13/01/2025
Në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u zhvillua trajnimi me temë "Siguria Dixhitale; sfidat dhe rrugët si të mbrohemi". Trajnimi u mbajt nga Prof. Assoc. Dr. Erlis Çela dhe kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe aftësimin e studentëve për t’u mbrojtur në mjedisin dixhital. Trajnimi filloi me një prezantim të sfidave kryesore që paraqet siguria dixhitale në epokën e informacionit, duke përfshirë kërcënimet kibernetike, privacinë e të dhënave dhe manipulimin e informacionit.
Prof. Çela ndau shembuj konkretë mbi mënyrën se si individët dhe organizatat janë ekspozuar ndaj këtyre sfidave dhe pasojat që ato kanë në jetën e përditshme.
Pjesa e dytë e trajnimit u përqendrua te strategjitë dhe mjetet që mund të përdoren për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë përdorimin e fjalëkalimeve të forta, aplikacioneve të sigurta dhe konfigurimeve të privatësisë në rrjetet sociale.
Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë e edukimit mbi sigurinë dixhitale për të identifikuar dhe shmangur burimet e informacionit të rremë dhe sulmet phishing. Në pjesën e fundit, trajnimi u fokusua te zbatimi praktik i njohurive të marra. Studentët patën mundësinë të diskutojnë sfidat që ata kanë hasur në përdorimin e internetit dhe të reflektojnë mbi mënyrat më efektive për të qëndruar të sigurt online. Trajnimi theksoi se siguria dixhitale është një element kyç i Edukimit për Median dhe Informacionin, i cili ndihmon individët të bëhen përdorues të ndërgjegjshëm dhe të mbrojtur të teknologjisë.
Në trajnim morën pjesë studentë të ciklit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë.
13/01/2025
Në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u zhvillua trajnimi me temë “Zakonet tona të konsumit të medias: From viewing to scrolling”. Trajnimi i zhvillua nga lektori i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, MSc. Alban Tufa.
Përgjatë trajnimit u diskutua se si ka ndryshuar mënyra se si ne i konsumojmë mesazhet mediatike, se si mediat dhe platformat konkurrojnë për vëmendjen tonë, çfarë i kanë shkaktuar ato përqendrimit dhe aftësisë sonë për tu fokusuar gjatë në një përmbajte më tradicionale. Më tej në trajnim u diskutua se si ndikon konteksti në mënyrën se si ne i konsumojmë mesazhet mediatike.
Në pjesën e fundit trajnimi u fokusua te çrregullimi i mediave sociale, varësia ndaj asaj që sot quhet scrolling, dhe te antidoti i tyre, gjithë duke sugjeruar njohjen e medias, njohjen se si platformat funksionojnë, thënë ndryshe, Edukimi për Median dhe Informacionin.
Në trajnim morën pjesë studentë të ciklit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, të cilët ngritën pyetje për diskutim rreth mënyrave të konsumit dhe prodhimi të përmbajtjeve mediatike.
13/01/2025
Në kuadër të Javës së Edukimit për Median dhe Informacionin, në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u shfaq dokumentari me titull “Fake famous”. Dokumentari eksploron industrinë e ndikuesve të mediave sociale me një eksperiment social inovativ ku tre persona në Los Anxhelos, me ndjekës relativisht të vegjël në shoqëri, përpiqen të bëhen influencues të famshëm duke blerë ndjekës të rremë dhe një mori robotësh.
Studentët nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë e ndoqën dokumentarin në Sallën e Konferencave.
Pas përfundimit të dokumentarit ata u angazhuan në diskutime mbi rolin e ndjekësve të rremë dhe robotëve në krijimin e një imazhi të dizajnuar karshi një personi apo situate.
13/01/2025
Në kuadër të Javës së Edukimit për Median dhe Informacionin, në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u zhvillua një debat studentor duke vënë përballë dy ekipe, kur njëri prej tyre mbrojti idenë se platformat e tilla si TikTok duhet të mbyllen ose të kontrollohen më ligj, ndërsa ekipi tjetër mbrojti idenë që duhet të edukojmë përdoruesit rreth medias dhe informacionit.
Përgjatë debatit të dyja grupet parashtruan argumentet dhe qëndrimet e tyre, si dhe ngritën kundër argumente. Në debat morën pjesë studentë nga programe të ndryshme, bachelor dhe master të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë.
