02/01/2024
GEZUAR VITIN E RI
TE GJITHE NDJEKESIT NE F.B.
Abdyl Frashni, Shaqir Palushi e Kulla e Fezlla Lamit
Kulla e Fejzulla Gjabrit ishte trekatëshe. E ndërtoi Fezlla Gjabri i Parë e dallonte në gjithë Bushtricën, pasi pak poshtë Kullës ( rreth 200 metra) kalonte rruga që lidhte Bicajt me Kalanë e Dodës e më tej.
Afër rrugës ishte livadhi i Poshtëm i Fezlla Gjabrit. Ditë qershori. Fezlla Lami ishte ngritë heret e kishte marrë kalin dhe po e kulloste në një cep livadhi, pasi ma vonë do merrte një rrugë me kalë., për te dajat në Shullan, te Hopi. Ishte heret në mëngjez dhe drita sapo kishte fillue të japë zdrak.
Nga Sirodi pa se po vijnë tre-katër vetë me kuaj, që patkojtë banin xixa kur takoheshin me gurët e rrugës. Ishte rruga e madhe që lëviznin njerëz nga Dibra në Prizren. Rrallë lëviznin me kuaj shumë, vetëm ditët e pazarit. Atëhere pazari ma i madh bahej në Përzaren e Dibër të Madhe. Fezllahi i pa gjatë kur po afroheshin dhe dalloi që nga përoi i Kullës Shaqir Palushin, me të cilin kishin hyrje e dalje familjare Tjerët nuk i njihte. Nuk ua ndau sytë, derisa u afruen afër livadhit. Bani gati kutinë e duhanit, pa se a i ka letrat në kuti e rregulloi cigarishten e gjatë në brez, që i kishte dalë pak jashtë brezit e u doli në rrugë. –Udha e marë, o rrugëtarë! – u foli i pari Fezllahi.. -Po këta, nga i kemi, o Sheqir Aga?, -pyeti Sheqirin, si ma të njohun që ishin. – Asht Avdul Begji, o Fezlla! -Zanin ia kam ngjue, po tashti po e shoh m sy. -Zbritni nga kolt e shkojmë te kulla e pimë një kafe, o Sheqir! Abdyl Frashni, pa nga Shaqiri e foli: Faleminerës, po kafen sa e pimë te Shaqiri, po ty, tu shtoftë ndera! Abdyl Frashni ktheu kryet nga Sheqiri dhe e pyeti, se kush ishte ky e Sheqiri i thotë se asht Fezlla Lami, që baba asht vra në Nish në luftë me serbët, këtu e katër vjet para. Avdul Beu ofshani dhe iu drejtue Shaqir agës: Kur të kalojmë herën tjetër knej, do e pimë një kafe të kjo kullë, o Shaqir! –Kismet, o Avdul, të kthemi shëndosh! Fezlla Lami i thotë Shaqirit, që kam kalin, e ua ve në shërbim tuajin deri për ku jeni nisë! Faleminerës, o Fezlla, po i kemi kolt! Ani, pra, po u shoqnoj deri te Ura e Lapave, se asht veni i keq! Merr kalin Fezllahi dhe i shqnon deri në Lapa.kur kalojnë nër Leshe, Fezllahi u thotë, se këtu e ka shtëinë Bejtë Gjini, që ishte bajraktari ynë e u vra në Nish. Uvranë shumë e bashkë me bajraktarin u vra ene baba jem edhe baba i Sheqirit. Janë vra katërdhjetë burra nga Çajae sa e sa tëtjerë nga katundet tjera. Janë vra vshumë, o Avdl Begji –E di o Fezlla, e di! M’i ka ka tregue fije për pej, Shaqir Aga.!Te ba këto llafe, dolën në Krajq, ku dukeshin shtëpitë e Lapave. Ja duket gryka për në Çajë e Fejza drejtoi krahun kah kepi i Fshatit.Abdyl Beu tundi kryet.
- Ej, Sheqir beu, ia kam dhanë llafin nji burri në këtë lagje, e do e pimë një kafe këtu! – foli Abdyl Frashni. -Si të thuesah ti, o Avdil Beu! –ia kthen Sheqiri. Në Lapa ishin dy-tri shtëpi e shtëpia e Kurt Mehmetit ishte e para.
Hyjnë mrena te Mehmet Billa e qëndruen gati një sahat. Abdyli me shokë doli në Lusën e u nis për Prizeren e Fezllahi u nis për te shpia e vet. Në urën e Lapave u zbritën kuajve e dolën matanë, se ura ishte me druna, vetëm për kambësorë. Kuajt kalonin nëpër uji. Fezllahi i shoqnoi me sy derisa u ngjitën te lisat në hymje në kodër të Aravelit.
Kur ishin kthye nga Prizreni, pas mbledhjes së Lidhjes, Abdyli e Shaqir Palushi kishin dalë nga Dragashi e në bjeshkët e Novosejt e Shishtavecit e kishin ra në katundin Fshat. Kishin kalue një natë te shpia e molla Jesharit e kishin dalë në Bakëll e prej andej në Palushe, te shtëpia e Shaqirit. Aty kishin thirrë edhe mixhën Fezlla, thonte Elmaz Halimi.
Kallzojte mixha Fezlla, se kur ardhë në shtëpinë e Sheqirit, vetë i pestë, kishin nejtë nji natë e e kishin përcjellë deri në Kallë. Gjatë rrugës Abduli i kishte thanë Sheqirit, se do i shkoj Elez Isufit n’troje e t’baj pak llaf me ta.”.Kur e kishin përcjellë nga Palushet, kishte lanë do letra t’ mbshtjellme me një shami, që kuur të vinte herën tjetër t’i mirrte, se me këte rrugë do shkonte deri në Stamboll.
Duket se nuk u kthye ma në këto anë. Letrat mbetën në Palushe, në shtëpinë e Sheqirit. Lëvizja e popullatës (muharxhirllëku) në vitin 1919, nga barbaritë serbe, pati humje jo vetëm në njerëz, po edhe në pasuni. Midis këtyre humbjeve, ishin dhe dokumentet e Lidhjes së Prizrenit,që la Abdyl Frashni në shtëpinë e Shaqir Palush*t.
07/03/2021