28/09/2026
🎓 Hapet thirrja për bursa Erasmus+ në Universitetin Hasan Kalyoncu në Turqi! 🇹🇷✨
Universiteti i Tiranës fton studentët e tij të aplikojnë për mobilitet studimor gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026-2027 në Universitetin Hasan Kalyoncu në Turqi.
💡 Detajet e bursës:
• Nivelet e studimit: Bachelor, Master dhe PhD (1 semestër).
• Fushat e studimit: Gjuhë e huaj, Administrim Biznesi, Ekonomiks, Menaxhim, Financë, Shkenca Politike, Shkenca Sociale, Gazetari dhe Informacion.
• Mbështetja financiare: 800 EUR/muaj kompensim mujor + mbulim i kostove të udhëtimit sipas distancës (180 – 1,100 EUR).
• Tarifa e shkollimit: Falas në universitetin pritës.
📄 Dokumentet e nevojshme:
• CV & Letër Motivimi (Anglisht ose Turqisht, sipas programit)
• Kopje e pasaportës
• Vërtetim studenti & Listë notash (me përkthim zyrtar në Anglisht/Turqisht; për Master/PhD duhet edhe diploma dhe lista e notave të cikleve të mëparshme)
• Certifikatë e gjuhës së huaj (Niveli B2 Anglisht ose Turqisht)
• Formular Aplikimi (Application Form)
• Learning Agreement i firmosur nga të gjitha palët (përzgjidhni lëndë identike me ato të semestrit të dytë për t'ju njohur kreditet).
🔗https://drive.google.com/file/d/1Ij0lWso7SWSc0JkcTEslp58jk9ohm6Ko/view?usp=sharing
⏰ Afati i aplikimit: 21 Tetor 2026, ora 10:00.
📍 Aplikimi: Dokumentet dorëzohen dorazi pranë Rektoratit të UT-së (Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë) si dhe dërgohen të skanuara në 📧 [email protected].
Suksese! 🚀