Instituti i Studimeve Evropiane - Faqja Zyrtare

Instituti i Studimeve Evropiane - Faqja Zyrtare Instituti i Studimeve Evropiane. Drejtor: Prof. Dr. Aljula Jubani Instituti i Studimeve Evropiane është krijuar me VKM nr 1182 me dt. 3 Dhjetor 2009.

(ISE) është njësi kryesore e Universitetit të Tiranës (UT), që ofron programe studimi të ciklit II, Master i Shkencave, si edhe të ciklit III: Master Ekzekutiv dhe Doktoraturë. Ai ngrihet mbi një përvojë të pasur mësimdhënie akademike dhe mbi një eksperiencë 10 vjeçare të nisur nga Qendra e Studimeve Evropiane të hapur me VKM nr.588, datë 02.11.2000. Ajo ishte fryt i një projekti të fituar në vitin 1999, pas një aplikimi të bërë tek Programi TEMPUS dhe është ideuar me asistencën e drejtpërdrejtë të Universitetit Katolik të Leuvenit, të Universitetit të Bonit, të Universitetit të Hapur të Budapestit, të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe të disa ambasadave të huaja tek ne. Në këtë qendër janë diplomuar 176 studentë, midis të cilëve zyrtarë të Këshillit të Ministrave, të institucioneve qendrore, të organizatave ndërkombëtare me seli në Tiranë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, pedagogë të universiteteve shqiptare e të tjerë. Personeli akademik i Institutit përbëhet nga profesorë vendas e të huaj dhe ndërkaq në listën e lektorëve vizitorë përfshihen: Z. Sali Berisha, ish-President i Republikës dhe Kryeministri aktual; Z. Jan Figel, Komisioner i BE-së për Arsimin, zyrtarë të lartë të BE-së dhe mjaft pedagogë të huaj. Trupa e pedagogëve përbëhet nga profesorë të fakulteteve të shkencave politike, juridikut, ekonomikut dhe histori-filologjisë. Gjithashtu, është paraparë që këtij stafi të mund t’i bashkëngjiten profesionistë nga institucione të ndryshme dhe fusha e politikës, si dhe zyrtarë nga institucionet evropiane e gazetarë të huaj me reputacion, përvoja e të cilëve do të ndihmonte në thellimin e njohurive dhe do të shërbente si burim i specializuar në punën e studentëve. Në këtë kuptim, grada “Master në Studime Evropiane” është një etapë e rëndësishme në zinxhirin arsimor të gjithsecilit. Ajo përfshin studime në aspektin ekonomik, në jurisprudencë e në histori, të cilat lidhen me ndërtimin e Evropës së bashkuar, si dhe me studimin e aspekteve politike të BE-së, si ato të brendshme, ashtu edhe ato të jashtme