Juria u përbërë nga Prof. Asoc. Dr. Eriketa Sogutlu, përgjegjëse e Departamentit të Edukimi dhe Gjuhës anglez; MSc. Alban Tufa, lektor në Departamentin e Shkencave të Komunikimit dhe Marina Zela, asistente pranë të njëjtit departament.
Debati u zhvillua në bashkëpunim me Klubin e Debatit dhe me Klubin e Edukimit Mediatik.
12/12/2024
Episodi nr. 7 i podkastit të kolegëve në Departamentin tonë. Ju ftojmë ta ndiqni!
Njerëzit që na rrethojnë, një podkast pa të ftuar- Episodi 07
Kur rritemi, ose së paku kur jemi të vetëdijshëm për gjërat që dimë, shpesh na duket sikur këto dije i kemi patur gjithmonë. Ndërsa në raste kur marrim një v...
29/11/2024
Këtë herë të pestë të podkastit “Objektiv” folëm me prof Erlis Cela se si kanë ndryshuar shkollat e komunikimit dhe gazetarisë, ndryshimi i tregut, të mirat dhe sfidat e profesionit.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni podkastin e plotë.
Ndryshimet që kanë pësuar shkollat e gazetarisë dhe komunikimit, i ftuar Prof. Asoc. Dr. Erlis Çela
Si kanë ndryshuar universitetet dhe në mënyrë specifike si janë transformuar shkollat që përgatisin ekspertë të komunikimit dhe gazetarë? Kush janë disa nga ...
22/11/2024
Seri a katërt e podkastit “Objektiv”. Ju ftojmë ta ndiqni!
Alfabeti, gjuha dhe kombi, i ftuar Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi - Episodi 04
Me rastin e shpalljes së vitit 2024 si “Viti i Gjuhës Shqipe” nga Ministria e Arsimit diskutuam në serinë e këtij podkasti me Dekanin e Fakultetit të Shkenca...
13/08/2024
🇺🇸📚 Rubin Patoshi ishte studenti i radhës që u përzgjodh të ishte pjesë e programit SUSI 2024.
Rubini student në programin Komunikim Marketingu dhe Marrëdhënie publike ishte pjesë e një përvoje 6-javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Universitetin e Arizonës .
Përgjatë këtyre javëve pjesmarrësit e programit u trajnuan mbi median dhe komunikimin, udhëtuan në shtete të ndryshme të Amerikës dhe patën kështu një përvojë të mrekullueshme profesionale dhe kulturore.
Nëse doni dhe ju të bëheni pjesë e mundësive të tilla si SUSI Program jeni të mirëpritur të aplikoni në programet tona të studimit. 😍
09/06/2024
Class of 2024🎓
✅73 studentë nga Departamenti i Shkencave të Komunikimit mbyllën me sukses rrugëtimin akademik dhe tashmë janë të gatshëm që dijet e fituara në këto vite t’i vënë në shërbim të vendit dhe shoqërisë.
Të pranishëm në ceremoni ishin prindër, familjarë, drejtues të institucioneve të ndryshme, të ftuar, pedagogë dhe anëtarë të tjerë të Kolegjit Universitar Bedër, etj. Fjalën e hapjes e mbajti Rektori i “Bedër”, Prof. Dr. Gjergj Sinani, i cili uroi studentët dhe shprehu bindjen se ata do të jenë një vlerë e shtuar për të gjithë. Ai falenderoi dhe stafin për punën e kryer me aq përkushtim në këto vite, duke mundësuar diplomimin e studentëve.
Studentët e ekselencës së Departamentit të Shkencave të Komunikimit u pajisën me certifikata në shenjë merite dhe vlerësimi.
Departamenti i Shkencave të Komunikimit ju uron suksese të mëtejshme studentëve të brezit të njëmbëdhjetë të diplomuarve!
👩🎓👨🎓🎓
17/05/2024
Momente nga trajnimi për "Fake news" i realizuar nga gazetarja ukrainase dhe ekspertja e komunikimit Znj. Olena Churanova.
Ishte një mundësi mjaft e mirë për studentët të merrnin njohuri mbi fake news dhe të shikonin raste konkrete se si lajmet mbi luftën në ukrainë manipulohen , duke përfshirë këtu më tepër manipulimin e fotove dhe videove.