Qendra e Gjuhës Greke

Qendra e Gjuhës Greke

Share

Qendra e Gjuhës Greke, pjesë e Fondacionit LOGOS ofron kurse të gjuhës greke

24/12/2025
20/10/2025

🇦🇱 Në nderim dhe kujtim të Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Shqipësisë, Anastas, Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës i Kolegji Universitar Logos organizon Konferencë Ndërkombëtare në Tiranë dhe në Shën Vlash, më 22–24 janar 2026, me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes së Tij nga jeta (25 janar 2025).

Konferenca, me temë “Madhështia në të bërët dhe në të mësuarit” (Mat. 5:19), do të zhvillohet nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan. Në këtë veprimtari do të paraqesin kumtesat e tyre akademikë, klerikë dhe laikë, në gjuhën angleze, në kuadër të tre njësive tematike: a) bashkëpunimi ndërkristian dhe ndërfetar, b) ungjillëzimi-dëshmia dhe themelimi teologjik i veprës, c) shembulli i Shqipërisë.

Konferenca do të mbyllet me kremtimin e Liturgjisë Hyjnore dhe me meshën përkujtimore në Katedralen ″Ngjallja e Krishtit‶ në Tiranë.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
-----------------------------
🇬🇧 Ιn honor and memory of the late Archbishop Anastasios of Albania an International Conference with the theme "Greatness of doing and teaching" (Mt 5:19) is organized by the Department of Theology & Culture of Logos University College in Tirana and Saint Vlash (January 22-24, 2026), on the first anniversary of his passing (January 25, 2025).
At the Conference, which is under the auspices of the Archbishop of Tirana, Durrës and All Albania Ioanni, academics, clergy and laity, will intervene in English on three thematic topics: a) inter-Christian and interreligious cooperation, b) evangelization-theological development and practice, c) the example of Albania.
The conference will close with the Divine Liturgy and the memorial service at the Cathedral "Resurrection of Christ" in Tirana.
-------------------------------
🇬🇷 Εις τιμήν και μνήμην του μακαριστού Αρχιεπισκόπου Αλβανίας κυρού Αναστασίου το Τμήμα Θεολογίας και Πολιτισμού του Πανεπιστημιακό Κολλέγιο Λόγος διοργανώνει διεθνές συνέδριο στα Τίρανα και τον Άγιο Βλάσιο (22-24 Ιανουαρίου 2026), κατά την πρώτη επέτειο από την κοίμησή του (25 Ιανουαρίου 2025).
Στο Συνέδριο που έχει θέμα «Μεγαλείο πράξης και διδασκαλίας» (Μτ. 5:19) και τελεί υπό την αιγίδα του Αρχιεπισκόπου Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας κ. Ιωάννη, πρόκειται να παρουσιάσουν εισηγήσεις ακαδημαϊκοί, κληρικοί και λαϊκοί, στην αγγλική γλώσσα πάνω σε τρεις θεματικές ενότητες: α) διαχριστιανική και διαθρησκειακή συνεργασία β) ευαγγελισμός -θεολογική τεκμηρίωση και πράξη, γ) το παράδειγμα της Αλβανίας.
Το συνέδριο θα λήξει την Κυριακή 25 Ιανουαρίου με τη θεία Λειτουργία και την επιμνημόσυνη δέηση στον Καθεδρικό Ναό «Ανάσταση του Χριστού» στα Τίρανα.

08/05/2025

𝗣𝗲̈𝗿 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝘃𝗷𝗲𝘁, 𝗼 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘇𝗼𝘁!

Me rastin e së kremtes së Shën Joan Theologut,
lutemi që ndriçimi dhe dashuria hyjnore të vijojnë të jenë udhërrëfyes në misionin e shenjtë baritor të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit.

Stafi i Kolegjit Universitar “LOGOS” i përcjell urimet më të përzemërta Fortlumturisë së Tij,
𝗣𝗲̈𝗿 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝘃𝗷𝗲𝘁, 𝗼 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘇𝗼𝘁! 🙏

18/04/2025
17/04/2025

𝐌𝐄𝐒𝐀𝐙𝐇𝐈 𝐈 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐏𝐈𝐒𝐊𝐎𝐏𝐈𝐓 𝐉𝐎𝐀𝐍,
𝐏𝐀𝐒𝐇𝐊𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟓

FITORJA MBI VDEKJEN

Klerit dhe popullit shpresëtar
Bij të shtrenjtë në Zotin,

𝐈
Pashka është përkujtimi i Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht dhe e vërteta themelore e besimit dhe e jetës sonë. Nëse nuk do të kishte pasur Ngjallje, nëse nuk do të ishte mundur vdekja, atëherë predikimi dhe besimi ynë i krishterë do të ishte i kotë (I Kor. 15:14), thekson apostulli i madh, sepse vetëm nëpërmjet Ngjalljes së Zotit, natyra jonë njerëzore mori rëndësinë dhe kuptimin e saj të vërtetë. Fitorja e Tij mbi vdekjen është një fitore universale, për të gjitha kohërat dhe për të gjithë popujt, fitore me të cilën mund të gëzohet çdo njeri. Çdo fitore tjetër në botë ka krijuar ndarje dhe vazhdon t’i ndajë njerëzit nga njëri-tjetri. Kur një fiton, një tjetër humb. Njëri gëzohet dhe tjetri hidhërohet. Ndërsa në fitoren e Ngjalljes së Krishtit, duhet të gëzohen të gjithë, sepse mundet vdekja, armiku i përbashkët i të gjithë njerëzve.

