28/09/2026
E nisim këtë javë me Vjosë–Nartën 💚
Përmes këtyre pamjeve shijojmë copëza nga natyra e saj ende e pa prekur: laguna, duna, pyje dhe jetë e gjallë në gjithë diapazonin e tyre.
Dhe ndërsa na kënaq kjo bukuri, vazhdojmë të flasim për mbrojtjen e saj.🦩Pak para takimit të Konventës për Biodiversitetin (C*D), EDEN solli rastin e Vjosë–Nartës në ECO, publikimin e C*D Alliance që përcjell zërin e shoqërisë civile në debatin ndërkombëtar për biodiversitetin.
🔗 Lexoni artikullin “The Vjosë-Narta Test: When Governments Choose Greater Harm”
https://cbd-alliance.org/sites/default/files/2026-08/ECO-74-8.pdf