Qëllimi parësor është që të rinjve t’u ofrohet një arsimim sa më i plotë, të cilët më pas të jenë të aftë t’i shpalosin njohuritë që kanë marrë, në të gjitha fushat ku ata do të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar kësisoj të tjerët të integrohen sa më natyrshëm në këtë bashkësi të madhe e të ndërlikuar. Masteri në Studime Evropiane që zhvillon aktualisht Instituti, (pasi kanë marrë akreditimin dhe tre Mastera të tjerë të profilizuar mbi Politikën dhe Qeverisjen në Evropë, Diplomacinë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE-së dhe Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane), është një kurs që i mbrun studentët me njohuritë e nevojshme dhe mjetet analitike për të kuptuar dhe vlerësuar procesin e integrimit evropian. Ai i përgatit studentët për ato profesione që lidhen me dimensionet evropiane në nivele të ndryshme të qeverisjes (evropiane, rajonale, shtetërore dhe vendore), në krijimin e lobeve dhe në krijimit e grupeve të ekspertëve (think tanks) që kanë të bëjnë me institucionet evropiane, si dhe me një larmi çështjesh të tjera ekonomike e shoqërore, në të cilat kërkohen njohuri të veçanta mbi problematikat evropiane. Për shkak të natyrës së çështjes në diskutim, në vija të përgjithshme, mund të themi se tek ky master studentët aftësohen si ekspertë të integrimit evropian, duke u mbështetur në parametrat që ofron Universiteti i Tiranës. Kjo gjë bën të mundur kuptimin sa më mirë prej tyre të aspekteve të ndryshme të historisë, politikës, kulturës, ekonomisë dhe jurisprudencës evropiane etj. Programi është menduar për të diplomuarit, që kanë dëshirë të kontribuojnë në procesin e tranzicionit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si dhe pozicionimit të saj të suksesshëm kur të bëhet pjesë e procesit të integrimit. Kursi master nuk është menduar t’i ofrohet një grupi të mbyllur individësh, çka lidhet me natyrën e tij ndërdisiplinore. Programi është i hapur jo vetëm për individët nga fushat e shkencës, por edhe nga institucionet e ndryshme, siç janë të gjitha nivelet e administratës shtetërore, bizneset, organizatat joqeveritare, nga fusha e arsimit, media etj. Në aspektin e institucioneve shtetërore, por dhe nga përvoja e Qendrës gjatë 9 viteve të aktivitetit të saj, ky Master është shumë joshës për diplomatët aktualë dhe ata të ardhshëm, për zyrtarët dhe ekspertët e të gjitha niveleve të qeverisjes, të ministrive të ndryshme, të sistemit gjyqësor etj. Drejtuesit aktualë dhe ata të ardhshëm të bizneseve mund të përfitojnë nga ky program, përderisa ata janë të interesuar në sferën e bashkëpunimit të bizneseve të ndryshme me Bashkimin Evropian. Përveç sferës shtetërore dhe biznesit, organizatat joqeveritare po bëhen përditë e më shumë faktori i tretë i rëndësishëm në zhvillimin e çdo shoqërie. Roli i tyre në Bashkimin Evropian do të jetë shumë interesant, duke e bërë kësisoj tejet të domosdoshme që të punësuarit në to që ato të kenë njohuritë e duhura në këtë drejtim. Gjithashtu, është e nevojshme që institucionet arsimore, ato shkencore, mediat etj., të kenë në përbërjen e tyre një personel ekspertësh në çështjet evropiane, me qëllim që këto njohuri t’i përhapin tek publiku i gjerë. Pra, programi Master në Studime Evropiane është menduar për një rreth të gjerë individësh, nga shumë fusha të jetës në Shqipëri, e ka për qëllim; të përgatisë studiuesit e specialistët e lartë për fushën studimeve evropiane, të mbështesë kultivimin e vlerave evropiane në Shqipëri, dhe të asistojë shoqërinë e qeverinë shqiptare në procesin e integrimit evropian, për një anëtarësim me të drejta të plota të saj në BE.

Në kuadër të Projektit: 101235913 — MEDIATOR — ERASMUS-EDU-2025-CBH, në datën 15-17.06.2026 u zhvillua në Arnhem-Mbretër...
28/09/2026

Në kuadër të Projektit: 101235913 — MEDIATOR — ERASMUS-EDU-2025-CBH, në datën 15-17.06.2026 u zhvillua në Arnhem-Mbretëria e Hollandës vizita studimore me pjesëmarrjen e partnerëve të këtij projekti ku ISE, UT është një prej tyre. Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore ishin: Prof.Dr. Migena Leskoviku (drejtuese e projektit) dhe Prof.Dr. Aljula Jubani.
Vizita studimore kishte për qëllim dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes mes arsimit të lartë, sistemit ligjor dhe praktikave të ndërmjetësimit në Shqipëri dhe Kosovë. Vizita në Netherlands Business Academy kishte për qëllim trajnimin mbi integrimin e moduleve të specializuara të ndërmjetësimit në kurrikulat ekzistuese të arsimit të lartë, në kuadër të projektit Erasmus+ CBHE MEDIATOR (Modernizing Education with Dispute Intervention and Training for Occupational Readiness).