Këtë Pashkë ne nuk e kemi mes nesh Kryepiskopin tonë të dashur Anastas. Por zemrat tona ngushëllohen duke ditur se ai tani ndërmjetëson për ne pranë Zotit, sepse Perëndia nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve (Mt. 22:32). Besojmë se vdekja nuk është fundi, por fillimi i një jete të re në Perëndinë. Në shpresofshim në Krishtin vetëm në këtë jetë, jemi më të mjerët e gjithë njerëzve (1 Kor.15:19).

Ngjallja e Krishtit na forcon dhe na jep të gjithëve besim, na jep jetë prej Jetës së Tij, një jetë e shenjtë, një jetë që mposht edhe vetë vdekjen, një jetë pa mbarim, ku pushteti tokësor i vdekjes nuk ka më fuqi. Kemi besim, dhe besimi ynë nuk është thjesht një emocion, apo vetëm dëshirë, por është një siguri e themeluar mbi shkëmbin, që është Krishti. Fryma dhe Fjala e Tij mbollën farën e jetës aty ku mbretëronte vdekja, përhapën dritën aty ku ishte errësira dhe dhanë gëzim kudo ku kishte frikë dhe trishtim. Ai kaloi nëpër varrezën njerëzore, duke përhapur lulet e përjetësisë.

𝐈𝐈
Por, ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e kësaj jete. Në botë ka padrejtësi dhe luftëra, varfëri dhe mundim, sëmundje dhe vdekje, që shpesh mund ta çojnë njeriun në dëshpërim. Egoizmi dhe lakmia i kanë helmuar dhe deformuar marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, duke i tjetërsuar dhe duke i vetmuar nga njëri-tjetri. Largimi nga vlerat, nga dashuria, drejtësia, dhembshuria dhe, sidomos, nga prania Zotit në jetën tonë të përditshme, krijon një errësirë shpirtërore, duke e mjegulluar mendjen njerëzore dhe duke e çoroditur kuptimin e jetës. Errësira shpirtërore është pengesa më e madhe për të hyrë në jetën dhe çlirimin e vërtetë.

Por, sa më e madhe të jetë errësira, aq më shumë duhet drita. Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim, sepse vetëm duke e përjetuar në jetën tonë dritën çliruese të Ngjalljes, qenia jonë mund të transformohet dhe të arrijë dimensionin e saj të plotë. Ne kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja, jeta në Të, më e fortë se vdekja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ai është shpresa jonë dhe ata që shpresojnë te Zoti, – thotë Profeti Isaia, – do të ripërtërijnë forcën e tyre. Ata do të fluturojnë mbi krahë si shqiponja; do të vrapojnë dhe nuk do të lodhen, do të ecin dhe nuk do të ligështohen (Is.40:31).

Nëse do të ndizet drita e ngjalljes në jetën tonë, atëherë edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore do të ndriçohen. Ne jemi krijuar si qenie komunitare dhe jemi thirrur të jetojmë në bashkësi me njëri-tjetrin dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, duke ruajtur dinjitetin e çdo personi njerëzor, sidomos të njerëzve në nevojë dhe në vështirësi. Sakrificat, ashtu si mjekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme për shërimin tonë. Sepse, nëse nuk do të përjetojmë dhimbjen e kryqit, nuk do ta përjetojmë as gëzimin, jetën dhe dritën e Ngjalljes.

𝐈𝐈𝐈
Të dashur vëllezër dhe motra! Gjatë Pashkëve ne këndojmë: Vraponi dhe i shpallni botës se si u ngjall Zoti, duke shkatërruar vdekjen; Ai është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i racës njerëzore! Ndoshta sot, më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës, sepse Ngjallja nuk është thjesht një ngjarje e kaluar, por një përvojë e vazhdueshme për çdo kohë, për çdo brez dhe për çdo njeri, e cila jep shpresë, dritë dhe gëzim në jetën tonë dhe nuk na lejon të mbytemi në detin e hidhërimit. Pavarësisht se sa të vështira mund të jenë problemet tona, Ngjallja e Krishtit, na premton një të ardhme krejtësisht të ndryshme.

