29/11/2022
Nese vertet do te behesh nje jurist i zoti,
me poshte jane 7 konkluzione te rendesishme, qe do te ndihmojne te behesh i suksesshem !!!
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Perpara se te filloni te studioni per drejtesi nguliteni ne mendje se :
1. Ju do te merrni ne dore te mbroni pronat apo shepine e dikujt;
2. Ju do te merrni ne dore te shpetoni jeten e dikujt nga padrejtesite qe mund ti jene bere;
3. Nga kontratat tuaja do te varet fati i biznesit dhe trashegimtareve te atyre qe e kane ngritur biznesin me djerse dhe sakrifica;
4. Ju do te keni ne dore fatin e femijeve te klienteve tuaj kur ju hartoni dokumenta apo nenshkruani kontrata per ta;
5. Ju do te permiresoni apo shkaterroni fatin e shume njerezve qe do te trokasin ne deren e zyres tuaj, apo do te hyjne ne sallen tuaj te gjyqit apo do tju vije dosja e tyre ne tavolinen tuaj;
6. Ju do te keni shume pergjegjesi per te tjeret, ne shume drejtime me vleresimet, aktet, kontratat, vendimet, gjykimet, apo opinionet qe do te jepni ne karrieren tuaj;
7. Ju do te jeni pergjegjes per te gjitha veprimet tuaja per fatin e shume njerezve, bizneseve apo edhe institucioneve ne te ardhmen, sepse ju nuk do te konsideroheni me nje jurist apo si nje profesionist, ju do te jeni praktikisht nje institucion ku njerezit do te mbeshten dhe do te presin prej jush , pergjigje, zgjidhje, perfitime etj. etj.
Prandaj te qene ai/ajo qe familja pret, qe shoqeria pret, qe ata njerez qe do te quhen neser, kliente, te paditur, padites, te pandehur presin,
ju duhet ta merrni shume seriozisht studimin dhe profesionin qe keni zgjedhur, sepse nuk eshte nje deshire apo nje diplome.
Ju jeni nje institucion ne ndertim e siper dhe vetem ju e keni ne dore, se cfare do te prodhoje ky institucion pas disa vitesh studime per shoqerine ku do te sherbeni, pavaresisht se ku do te vendosni te punoni !
Mos i harroni keto asnjehere gjate studimeve !!!
Shpresoj vertet qe te kuptoni pergjegjesite qe do te merrni persiper duke zgjedhur te beheni jurist !!!
Suksese !
Ledio Milkani
Themelues i Praktike Juridike