26/08/2021
“Thonë: “Autoriteti i burrave mbi gratë e tyre është përdhosje e dinjitetit të gruas.
Mirë. Gruaja që punon duke iu bindur drejtorit të saj, a konsiderohet kjo përdhosje e dinjitetit të saj?!
“Jo”- thonë ata. “Përse?” - i pyesim.
“Sepse ajo kompensohet me të holla për këtë.” – përgjigjen ata.
Për këtë grua që i kryen të gjitha këto punë dhe i bindet drejtorit të saj, ju thoni se me këtë ajo e zbaton të drejtën e drejtorit mbi të, ngaqë ai ia jep një pjesë të hollash me anë të së cilave ajo i përmbush nevojat e saj. Pra, nuk ia jep hisen si të plotë, me të cilën ajo i përmbush të gjitha nevojat e saj.
Mirë, çfarë mendoni për burrin e saj, apo për babanë e saj, të cilët ia sigurojnë të gjitha gjërat që i nevojitën: kulmin mbi kokë, veshmbathjen, ushqimin e pijen, mbrojtjen dhe trajtimin e sëmundjeve?
Andaj, si ka mundësi që bindja e gruas ndaj burrit, i cili ia përmbush të gjitha nevojat – ngaqë këtë ia ka bërë obligim Allahu – të jetë përdhosje e dinjitetit të saj?!”
(Shejh Hamed El-Atik)