07/12/2015
Ne nje kohe ku mbizoteron teknologjia dhe komunikimi virtual, te rinjte kane harruar pjesen me te vyer nga e cila e ka origjinen gjithcka per te cilen lexojme ne rrjetet sociale: libri.
Per POLIS, mendja eshte celesi kyc per te krijuar gjera sa me te bukura. Ja p***e ekziston dhe POLIS_BookClub, nje aktivitet qe ofrohet ne biblioteken e Universitetit POLIS, ku zhvillohen diskutime per libra te ndryshem. Sot me shume se kurre, cdokush nga ne duhet te perpiqet te nxise ndergjegjesimin per te lexuar sa me shume. Nepermjet diskutimeve dhe shkembimeve te ideve, lindin ide gjeniale, zbulohen aftesi qe mendojme se nuk i kemi. Secili nga ne ka mundesine te sjelle nje risi, te jape nje zgjidhje. Mjafton thjesht nje trajnim i mendjes, nje liber me shume per te lexuar, qe te ndryshojme dicka ne realitetin tone. Mirepresim cdo nisme te studenteve per aktivitete te tilla.