09/10/2025
KUSH FOLI?
Do ta zbulojmë vetëm më 22 Tetor, ora 20:00, në ArTurbina.
Do të qeshim, do të qajmë dhe do të shijojmë një nga shfaqjet më autentike të skenës shqiptare, sjellë nga ventrilokuistja e parë shqiptare, Arjeta Dhima.
Xha Teli, Nona Nina, Znj. Rita, Goca, Naçu & Sindi – si në një orkestër, do të rikrijojnë realitetin social shqiptar me hijeshi, humor dhe reflektim.
6 personazhe nga 1 person i vetëm.
Mos harroni edhe 3 maskotat, që e bëjnë publikun pjesë të skenës në mënyrën më të natyrshme.
Një shfaqje që bashkon artin, ironinë dhe ndjeshmërinë njerëzore në një formë që nuk është parë më parë në Shqipëri.
Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Me produksion nga PRE POST ()
Dhe mbështetjen e partnerëve
📍 ArTurbina, Teatri Eksperimental – Salla 150
📞 Për rezervime: 069 407 7755