🎓 Ceremonia e diplomimit e studentëve të Institutit të Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës ishte një moment ...
25/09/2026

🎓 Ceremonia e diplomimit e studentëve të Institutit të Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës ishte një moment i veçantë për të diplomuarit tanë dhe për të gjithë ne në ISE.

Kishim kënaqësinë që në këtë ditë të rëndësishme të na bashkohej Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni. E falënderojmë për praninë dhe për mesazhin e saj drejtuar të diplomuarve tanë.

Një falënderim i veçantë për Prof. Aleksandar-Andrija Pejović, ekspert i integrimit evropian, për kontributin e tij në formimin e studentëve dhe për praninë në këtë moment të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre akademik.

Urime të gjithë të diplomuarve! 🎓🇦🇱🇪🇺

Rrugëtimi i radhës mund të jetë juaji. Aplikimet janë të hapura për programet e studimit të ISE-së:

🎓 Master i Shkencave
• Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të BE-së
• Legjislacion dhe Institucionet e BE-së
• Politika dhe Qeverisja në Europë
• Policies and Governance in the Europe

🎓 Master Ekzekutiv
• EU Membership and Accession Negotiations

Zgjidhni programin që i përgjigjet synimeve tuaja dhe bëhuni pjesë e brezit të ardhshëm të profesionistëve të integrimit evropian. 🇦🇱🇪🇺

10/09/2026

Whether in mobile phones, medical devices or solar power systems: physical phenomena are part of our everyday lives. The vast scope of this discipline will be explored at a major conference taking place at the University of Graz from 20 to 25 September 2026. More than 750 scientists will transform t...

📢 Hapen aplikimet për programet Master të Shkencave në Institutin e Studimeve Evropiane!🎓 Universiteti i Tiranës, përmes...
09/09/2026

📢 Hapen aplikimet për programet Master të Shkencave në Institutin e Studimeve Evropiane!

🎓 Universiteti i Tiranës, përmes Institutit të Studimeve Evropiane, ofron programe Master të Shkencave të fokusuara në Bashkimin Europian, politikat dhe qeverisjen europiane, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe procesin e anëtarësimit në BE.

📅 Afati i aplikimit për fazën e parë: 2 tetor 2026.
📩 Për më shumë informacion: [email protected]

🇪🇺 Zgjidhni programin që i përshtatet profilit dhe synimeve tuaja profesionale dhe bëhuni pjesë e një mjedisi akademik të orientuar drejt sfidave europiane të së ardhmes.
Ndërtoni të ardhmen tuaj profesionale.

26/08/2026

🚨 Kanë mbetur edhe pak ditë për të aplikuar në praktikën “Blue Book”!

Nëse ke përfunduar studimet Bachelor ose ke një kualifikim profesional, mund të aplikosh për një praktikë 5-mujore me pagesë pranë Komisionit Evropian. 🇦🇱🇪🇺

Praktika fillon në mars 2027 dhe të jep mundësinë të fitosh përvojë profesionale, të njohësh nga afër punën e Komisionit Evropian dhe të bashkëpunosh me kolegë nga e gjithë Evropa.

⏳ Afati i aplikimit: 4 shtator 2026
Mos e humb këtë mundësi. Apliko tani!

🔗 https://traineeships.ec.europa.eu/about/programme-essentials_en

—

🚨 Only a few days remain to apply for the “Blue Book” traineeship!

If you have completed a Bachelor’s degree or hold a vocational qualification, you can apply for a five-month paid traineeship at the European Commission. 🇦🇱🇪🇺

Starting in March 2027, the traineeship offers the opportunity to gain professional experience, see the work of the European Commission from the inside and collaborate with colleagues from across Europe.

⏳ Application deadline: 4 September 2026
Don’t miss this opportunity. Apply now!

