Departamenti i gjuhës greke, FGJH, UT

Departamenti i gjuhës greke, FGJH, UT 📌 Bachelor:
1. Përkthim dhe Interpretim në bashkëpunim me Universitetin Ionian
2. Gjuhë, Letërsi & Qytetërim Grek

📌 Master i Shkencave:
1.

Përkthim Teknik, Letrar & Interpretim
2. Gjuhë & Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik
3. Mësuesi në Gjuhën Greke

28/09/2026
24/09/2026

🙂Të dashur studentë,

🏫Studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të ushtrojnë 🏀⚽sporte edhe në kuadër të programit mësimor, i cili është rikthyer në të gjitha fakultetet për të nxitur angazhimin e studentëve në aktivitete fizike.

🏫Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, i mbledhur më 9 tetor 2023, mori vendim unanim që “Edukimi Fizik” të ofrohet si lëndë me zgjedhje ekstrakurrikulare për të gjithë studentët e sistemit Bachelor, në të gjitha Njësitë Kryesore, pavarësisht programit apo vitit të studimit.

Nëpërmjet këtij vendimi, çdo student ka mundësinë të regjistrohet në modulin e Edukimit Fizik, duke ushtruar pasionet sportive dhe duke përfituar nga pjesëmarrja në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare si përfaqësues i Universitetit të Tiranës.

Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare (DEFSU) ofron organizimin e lëndës(sport) në këto disiplina sportive:
• Volejboll
• Basketboll
• Futboll
• Ping-Pong
• Tenis
• Atletikë
• Fitnes
• Hiking
• Handboll
• Zumba
• Sportet Luftarake
• Futsall

Pedagogët e DEFSU do t’ju informojnë dhe mbështesin për formimin e grupeve sportive dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm, pasi ju të jeni regjistruar.

Për regjistrim, referojuni linkut më poshtë dhe ndiqni hapat përkatës:
https://shorturl.at/GN3cP

24/09/2026

🎓 Aplikimet për Master janë ende të hapura! 📢
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, vijon aplikimet për programet Master Shkencor dhe Master Profesional për vitin akademik 2026–2027.

📅 Aplikoni deri më 5 tetor 2026.

Zgjidhni programin që përputhet me interesat, objektivat dhe rrugëtimin tuaj profesional dhe bëni hapin e radhës drejt së ardhmes suaj.

🔗 Për informacion dhe regjistrime: https://fgjh.edu.al/pranime

23/09/2026

📢 Vazhdojnë aplikimet për programet e Masterit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT! 🎓

📅 Afati i fundit për kandidatët e interesuar për programet e studimit të ciklit Master është data 5 tetor 2026.

📍 Aplikimet kryhen pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, sipas afateve zyrtare të përcaktuara.

🔗 Për më shumë informacion mbi aplikimet dhe dokumentet e nevojshme, klikoni këtu: https://fgjh.edu.al/pranime

🍀 Ju urojmë suksese dhe ju mirëpresim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja!

22/09/2026
22/09/2026

Së shpejti nis faza e parë e Olimpiadave Kombëtare dhe kemi një lajm të mirë🇦🇱🌏📚
📖🎒Të gjithë nxënësit e gjimnazeve që kanë talent, prirje dhe rezultate të larta në gjuhët e huaja, nisur nga ky vit do të mund të garojnë për dijet dhe pasionin e tyre në olimpiadën kombëtare të gjuhëve të huaja🇬🇧🇫🇷🇮🇹🇩🇪
Një mundësi e re që motivon më shumë nxënës të kultivojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të eksplorojnë gjuhët e huaja si ura të lidhjes me qytetërimet, kulturat dhe botën🇦🇱🌏
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i UT-së - Faqja zyrtare

22/09/2026

Renditja e aplikantëve – Raundi II
Viti akademik 2026–2027

Të dashur maturantë!😊
Ju falënderojmë që keni zgjedhur Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe programet tona të studimit si pjesë të rrugëtimit tuaj akademik.

Ju urojmë suksese në këtë etapë të rëndësishme dhe ju urojmë mirëseardhjen në fakultetin tonë. 🎓

Është publikuar renditja e aplikantëve për Raundin II të pranimeve në programet e studimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

🔗 Renditjen e plotë sipas programeve të studimit mund ta gjeni këtu: https://fgjh.edu.al/renditja-e-aplikanteve-raundi-ii-viti-akademik-2026-2027/

📅 Regjistrimet do të zhvillohen nga 25 shtator deri më 4 tetor 2026, në 5 faza 48-orëshe. Gjatë këtyre fazave, ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht llogarinë tuaj në portalin U-Albania. Statusi juaj tregohet përmes ngjyrave:

🟢 Me ngjyrë jeshile: Jeni fitues! Duhet të paraqiteni në Sekretarinë e FGJH-së për t'u regjistruar patjetër brenda fazës 48-orëshe. Në të kundërt, humbisni të drejtën e regjistrimit dhe vendi juaj i kalon maturantit tjetër në listën pritëse.

🟡 Me ngjyrë të verdhë: Sapo jeni shpallur fitues në atë program, por duhet të prisni përfundimin e fazës aktuale për t’u regjistruar.

🔴 Me të kuqe: Nuk jeni fitues aktualisht. Ju lutemi, kontrolloni kolonën “Klasifikimi në fazën e ardhshme” për të ndjekur ecurinë tuaj në vijim.

⚠️ Kujdes! Aplikantët që rezultojnë fitues brenda kuotave duhet të respektojnë afatin 48-orësh të regjistrimit. Mosregjistrimi brenda afatit të përcaktuar sjell humbjen e të drejtës së regjistrimit në programin përkatës gjatë këtij raundi.

📂 Dokumentet kryesore për regjistrim:
• Kartë identiteti ose pasaportë (fotokopje);
• Dëftesa / Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. (Duhet të jetë me vulë elektronike, e noterizuar për vitet e mëparshme, ose e njësuar në Ministrinë e Arsimit për diplomat e fituara jashtë vendit);
• Mandat pagese i tarifës së regjistrimit;
• Deklaratë e Pëlqimit dhe Vërtetësisë së të Dhënave, e cila plotësohet pranë Sekretarisë Mësimore.

Për çdo informacion të mëtejshëm mbi procesin e regjistrimit, ju lutemi ndiqni njoftimet në faqen zyrtare të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

✨ Ju falënderojmë për besimin dhe ju urojmë suksese në vijim!

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Universiteti i Tiranës😊

Address

Fakulteti I Gjuhëve Të Huaja, UT
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i gjuhës greke, FGJH, UT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Departamenti i gjuhës greke, FGJH, UT:

Shortcuts

Share