Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Share

Kjo është faqja zyrtare e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Kjo është faqja zyrtare e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Photos from Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës's post 12/03/2026

Vizitë studimore në Fakultetin e Ekonomisë – Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të mirëpresë për të dytin vit radhazi një grup prej 60 studentësh dhe profesorësh nga Aarhus Business Academy ne Danimarkë.

Gjatë vizitës në FEUT, studentët nga Aarhus Business Academy dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë zhvilluan aktivitete të përbashkëta, të cilat krijuan një mundësi të shume te mire për njohje reciproke, shkëmbim kulturor dhe diskutime mbi eksperiencat ndërkombëtare të studentëve.

Këto aktivitete kontribuan në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe në krijimin e një mjedisi ndërkombëtar për studentët tanë, duke i ndihmuar ata të ndajnë perspektiva të ndryshme mbi studimet, kulturën dhe mundësitë që ofron bashkëpunimi ndërkombëtar.

Fakulteti i Ekonomisë mbetet i angazhuar në zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe në krijimin e mundësive që u mundësojnë studentëve të përfitojnë nga eksperienca akademike dhe kulturore në një kontekst global.

27/02/2026

✍️ Konkurs për studentët

Në kuadër të Javës Globale të Parasë 2026 dhe me rastin e 100-vjetorit të monedhës tonë kombëtare, studentët e degëve Ekonomiks dhe Financë/Bankë ftohen të marrin pjesë në konkursin “Eseja më e mirë”, me temë: “Nga Franga dhe Leku i vitit 1926, te paraja digjitale: si ndryshon paraja dhe çfarë mbetet e pandryshuar?”.

Në vitin 2026, monedha kombëtare shqiptare shënon 100 vjet nga emetimi i saj i parë. Gjatë këtij shekulli, paraja ka shoqëruar zhvillimet ekonomike, shoqërore dhe historike të vendit, duke reflektuar ndryshimet e kohës dhe besimin e qytetarëve tek ekonomia dhe institucionet. Sot, ndërsa pagesat digjitale, teknologjitë financiare dhe format e reja të parasë po transformojnë mënyrën si paguajmë dhe kursejmë, lind pyetja: Si do të duket paraja në të ardhmen dhe cili do të jetë roli i saj për brezin e ri?

📝 Çfarë kërkohet?

Ese argumentuese në gjuhën shqipe
Jo më shumë se 1500 fjalë
Në përputhje me standardet e shkrimit akademik
Eseja nuk duhet të jetë përmbledhje historike, por reflektim mbi:
▪️ si ka ndryshuar paraja
▪️ çfarë do të thotë ajo për shoqërinë
▪️ si imagjinohet e ardhmja e saj
📅 Afati i dorëzimit: 6 mars

🏅 Çmimet: 3 ese fituese, nga 25 000 lekë secila

Photos from Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës's post 18/02/2026

Trajnime dhe mentorim për studentët e UT në kuadër të projektit CreaTech – Knowledge Lab Program
Në kuadër të projektit “CreaTech”, fitues në thirrjen EIT HEI 2024 – Cohort 4, gjatë periudhës tetor–dhjetor 2025, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, u zhvilluan trajnime intensive për studentët e UT në kuadër të programit “Knowledge Lab”.

Ky program ofroi një përvojë praktike mësimi ku dija akademike u kombinua me praktikën e industrisë, duke synuar zhvillimin e njohurive dhe aftësive në fushat e:

inovacionit dhe sipërmarrjes
industrive kulturore dhe kreative (CCI)
zhvillimit të ideve kreative dhe projekteve të qëndrueshme
Studentët u përfshinë në katër module kryesore trajnimi:

Kuptimi dhe Gjenerimi i Ideve në CCI
• Menaxhimi i Rritjes dhe Qëndrueshmërisë Financiare
• Ndërtimi i Kornizës së Biznesit Krijues
• Nga Plani në Zbatim – Zhvillimi i Planit të Biznesit
Rezultatet e programit ishin shumë inkurajuese:

- 149 studentë përfunduan me sukses Knowledge Lab Training Program.
- 23 studentë u përfshinë në Knowledge Lab Mentorship Program, të fokusuar në zhvillimin e projekteve kreative dhe planeve të biznesit.

Pjesëmarrësit treguan angazhim, përkushtim dhe pjesëmarrje aktive, duke përmbushur me sukses të gjitha kërkesat dhe vlerësimet e programit. Në përfundim studentët u pajisën me certifikata të pjesëmarrjes.

Klikoni për më tepër: https://feut.edu.al/eit/340-createch/workshops/3167-training-and-mentorship-for-ut-students-within-the-createch-project-knowledge-lab-program

Photos from Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës's post 06/02/2026

🛎️Sezoni Provimeve fillon me kujdesin për veten!

Photos from Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës's post 06/02/2026

Workshop “Sigurimi i Gjelbër”

Në kuadër në projektit Jean Monnet “Enhancing Knowledge of EU Green Finance Policies in Insurance and Business Valuation - Green FIB”, i financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit Erasmus+, në datën 21 Janar 2026, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, u zhvilluar Workshopi me temë “Sigurimi i Gjelbër”. Në këtë workshop ishin të pranishëm studiues dhe kërkues shkencorë në fushën e financave të gjelbra, drejtues dhe ekspertë të kompanive të sigurimit si dhe studentë të vitit të dytë Master Profesional në Financë.