🔗 https://traineeships.ec.europa.eu/about/programme-essentials_en



European Commission
EU Enlargement & Eastern Neighbourhood
European External Action Service - EEAS

Një mundësi shumë e mirë për të diplomuarit në Institutin e Studimeve Evropiane. Përmes webinarit “Bëhu diplomat i Shqip...
25/07/2026

Një mundësi shumë e mirë për të diplomuarit në Institutin e Studimeve Evropiane. Përmes webinarit “Bëhu diplomat i Shqipërisë Evropiane” mund të njiheni me perspektivat e karrierës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Evropiane

📌 Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë, organizon webinarin “Bëhu diplomat i Shqipërisë Evropiane”, ku do të prezantohen mundësitë për të ndërtuar një karrierë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si edhe procesi i aplikimit dhe i përzgjedhjes për pozicionet e hapura aktualisht.

🎯 Webinari u dedikohet kandidatëve që kanë përfunduar studimet Master i Shkencave dhe kanë minimumi një vit përvojë pune, të interesuar për të nisur një karrierë dhe një rrugëtim unik në shërbimin publik.

💡 Gjatë webinarit do të njiheni me:

🔸 Procesin e aplikimit dhe të përzgjedhjes në shërbimin civil
🔸 Profilin dhe kompetencat që kërkohen për pozicionet e lira
🔸 Mundësitë e zhvillimit profesional dhe rrugëtimin e karrierës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme
🔸 Përvojat dhe këshillat e profesionistëve të ministrisë

Në fund të webinarit do të keni mundësinë të bëni pyetjet tuaja dhe të informoheni mbi pozicionet vakante në shpalljen me kod 7786 👉 https://rekrutimi.administrata.al/shpalljet/shfaq/7483.

📅 29 korrik 2026
🕕 Ora: 18:00
💻 Online

🔗 Regjistrohu këtu: d05f3db5-9a3e-4676-8fb7-69be5f37b992@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/d05f3db5-9a3e-4676-8fb7-69be5f37b992@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72

07/07/2026

Instituti i Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës 🏫, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik (DRFPP) të qarkut Elbasan, zhvilloi takimin e parë në kuadër të projektit 🔬 PTI 2026: “Krijimi i një modeli për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore të DRFPP përmes arsimit digjital – Rast studimor, qarku Elbasan”, i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI.

Ky projekt synon të krijojë një model të qëndrueshëm për forcimin e kompetencave digjitale 💻 të instruktorëve të formimit profesional, duke ndërthurur kërkimin shkencor 🔎 me metoda inovative të mësimdhënies dhe përdorimin e teknologjisë. Ai kontribuon në modernizimin e arsimit profesional dhe mbështet prioritetet e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të Kapitujve 10, 25 dhe 26 të Acquis Communautaire.

Gjatë takimit u prezantuan objektivat, metodologjia dhe rezultatet e pritshme, si dhe u përcaktuan hapat e parë të zbatimit të projektit. Projekti parashikon hartimin e një manuali 📕 për aftësitë digjitale të instruktorëve, zhvillimin e burimeve dhe platformave digjitale, si dhe publikime shkencore 📄 dhe trajnime për stafin e DRFPP Elbasan.

Mirela Kumbaro Furxhi
Universiteti i Tiranës Faqja Zyrtare
Instituti i Studimeve Evropiane - Faqja Zyrtare
Qendra e Formimit Profesional Publik Elbasan

29/06/2026
02/06/2026

Me studentët në leksionin e fundit të zhvilluar në kuadër të modulit Jean Monnet “PerformEU”, duke përmbyllur një tjetër vit të suksesshëm akademik plot diskutime, ide dhe njohuri mbi procesin e integrimit evropian 🇪🇺

Shihemi së shpejti në Shkollën Verore, aktivitetin e fundit të këtij rrugëtimi





Address

Rruga E “Elbasanit”, Fakulteti I Histori Filologji
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Studimeve Evropiane - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Instituti i Studimeve Evropiane - Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share