Zyra e Planifikimit të Karrierës - Universiteti Bedër

Zyra e Planifikimit të Karrierës  - Universiteti Bedër

Share

Zyra e Planifikimit te Karrierës - Universiteti Bedër

Zyra e planifikimit tё karrierёs
zhvillon aktivitete tё cilat kanё si qёllim afrimin e institucioneve tё sektorit privat ose publik me studentёt aktualë ose të diplomuar, tё cilёt pёrbёjnё burime njerёzore tё mirëkualifikuara. Kjo zyrë organizon:

Takime prezantuese mes studentёve tё diplomuar dhe institucioneve tё ndryshme nё sektorё tё ndryshёm;
Informim të studentёve me profesionet pёrkatёse;
J

24/07/2023
Photos from Universiteti Bedër's post 19/04/2023
20/03/2023

THIRRJE PËR APLIKIM NË WORKSHOPIN “INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN: SFIDAT DHE PERSPEKTIVA”

Në kuadër të javës Europiane, Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Bedër” do të organizojë Workshopin “Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian: Sfidat Dhe Perspektiva”.

Ky organizim vjen në një periudhë tepër të rëndësishme për Shqipërinë, e cila ka hapur negociatat për përafrimin e legjislacionit. Workshopi do të konsistojë në një seri diskutimesh, të cilat do të fokusohen në disa shtylla kryesore: informimi i procesit të zgjerimit, kushtet për anëtarësim në Bashkimin Europian, sfidat që po has Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe perspektiva e Shqipërisë.

Kemi kënaqësinë të hapim thirrjen për aplikim për pjesëmarrjen e maturantëve. Workshopi do të mbahet në datën 6 Maj 2023, pranë Kolegjit Universitar “Bedër”.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV dhe letër interesi për pjesëmarrje në adresën: [email protected]. Aplikimet do të mbyllen në datën 25 prill 2023.

Mirëpresim aplikimet tuaja!

Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Bedër”

08/03/2023

Gezuar!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas 🌹

07/03/2023

Departmenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizon leksionin e hapur me të ftuar Ermir Mamaqi PhD Cand - Sales Trainer.

Tema: “Teknologjia, arma ime shpërthyese për sukses!”

🗓️Data: 08/03/2023
🕐Ora: 12:00
📍Salla e konferencave

07/02/2023

Hapet thirrja për Konferencën e 13-të Shkencore Ndërkombëtare për Zhvillimin e Administratës Publike me temë “Menaxhimi i burimeve njerëzore në administratën publike”, organizuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Lavoslav Ružička në Vukovar, Kroaci në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Bedër dhe bashkëorganizatorë të tjerë.
Konferenca do të mbahet më 1 dhe 2 qershor 2023.
Nëse jeni të interesuar për pjesëmarrje, ju lutemi dorëzoni një abstrakt deri më 1 mars 2023, në mënyrë elektronike në linkun: https://www.vevu.hr/en/development-of-public-administration/application-form/
Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën e email: [email protected].

07/02/2023

The_AADF hap thirrjen për aplikime për Praktikën Profesionale 6-mujore në 🇺🇸 SHBA, si pjesë e programit AADF Master's and Internship Program - MIP.

Për të aplikuar vizitoni 🔗 https://mip-aadf.org/internship/apply-now-internship/

⏳ Afati për aplikime: 31 Mars 2023

07/02/2023

Departamenti i Shkencave të Komunikimit, në kuadër të lëndës “Publiku, audiencat dhe përdoruesit e medieve”, organizon ditën e nesërme, ora 17.00, tek Salla e Senatit, leksionin e hapur me përfaqësues të Barometrit në Euronews Albania.

Të ftuar në leksion janë ekspertët Blendi Çeka, Sonila Çela si dhe moderatorja e këtij emisioni, Jonida Shehu.

Mos mungoni!

02/02/2023

"Akademia, Bizneset dhe Politikëbërësit në Botën e Re në zhvillim" është tema e konferencës EUMMAS A2S e cila fokusohet mbi Zhvillimin Global Social dhe Teknologjik dhe Qëndrueshmërinë.
Kjo konferenë zhvillohet nga Konsorciumi Akademik EUMMAS që përfshin pothuajse 30 universitete dhe shkolla biznesi nga më shumë se 20 vende.
Pjesë e Konsorciumit Akademik EUMMAS është edhe Kolegji Universitar Bedër i cili është partner në organizimin e kësaj konference.
Për më shumë informacione mbi konferencën mund të klikoni linkun: https://conference.eummas.net/dubai2023/

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Usluga Complex, Jordan Misja Street
Tirana
1001