Studente,
Drejtohuni faqes tone per problematikat tuaja.
Presim cdo paqartesi gjithashtu dhe pakenaqesite midis nesh.
Studenti.al
Studenti.al
Kjo faqe eshte hapur vetem per studentet shqiptare ne ndihmese te tyre me informacione te sakta nga
02/11/2015
SKANDALI SOT NE FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE
NE NDIHME TE STUDENTEVE TE ARRESTUAR
Studente te gjithe sot jemi sebashke :
Ne Fakultetin e Shkencave Sociale,nje grupim studentesh aktiviste,godasin me veze kryeministrin Rama...
Terroi dhe dhuna e tmerrshme,teksa godasin studentin ne kete video eshte nje skandal i rende per universitetin dhe boten rinore.
Rinia shqiptare ngrihet ne kembe kundrejt Kryeministrit Rama,per rritjen e tarifave universitare.
SKANDAL
https://www.youtube.com/watch?v=aKW0nCVzpLw
Momenti kur studentja godet me vezë Kryeministrin Edi Rama - Ora News- Lajmi i fundit- Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Një grup studentësh goditën me vezë Kryeministrin Edi Rama teksa po dilte nga Fakulteti i Shkencave Sociale ...
Universiteti ka nisur, si eshte atmosfera ne universitetet shteterore ?
Cilat jane pritshmerite tuaja ?
Urime studenteve te rinj
Si duket Tirana dhe stafi pedagogjik ?
Vazhdojne regjistrimet e maturanteve neper sekretarite universitare.
Si ju duket pergjegjesia e tyre ?
Ndani me ne mendimin tuaj.
Faleminderit
Universiteti po afron !
Maturante, regjistrimet ne sekretarite perkatese te Fakulteteve.
Mos harroni dokumentacionin perkates diplomen, dy foto, shtojcen marre nga Mas dhe me pas prerjen e mandat arketimit prej 1600 l ne bankat e nivelit te dyte.
Ju urojme suksese ne regjistrim dhe ne studime akademike !
Ju mirepresim !
NJOFTIM PER MATURANTET
Publikohet Libri i Transparencës
Libri i Transparencës plotëson tërësisht kuadrin e informimit të saktë dhe të plotë të maturantëve/kandidatëve, dukuri që përshkon të gjithë proçesin e Maturës Shtetërore dhe të pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP) nëpërmjet sistemit Meritë Preferencë. Në Librin e Transparencës cdo maturant/kandidat gjen të gjithë elementët përberës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme:
1- Mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme
2- Rezultatin e provimit të Letërsisë
3- Rezultatin e provimit të Matematikës
4- Rezultatin e provimeve të dy lëndëve me zgjedhje
5- Preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2, për programet e studimit që ofrojne IALP-të për vitin akademik 2015-2016
Vëmë në dukje se për maturantët/kandidatët të cilët ndër preferencat e përzgjedhura kanë edhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, pikët për këto programe studimi do të dalin pas publikimit të rezultateve të konkurseve.
Kujdes: Kjo është mundësia fundit i konkurrentëve për saktësimin e të dhënave të tyre. Çdo konkurrent që ka plotësuar Formularin A2 është përgjegjës për të dhënat e tij, si edhe respektimin e afateve për përcjelljen e pasaktësive nëse ka të tilla.
Njoftim zyrtar :
Te gjithe te rinjte shqiptare nga Kosova, Mal i Zi, Maqedoni dhe Lugina e Presheves qe kane deshire te ndjekin studimet ne universitetet e Shqiperise duhet te dorezojne diplomen e shkolles se mesme prane MAS ...
AFATI I FUNDIT ESHTE DATA 21 GUSHT
Të Drejtat dhe Detyrat e Studentëve
Studenti e fiton cilësinë si i tillë me regjistrimin në universitet dhe e humbet me marrjen nga ana e tij të diplomës universitare, ose të dëshmisë së kualifikimit, me përjashtimin nga shkolla ose me nënshkrimin e kërkesës për ç’regjistrim nga universiteti.
Studentët kanë të drejtë:
• Të pajisen me kartën e studentit;
• Të ndjekin programin e studimit dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore të organizuara në përputhje me statusin e tyre;
• Të shprehin opinionin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të universitetit;
• Të përdorin të gjitha instalimet e pajisjet për kryerjen e punës së tyre mësimoreshkencore, sipas programeve e rregulloreve përkatëse, të përdorin bibliotekat e mjediset sportive, kulturore e informative të universitetit;
• Të zgjedhin e të zgjidhen në këshillat e studentëve të fakulteteve përkatëse, në përputhje me përcaktimet e këtij Statuti;
• Të zgjedhin këshillat e studentëve të fakulteteve nga të cilat përftohet Këshilli i Studentëve të universitetit;
• Kur plotësojnë kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, të përfitojnë bursë studimi dhe shpërblime e çmime të veçanta për merita studimi e kërkimi shkencor që administrohen nga universiteti;
• Të organizohen në shoqata studentore jopolitike duke ju përmbajtur përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore përkatëse.
