01/04/2026
Vërtet bota është modernizuar dhe shumica e vajzave nuk i qëndisin më çarçafët e mbulesat e pajës, por kurse të tilla ende kanë vlerë, sepse duart që krijojnë nuk zëvendësohen dot nga teknologjia. 🪡✨🌸
Jo thjesht si hobby, por edhe si profesion:
I. 🪡 KURS QËNDISJEJE 🪡🌸
(Grupmosha 12+ vjeç)
Ky kurs synon të mësojë bazat dhe teknikat e qëndisjes, duke zhvilluar aftësitë kreative dhe punën me dorë.
📅 Periudha: 3 prill – 12 qershor 2026
💰 Çmimi: 15,000 lekë
🧵 Çfarë do të mësohet?
✔️ Mbajtja e pëlhurës, gjergjefit dhe gjilpërës
✔️ Teknikat bazë dhe të avancuara të qëndisjes:
• Punim shkop
• Gërshet
• Nevert
• Zig-zag
• Rokoko
• Mbushje
• Azhur
• Aplikim
• Punim me rruaza dhe fije ari
✔️ Aplikim në figura të thjeshta
✔️ Kompozim
✔️ Transferim figurash në pëlhurë
✔️ Vizatimi i lirë dhe ai konvencional
✔️ Punime me tematikë
II. 👗✂️ KURS “STILIM DHE MODELIM VESHJESH” ✂️👗
📅 Periudha: 3 prill – 12 qershor 2026
💰 Çmimi: 15,000 lekë
Programi përfshin:
✔️ Njohjen e veshjes dhe elementet e modelimit
✔️ Vëzhgim burimesh & realizim vizatimesh
✔️ Ilustrim mode në trup (skicim, kolazh)
✔️ Ngjyrat dhe pëlhurat
✔️ Mulazh, draping & zhvillim modeli
Një hap i parë drejt botës së dizajnit dhe modës ✨
Të premteve pasdite!!!