Xhamia Mazrek

Xhamia Mazrek Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Xhamia Mazrek, Education, Rruga besa tirane, Tirana.

25/09/2026
24/09/2026

Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes.

(Kur'an, 17:7)

23/09/2026

Zgjuarsia e hoxhës!
Kohë më parë Libia, si shumë vende të tjera të Rajonit ka qenë e pushtuar nga Italia, pushtim i cili s’ishte aspak i lehtë për vendasit, ishte i rendë dhe i përgjakshëm.
Në të sundonte ky pushtim dhe drejtuesit e këtij vendi, nuk ishin libianë. Petro Badole që asokohe ishte dhe guvernatori i Italisë pushtuese në Libi, ndërroi jetë. Ky ishte një lajm që solli gëzim, por që nuk zgjati për shumë kohë.
Pasi ai ndërroi jetë, bashkëkombësit e tij që kishin edhe pushtetin, do i bënin nderimet sipas mënyrës së tyre. Zëvëndësi i tij i detyroi libianët që të prezantonin në varrimin e tij.
Në varrimin e tij nuk morën pjesë vetëm popullata, por edhe një hafiz i shquar libian. Sigurisht që e dërguan aty pa dëshirë, pasi dëshira për të marrë pjesë nuk qëndronte fare.
Ai u urdhërua që të recitonte diçka nga Kurani, në shenjë nderimi dhe ngushëllimi për guvernatorin uzurpator dhe famëkeq, në të kundërt nëse refuzonte ndëshkohej rëndë.
Hoxha u mendua dhe ra në vështirësi, pasi u mendua pak, buzëqeshi dhe e mirëpriti këtë kërkesë.
U bë gati dhe me zërin e tij kumbues këndoi këto ajete të Sures Hakah: "Merreni dhe prangoseni. Pastaj digjeni në zjarrin përvëlues. Mandej lidheni në zinxhirë prej shtatëdhjetë kutësh, se ai nuk e ka besuar Allahun e Madhërishëm dhe nuk është kujdesur për të ushqyer të varfrit e të ngratë" (El-Haka 30-35).
Kur pjesëmarrësit e dëgjuan këtë recitim, u rrënqethen dhe në grup nisën të thonë me të madhe: Amin!
Si mund të nderohet një drejtues, i cili s’e ka njohur Zotin?!
Gentjan Mara

18/09/2026
13/09/2026

“ Përfaqësuesit e Iblisit (djallit) në tokë janë:
Ata të cilët i pengojnë njerëzit nga kërkimi i diturisë dhe kuptimi i fesë,
të tillët janë me të dëmshëm së sa djajtë nga njerëzit dhe xhindet, sepse këta ndërhyjnë mes zemrave dhe mes udhëzimit të Allahut dhe rrugës së Tij”
(Miftahu Darus-Seadeh 1/160)

Ibën Kajim.

12/09/2026

Profeti Muhamed salallahu alejhi we selem thotë: "Nëse gëzon katër cilësi mos u mërzit për çka të humb nga dynjaja; ruajtja e amanetit, thënia e të vërtetës, moral i mirë, ushqimi hallall"

31/08/2026

Dy mburoja nga dënimi i Allahut; njëra u ngrit, tjetra mbeti!

Umer ibn Hattabi رضي الله عنه ka thënë:

«لقد كان في الأرض أمانان من عذاب الله، رفع الأول وبقي الثاني»
“Në tokë kanë qenë dy garanci sigurie nga dënimi i Allahut; e para u ngrit, ndërsa e dyta mbeti.”

E para: ishte prania e të Dërguarit të Allahut ﷺ mes njerëzve.

Allahu i Madhëruar thotë:

﴿وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمْ وَأَنْتَ فِيهِمْ﴾
“Allahu nuk do t’i dënon ata përderisa ti ishe në mesin e tyre.”
(El-Enfal, 33)

Pejgamberi ﷺ tashmë është larguar nga kjo botë, ndaj kjo mburojë nuk është më mes nesh.

E dyta: është istigfari — kërkimi i faljes nga Allahu.

Allahu thotë:

﴿وَمَا كَانَ اللَّهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ﴾
“Allahu nuk do t’i dënonte ata përderisa ata kërkonin falje.”
(El-Enfal, 33)

Prandaj, mos e lër istigfarin.

Thuaj sa më shpesh:

أَسْتَغْفِرُ اللهَ وَأَتُوبُ إِلَيْهِ
“Estagfirullahe ue etubu ilejh”.
“Kërkoj faljen e Allahut dhe pendohem tek Ai.”

Ndoshta një “Estagfirullah” i sinqertë bëhet shkak për faljen e një mëkati, largimin e një sprove dhe ardhjen e mëshires që nuk e pret.

Kërkojini shumë falje Allahut, sepse istigfari është mburojë!

26/08/2026

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Para Kijametit do të ketë herxh.”
E pyetën: “Çfarë është herxhi?”
Ai ﷺ tha: “Vrasja.”

Thanë: “O i Dërguari i Allahut, a nuk i vrasim ne çdo vit më shumë se shtatëdhjetë mijë paganë?”

Ai ﷺ tha: “Pasha Allahun, kjo nuk është vrasja e juaj ndaj paganëve, por vrasja e juaj ndërmjet veti.”

Thanë: “A do të jetë në mesin tonë Libri i Allahut? Dhe a do t’i kemi mendjet tona me vete?”

Ai ﷺ tha: “Në mesin tuaj do të jetë Libri i Allahut dhe ju do ta shihni se mendjet i keni me vete. Porse mendjet e shumicës së njerëzve të asaj kohe do të shkulen. Ata do të mendojnë se janë duke ndjekur të vërtetën, ndërkohë që nuk do të jenë në të vërtetën. Do të shfaqen njerëz që mendojnë se janë duke ndjekur diçka, ndërkohë që në të vërtetë nuk janë në asgjë.”

Address

Rruga Besa Tirane
Tirana

Telephone

+355673441490

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhamia Mazrek posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category