Detyrat e studentëve:
• Të zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga ky Statut, Rregullorja e universitetit, rregulloret e brendshme të fakulteteve, si dhe çdo akt ligjor apo nënligjor për arsimin e lartë;
• Të zbatojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga planet dhe programet mësimore;
• Të paguajë tarifën e shkollimit dhe të shërbimeve që ofron universiteti;
• Të respektojë kodin e etikës të miratuar nga Këshilli i Etikës;
• Të respektojë të drejtat e personelit akademik, ndihmës mësimor-shkencor, dhe administrativ si dhe të studentëve të tjerë.
• Mosrespektimi nga ana e studentëve i detyrimeve të përcaktuara në këtë statut dhe në rregulloren e fakulteteve ndëshkohet me masa disiplinore të përcaktuara në rregulloret e fakulteteve.
Këshillat Studentore
• Këshilli i Studentëve është një organizatë e pavarur e studentëve në universitet, i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Qëllimi i tij është promovimi i pjesëmarrjes së studentëve dhe koordinimi i përfaqësimit të tyre në organet drejtuese të universitetit.
• Këshilli i Studentëve shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm për universitetin, si programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar dhe cilësinë e shërbimeve. Në të gjithë aktivitetin e tij mbështetet nga organet drejtuese të universitetit.
• Këshilli i Studentëve përbëhet nga anëtarë, studentë të cilët zgjidhen çdo 2 vjet nga votat e drejtpërdrejta të studentëve dhe mbështeten në legjislacionin në fuqi. Pas organizimit të zgjedhjeve, Këshilli i Studentëve zgjedh kryetarin e tij si dhe vendos mbi strukturën,
mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tij.
• Këshilli i Studentëve nuk mund të organizohet në struktura të tjera politike e jopolitike jashtë universitetit.
Ne datat 20 dhe 23 gusht do te zhvillohen provimet e vjeshtes per maturantet mbetes.
Ndersa, provimet kombetare te matures shteterore jane te konfirmuara ne keto data :
Gjuhe e huaj: 01.09.2015
Gjuhe shqipe dhe letersi: 03.09.2015
Matematike: 07.09.2015
Provimet me zgjedhje:-11.09.2015
Ju urojme shume suksese !
Modalitetet e diplomimit
Në përfundim të kursit të plotë të programit të studimit, studentët kanë të drejtë të diplomohen për të fituar titullin përkatës profesional të përcaktuar në statut. Diplomimi bëhet si rregull nëpërmjet: përgatitjes dhe mbrojtjes së një teze diplome. Në raste të veçanta, vetëm për programet e studimit të ciklit të parë, diplomimi mund të bëhet me provim formimi në përputhje me kurrikulat mësimore të programeve të studimit.
Studenti nuk mund të mbrojë temën e diplomës / të japë provimin e formimit pa shlyer më parë të gjitha detyrimet dhe pa fituar numrin e krediteve të parashikuara në planet mësimore të programit përkatës të studimit.
Studenti, para mbrojtjes së punimit të diplomës/dhënies së provimit të formimit, duhet të ketë likuiduar të gjitha detyrimet financiare dhe materiale që mund të ketë me universitetin, bibliotekën shkencore, bibliotekën kombëtare, konviktet, etj.
Fakultetet përkatëse, brenda një muaji nga dita e fillimit të vitit shkollor, u bëjnë të njohur studentëve të vitit të fundit programet e provimeve të formimit dhe/ose tezat e diplomës.
Teza e diplomës të nivelit të parë
Teza e diplomës të nivelit të parë është një punim, në formën e një projekti apo përmbledhjeje punimesh të kryera në fushat e programit përkatës të studimit. Teza e
diplomës përmban kërkesa, mënyra e shtrimit të të cilave i jep mundësi studentit, që nëpërmjet njohurive të fituara gjatë periudhës së shkollimit, të tregojë aftësitë e tij për të zgjidhur elementë të veçantë të detyrave projektuese, probleme të prodhimit apo për të punuar me literaturën në fushën përkatëse.
Teza e diplomës eshtë e lidhur me disiplina të përafërta dhe mund të jetë individuale ose kolektive (dy-tre studentë). Në rastet e punimeve kolektive, studentet kanë të ndarë çështjet që do të trajtojnë, duke respektuar një ndarje afërsisht të barabartë të volumit të punës që do të kryejnë.
Tezat e diplomës dhe specialistët që do të udhëheqin punimin e tyre, përcaktohen nga departamenti përkatës dhe miratohen nga dekani i fakultetit. Në përcaktimin e tezave të diplomës, departamentet dhe fakultetet bashkëpunojnë me institutet kërkimore shkencore të UPT si dhe me institucione të tjera publike apo private që punojnë np style=ë fushat përkatëse.