Gjatë workship-it u diskutua rreth rëndësisë që i jepet industrisë së sigurimeve në dokumentat e hartuar në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, rolit që ka industria e sigurimeve në përmbushjen e objektivave specifikë si dhe lidhjen që ekziston midis shkallës së zhvillimit të tregut të sigurimeve dhe indeksit të objektivave të zhvillitmit të qëndrueshëm.
Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e aplikimit të politikave dhe praktikave të gjelbra në industrinë e sigurimit, duke theksuar rolin kyç që luajnë shoqëritë e sigurimeve në këtë proces. Këto shoqëri japin kontributin e tyre jo vetëm përmes integrimit të parimeve të qëndrueshmërisë në aktivitetin e tyre të përditshëm si biznese, por edhe duke inkurajuar dhe ndërgjegjësuar klientët e tyre për adoptimin e praktikave të gjelbra. Në këtë mënyrë, industria e sigurimit kanë potencial të shndërrohen në një faktor të rëndësishëm nxitës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.

Studentët shfaqën interes të madh dhe u angazhuan aktivisht në diskutimet gjatë workshopit, duke reflektuar mbi ndikimin që këto çështje mund të kenë në të ardhmen e tyre profesionale. Pjesëmarrja e tyre pasuroi dialogun dhe ndihmoi në lidhjen e teorisë me praktikën, duke nënvizuar rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të brezit të ri për praktikat e qëndrueshme në industri.

Klikoni për më tepër: https://feut.edu.al/jean-monnet/279-enhancing-knowledge-of-eu-green-finance-policies-in-insurance-and-business-valuation-green-fib/3058-enhancing-knowledge-of-eu-green-finance-policies-in-insurance-and-business-valuation-green-fib

Photos from Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës's post 02/02/2026

Vizitë e Ambasadorit të Italisë në FEUT dhe leksion i hapur me studentët

Të premten, më 30 janar, Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës pati kënaqësinë të mirëpresë Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, Z. Marco Alberti. Gjatë vizitës u zhvillua një takim me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit akademik dhe perspektivat e bashkëpunimeve të ardhshme.

Në kuadër të vizitës, Ambasadori Alberti mbajti gjithashtu një leksion të hapur me studentët e FEUT, ku u trajtuan temat e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe perspektivat e reja për zhvillim ekonomik dhe integrim evropian. Leksioni u mirëprit me interes të veçantë nga studentët, duke nxitur dialog dhe reflektim mbi mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe ekonomisë.

Photos from Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës's post 22/01/2026

Studentët e Feut shpallen Kampion🏆

Në datën 22 janar 2026, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc.Dr. Bernard Dosti, mirëpriti studentët fitues të dy Kampionateve të Volejbollit të Universitetit të Tiranës (femra dhe meshkuj), të cilët sollën dy kupa të tjera në muzeun e sukseseve të Fakultetit të Ekonomisë.

Gjatë këtij takimi, Dekani i uroi studentët për arritjet dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për zhvillimin dhe zgjerimin e aktiviteteve sportive universitare, duke theksuar rëndësinë e sportit si pjesë integrale e formimit akademik dhe social të studentëve.

Në takim morën pjesë edhe Përgjegjësi i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, UT, Z. Besnik Veliu, si dhe pedagoge e lëndës së Edukimit Fizik, Elisabeta Mancellari.

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë dëshmuar nivel të lartë përgatitje bashkëpunimi dhe përfaqësimi institucional edhe si pjesë e ekipit të Universitetit të Tiranës, i cili u rendit në vendin e tretë në Kampionatin Universitar të Volejbollit 2026 organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU).

Ju urojme suksese të mëtejshme studentëve!

20/01/2026

Të dashur studentë!

📌Shërbimi Psikologjik i Fakultetit të Ekonomisë ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në seminarin e hapur me temë:
“Menaxhimi i stresit në prag provimesh dhe kultivimi i reziliencës tek studentët. Strategji dhe teknika.”
Seminari synon të ofrojë një qasje praktike dhe mbështetëse për ju në pragun e sezonit të provimeve, duke trajtuar:
· Kuptimin e stresit në periudhën e provimeve
· Strategji efektive për menaxhimin e tij
· Teknika për forcimin e reziliencës psikologjike
· Rritjen e vetëbesimit dhe përqëndrimit akademik

🗓️Datat: 22.01.2026 dhe 29.01.2026
Ora: 09:00
Vendi: Salla A104.

🔖Seminari është i hapur për të gjithë ju studentë që dëshironi të keni një sezon provimesh sa më pak stresues dhe produktiv. Seminari përbën një mundësi për të zhvilluar aftësi të rëndësishme për mirëqenien psikologjike dhe suksesin tuaj akademik.

Ju mirëpresim!

Shërbimi Psikologjik
Fakulteti i Ekonomisë

24/12/2025

Urimi i Dekanit për festat e fundvititi!

