07/04/2026
Dy duar të vogla, një puzzle i përbashkët dhe një mësim i madh: të presim radhën 🥰
Në Qendrën Uno, përmes lojës, fëmijët mësojnë bashkëpunimin, durimin dhe gëzimin e të mësuarit me njëri-tjetrin.
Qellimi jone, fokusi ne mireqenien e femijeve. Ofrojme: Terapi zhvillimi, terapi ABA, terapi grupi, vleresime dhe supervizim
07/04/2026
Dy duar të vogla, një puzzle i përbashkët dhe një mësim i madh: të presim radhën 🥰
Në Qendrën Uno, përmes lojës, fëmijët mësojnë bashkëpunimin, durimin dhe gëzimin e të mësuarit me njëri-tjetrin.
07/04/2026
Qendra Uno po formon grupe të vogla për fëmijë, ku përmes lojës, tregimeve dhe aktiviteteve kreative, fëmijët zhvillojnë:
• komunikimin
• aftësitë sociale
• bashkëpunimin
• shprehjen emocionale
• vëmendjen dhe përqendrimin
Në një ambient të sigurt dhe mbështetës, fëmijët mësojnë të dëgjojnë, të ndajnë mendimet e tyre dhe të lidhen me njëri-tjetrin, duke u ndjerë të pranuar dhe të vlerësuar 🤍
👧🧒 Grupet do të jenë me numër të kufizuar
📖 Aktivitetet përfshijnë tregime, lexime, lojëra strukturuese dhe punë në tavolinë
👩⚕️ Të udhëhequra nga specialistë të fushës
📩 Na kontaktoni për informacion dhe regjistrim
📞 068 800 0633
Ngjyra, lodra, buzeqeshje dhe progres 🌈
Keto jane ambientet tona tek Qendra Uno
Aty ku loja takon terapine dhe cdo hap i vogel behet nje arritje e madhe 💫
05/09/2025
Disa hapa të vegjël mund të bëjnë një ndryshim të madh.
🤗 Në Qendra Uno ju mirëpresim për të biseduar së bashku rreth zhvillimit të fëmijëve.
💛 Jemi këtu për t’ju dëgjuar dhe mbështetur.
04/09/2025
✨ “Në Qendra Uno besojmë se fillimet e reja bëhen më të lehta me mbështetje dhe dashuri. Urojmë një vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët!” ✨
01/09/2025
Rikthimi në shkollë – sfidë dhe mundësi
Për shumë fëmijë, nisja e vitit shkollor është emocionuese. Por për fëmijët me vonesa zhvillimore, vështirësi në të nxënë apo ADHD, kjo periudhë shpesh sjell edhe ankth, pasiguri dhe stres.
🌟 Në Qendra Uno, ne i mbështesim fëmijët dhe prindërit me:
✔️ Vlerësim zhvillimor
✔️ Terapi individuale (logopedike, psikologjike, ABA)
✔️ Mbështetje për përqendrim, organizim dhe menaxhim emocionesh
📞 Na kontaktoni për të mësuar më shumë si mund ta ndihmojmë fëmijën tuaj të ketë një rikthim sa më të qetë e të suksesshëm në shkollë.
01/09/2025
🔍 Përmes lojës mësojmë më mirë!
Ky aktivitet ndihmon në:
✨ Zhvillimin e të menduarit logjik
🤝 Bashkëpunimin në grup
👁️ Vëmendjen ndaj detajeve
🧠 Të kuptuarit e rendit dhe ngjashmërisë
01/09/2025
📚✨ Mësojmë duke luajtur!
Tek Qendra Uno, fëmijët zhvillojnë aftësitë logjike, matematikore dhe bashkëpunimin përmes aktiviteteve argëtuese e edukative.
Në këtë aktivitet, ata punojnë në çift për të ndërtuar figura me kube, duke mësuar të ndjekin udhëzime, të mendojnë në mënyrë krijuese dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Mësimi bëhet i bukur kur shoqërohet me lojë dhe buzëqeshje! 🌈🤝
31/08/2025
🎶 Kur muzika bëhet mësim!
Në Qendra Uno, lojërat muzikore ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë koordinimin sy–dorë, aftësitë e dëgjimit dhe kreativitetin.
Çdo tingull është një hap drejt eksplorimit dhe vetë-shprehjes! 🌈✨
31/08/2025
Aktivitetet me lojëra funksionale, si shtëpia lodër, janë të dizajnuara për të mbështetur zhvillimin e aftësive kognitive, sociale dhe motorike.
Këto lojëra nxisin komunikimin, ndërveprimin shoqëror, imagjinatën dhe koordinimin sy–dorë, duke i kthyer momentet e lojës në mundësi të vlefshme të të nxënit.
31/08/2025
Një afterschool ndryshe nga të tjerët!
Në Qendra Uno, nuk kujdesemi vetëm për detyrat shkollore, por mbështesim fëmijët në zhvillimin e tyre akademik, emocional dhe social.
✨ Çfarë na dallon:
Përveç shërbimeve standarde, në qendrën tonë fëmijët përfitojnë edhe nga mbështetja e psikologëve tanë me aktivitete zhvillimore si:
• Ushtrime për kujtesën, vëmendjen dhe përqendrimin
• Aktivitetet për vetëbesim dhe aftësi sociale
• Menaxhimi i emocioneve përmes lojës dhe diskutimeve
• Lojëra që nxisin kreativitetin dhe imagjinatën
• Mbështetje për organizimin e kohës dhe përgjegjësive
🌟 Krijojmë një ambient të sigurt ku fëmijët mësojnë, rriten dhe ndihen të mbështetur!
📞 Na kontaktoni për më shumë informacion dhe regjistrime!
| Monday | 09:00 - 20:00 |
| Tuesday | 09:00 - 20:00 |
| Wednesday | 09:00 - 20:00 |
| Thursday | 09:00 - 20:00 |
| Friday | 09:00 - 20:00 |
| Saturday | 09:00 - 20:00 |
| Sunday | 09:00 - 20:00 |