Studenti ka të drejtë të shprehë dëshirën e tij në lidhje me tezën e diplomës që kërkon të zhvillojë, dhe udhëheqësin e tij. Ai mund të propozojë edhe vetë një tezë tjetër diplome sëbashku me udhëheqësin përkatës. Departamenti shqyrton të gjitha kërkesat specifike të studentëve, duke i harmonizuar ato me kushtet aktuale.
FIN është një nga fakultetet më të vjetra dhe më me eksperience në arsimin e lartë shqiptar. Ai është themeluar më 1951 si Degë Ndertim në kuadër të Institutit te Lartë Politeknik të Tiranës dhe më vonë pjesë e Universitetit të Tiranës. Në vitin 1983 Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit u krijua si njësi më vete në përbërje te UT. Që prej krijimit të Institutit Politeknik e deri më sot, FIN si njësi kryesore e UPT-së, i ka dhënë vendit një histori suksesi. Veprat më të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës mbajnë vulën e mendimit të përparuar dhe shkencor te inxhinierëve dhe arkitektëve të formuar në auditorët e FIN. Aktualisht janë diplomuar mbi 6200 studentë të profileve të ndryshme, midis të cilëve mbi 3500 inxhinierë ndërtimi, mbi 1000 inxhinierë hidroteknikë, mbi 900 arkitektë dhe urbanistë, mbi 300 inxhinierë mjedisi, mbi 500 inxhinierë gjeodetë. Aktualisht në FIN studiojnë rreth 4123 studentë të të gjitha profileve.
Departamentet
Departamenti i Konstruksioneve të Ndërtimit dhe Infrastrukturës së Transportit
Departamenti i Mekanikës së Strukturave
Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit
Departamenti i Hidroteknikës dhe Hidraulikës
Departamenti i Gjeodezisë
Diplomat:
BACHELOR në:
BACHELOR në Inxhinieri Ndërtimi
BACHELOR në Inxhinieri Hidroteknike
BACHELOR në Inxhinieri Mjedisi
BACHELOR në Inxhinieri Gjeodezi
MASTER SHKENCOR në:
1. MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Ndërtimi
Profili Ndërtim dhe Administrim
Profili Strukturist
Profili Infrastrukturë e Transportit
Profili Gjeoteknikë
2. MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Hidroteknike
3. MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Mjedisi
Profili Trajtim Ujrash
Profili Energjitikë
4. MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Gjeodezi
5. MASTER SHKENCOR
Diplomë e Dyfishtë në Inxhinieri Ndërtimi në partneritet me Ecole Speciale des Travaux Publics, Paris, FRANCE
PhD në:
Inxhinieri Ndërtimi
Inxhinieri Gjeodezi
Këshilli Kombëtar Studentor – KKS është konstituar në datën 21.05.2008 , bazuar në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 55 pas nje procesi zgjedhor të lirë, transparent dhe të pakontestueshëm.
Këshilli Kombëtar Studentor (KKS) është forumi legjitim, më i lartë, përfaqësues i studentëve shqiptarë dhe interesave të tyre. KKS është një institucion autonom dhe jashtë cdo ndikimi institucional dhe politik. Në Këshillin Kombëtar Studentor përfaqësohen të gjithë kryetarët e këshillave studentorë në nivel fakulteti të Universiteteve Publike dhe Jo publike.
Misioni i 'KKS'
Ne synojmë që të kemi një vizion të qartë përfaqësimi dhe promovimi të interesave akademike, kulturore, sociale, dhe ekonomike të studentëve shqiptarë.
Objektivat dhe Qëllimet
Promovimi i kësaj strukture dhe vënia në jetë e misionit të 'KKS' përmes implementimit të projekteve të 'KKS' dhe institucioneve të arsimit të lartë shqiptarë në bashkëpunim ndërmjet tyre.
Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në vendimarrje dhe në jetën publike.
Te rrisim bashkëpunimin me forumet studentore kudo në botë dhe në veçanti me struktura të ngjashme europiane.
Trajtimi dhe vënia në dukje e problemeve thelbësore që hasin studentët shqiptarë në jetën akademike dhe sociale duke mos reshtur në ndjekien e tyre deri në momentin e zgjidhjeve të duhura.
Angazhimi dhe pjesëmarrja në jetën aktive social-kulturore dhe sportive të studentëve, duke u kthyer në menaxhuesit kreativë të kohës së tyre.
Nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit rinor dhe rolit të të rinjve në zhvillimin e vendit.
Ky vizion është i konceptuar për të rritur përfaqësimin dhe vendimarrjen studentore.
Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës ka si objektiv të tij të promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve. Këshillat e studentëve shprehin mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.
Aktivitetet e Këshillit Kombëtar Studentor
Dita e debatit:
Ky është një aktivitet ku studentët kanë mundësi të tregojnë aftësitë e tyre debatuese. Formati i debatit është ai i Karl Popper-it ku studentët ndahen në grupe me nga tre anëtarë dhe mbrojnë tezën e tyre në lidhje më një temë të caktuar. Debati i fundit i realizuar ka qenë ai në Fakultetin e Ekonomisë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Address
Tirane
Tirana