Photos from Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës's post 12/12/2025

Konferenca Ndërkombëtare ICEBIT 2025

Konferenca Ndërkombëtare ICEBIT 2025, organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, më 5–6 Dhjetor në Tiranë, mblodhi studiues, ekspertë dhe vendimmarrës nga shumë vende për të diskutuar mbi inovacionin, transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Tema qendrore “Building Intelligent Economies with Resilient Innovation and Smart Specialization Strategies” u reflektua në diskutimet dhe prezantimet shkencore përgjatë dy ditëve.

Dita e parë e konferencës u hap me dy workshope të specializuara, përkatësisht mbi sigurinë kibernetike dhe mbi përdorimin e AI në gjuhët me burime të pakta. Në ditën e dytë, u prezantuan 135 artikuj të ndara në 16 sesione paralele, duke mbuluar fusha si inteligjenca artificiale, qeverisja digjitale, financat, ekonomia qarkulluese dhe sipërmarrja. Në konferencë morën pjesë dhe mjaft personalitete të huaja të fushës akademike-shkencore nga institucione të ndryshme nga Europa, Shtetet Bashkuara, etj. Fakulteti i Ekonomisë, me traditën dhe ambiciet e tij, vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi me universitete, institucione dhe industri në mbarë botën. Tirana u bë sërish mikpritëse e një rrjeti ndërkombëtar kërkimor.

Aktiviteti u drejtua nga Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti dhe nga Prof. Dr. Kozeta Sevrani. Konferenca u përshëndet nga president i ICEBIT2025 Prof. Dr. Dhori Kule, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Z. Ervin Demo, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Gent Sejko, Zv. Ministrja e Arsimit Znj. Armela Maxhelaku, përfaqësuesja e Bankës Botërore Znj. Angella Faith Montfaucon, si dhe përfaqësues të biznesit.

Konferenca u mbështet nga disa partner si Fondacioni Mane dhe Grupi Balfin, Banka Kombëtare Tregtare dhe Këshilli Shqiptar për Teknologji dhe Informacion si dhe nga stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit të Ekonomisë.

11/12/2025

Hapje e thirrjes së EIT HEI për Universitetet.

Me një buxhet deri në 70 milionë euro dhe deri në 2 milionë euro për projekt përgjatë 24 muajve (2026–2028), kjo është thirrja më ambicioze e lançuar deri më sot në kuadër të programit. Synimi i saj është të nxisë inovacionin dhe sipërmarrjen në disiplinat STEM, duke inkurajuar aleancat e Universiteteve Evropiane të bashkëpunojnë edhe më ngushtë me ekosistemin më të madh të inovacionit në Evropë.

Konsorciumet e institucioneve të arsimit të lartë, bizneseve, organizatave kërkimore, institucioneve publike dhe partnerëve të tjerë jo-akademikë ftohen të shqyrtojnë tekstin e plotë të thirrjes dhe të fillojnë përgatitjen e aplikimeve. Për të mbështetur kërkimin e partnerëve dhe zhvillimin e propozimeve, një platformë e dedikuar “matchmaking” është tashmë aktive, dhe një udhëzues i ri interaktiv është i disponueshëm për t’i ndihmuar aplikuesit të verifikojnë kriteret e pranueshmërisë dhe gatishmërinë e tyre.

Një seri sesionesh informuese në dhjetor 2025 dhe janar 2026 do të ofrojnë udhëzime praktike mbi procesin e aplikimit, prioritetet e projektit dhe mundësitë e bashkëpunimit. Më shumë detaje janë të disponueshme këtu.

Nje sesion infrmues do te mbahet nga NCP per EIT ne IAL se shpejti. Një seri sesionesh informuese në dhjetor 2025 dhe janar 2026 do të ofrojnë udhëzime praktike mbi procesin e aplikimit, prioritetet e projektit dhe mundësitë e bashkëpunimit. Më shumë detaje janë të disponueshme këtu.

Klikoni për më tepër: https://feut.edu.al/lajmerime/3099-hapje-e-thirrjes-se-eit-hei-per-universitetet

09/12/2025

📍Shtyhet thirrja e tretë për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 - 2026.

🖇️Në kuadër të programit Erasmus+ është shtyrë thirrja e tretë për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 - 2026.

🖇️https://www.hs-koblenz.de/rac/index

🗓️Afati për aplikim: 12 Dhjetor 2025, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

🔗Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

🔗Klikoni për më tepër: https://feut.edu.al/studentet/mundesi-per-bursa/215-bursa-nderkombetare/programi-erasmus/3097-shtyhet-thirrja-e-trete-per-aplikime-per-bursa-per-studentet-e-universitetit-te-tiranes-ne-universitetin-e-shkencave-te-aplikuara-koblenz-ne-gjermani-per-semestrin-e-dyte-te-vitit-akademik-2025-2026

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Fakulteti I Ekonomise, Rr. Arben Broci
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:30 - 20:30
Tuesday 08:30 - 20:30
Wednesday 08:30 - 20:30
Thursday 08:30 - 20:30
Friday 08:30 - 20:30