitur reflektimin dhe debatin mbi sfidat dhe perspektivat e sektorit të sigurisë në Kosovë.
🎓 AFA vijon të promovojë dijen, kërkimin shkencor dhe dialogun akademik si pjesë të rëndësishme të zhvillimit të arsimit dhe profesionalizimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.