Ngjallja e Krishtit nuk është një ngjarje dhe një kremtim që ka të bëjë vetëm me Atë, por edhe me ne, sepse Ai na bëri pjesëtarë të Ngjalljes së Tij, nëpërmjet plotësisë së natyrës së Tij njerëzore. Ngjallja e Tij prek dhe transformon të gjithë njerëzit, duke i dhënë ekzistencës së njeriut një jetë të re dhe duke u bërë treguesi i plotësimit përfundimtar të natyrës sonë njerëzore. Ai që sot u ngjall, – shkruan shën Grigor Theologu, – do të më përtërijë në shpirt dhe do të më veshë me njeriun e ri. Për Pashkë jemi thirrur të përqafojnë njëri-tjetrin dhe, për shkak të Ngjalljes jetëdhënëse të Krishtit, të falin njëri-tjetrin në çdo gjë, që të mund të thërrasin me një zemër të pastër: Krishti u Ngjall!

Me dashuri në Zotin e Ngjallur,
† 𝐉𝐨𝐚𝐧𝐢
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Photos from Qendra e Gjuhës Greke's post 04/04/2025

🇬🇷 CERTIFIKIMI ZYRTAR I GJUHËS GREKE – MAJ 2025
🎓 Qendër e Autorizuar nga Ministria e Arsimit e Greqisë

🔹 Çfarë është Certifikimi?
Një provim zyrtar dhe i njohur ndërkombëtarisht që dëshmon njohuritë në gjuhën greke, nga niveli A1 deri në C2.

✅ Për studentë që synojnë studime në Greqi
✅ Për profesionistë që kërkojnë njohje gjuhësore zyrtare
✅ Për këdo që dëshiron një certifikatë me vlerë europiane

🔹 Çfarë përfshin provimi?
🗣️ Të folur | 👂 Të dëgjuar | 📖 Të lexuar | ✍️ Të shkruar

📆 Datat zyrtare të provimeve 2025:
🗓️ 20, 21 & 22 Maj 2025

📍Provimet zhvillohen në ambientet tona - Kolegji Universitar "LOGOS"
Rr "Dritan Hoxha", Pallatet Komfort Përball Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"

📩 Regjistrohuni tani dhe siguroni vendin tuaj në kurset tona përgatitore!

📲 Na kontaktoni në DM për më shumë informacion ose telefon: 0682236566

17/03/2025

HIRËSIA E TIJ, MITROPOLITI I KORÇËS, IMZOT JOANI, KRYEPISKOPI I RI I TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË

Sot, më 16 mars 2025, të dielën e dytë të Kreshmës, kushtuar Shën Grigor Palamait, pas Liturgjisë Hyjnore dhe në përputhje me Traditën e Shenjtë dhe Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u mbajt në Qendrën Sinodike në Tiranë mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me qëllim zgjedhjen e Kryepiskopit të ri. Pas lutjes, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën kryesinë e Mbikëqyrësit të Fronit Kryepiskopal, Hirësisë së tij Mitropolitit të Korçës Imzot Joanit, me vota kanonike në mënyrë unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e të ndjerit Kryepiskopit Anastas.

Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më pas, në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”, u zhvillua ceremonia e Mesazhit të Madh, ku Sinodi i Shenjtë njoftoi zyrtarisht rezultatin e zgjedhjes të nënshkruar nga të gjithë Kryepriftërinjtë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropolitët e Korçës, Gjirokastrës, Apolonisë, Elbasanit, Beratit, Amantias dhe Episkopi i Krujës. Besimtarët orthodhoks që kishin mbushur katedralen dhe oborrin e saj, në një atmosferë gëzimi dhe lavdërimi ndaj Zotit, thirrën “Aksios” (I Denjë) për Primatin e ri të Kishës së Shqipërisë. Në vijim Kryepiskopi i ri Imzot Joani lexoi Mesazhin e Madh dhe e nënshkroi atë në Tryezën e Shenjtë, duke konfirmuar zyrtarisht pranimin e detyrës së lartë.

Kryepiskopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepiskopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë. Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar.

Për shumë vjet o Kryezot!

17/03/2025

📣 Mbrojtja e gjuhës greke – Maj 2025 🇬🇷

📌 Dëshironi të aplikoni për certifikimin zyrtar të gjuhës greke këtë maj?
⏰ Afati i fundit për regjistrim: 20 mars 2025

✅ Nivelet A1 – C2
✅ Certifikatë e njohur ndërkombëtarisht
✅ Mbështetje dhe përgatitje nga qendra jonë

📥 Regjistrohuni sa më parë për të siguruar vendin tuaj!
📲 Na kontaktoni në DM ose në 0682236566

11/03/2025

Njoftim për Pozicion Pune – Mësues i Gjuhës Greke

Qendra e Mësimit të Gjuhës Greke shpall vend vakant për pozicionin e mësuesve të gjuhës greke.
Nëse jeni të pasionuar për mësimdhënie dhe keni aftësi të shkëlqyera në gjuhën greke, ju ftojmë të aplikoni për këtë mundësi!

-Kualifikimet e kërkuara:

•Diplomë nga Departamenti i Filologjisë Greke nga universitetet shqiptare ose të huaja.
•Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën greke.
•Përvoja e mëparshme në mësimdhënie.
•Dëshirë për zhvillim profesional dhe angazhim në mësimdhënie të cilësisë së lartë.

-Përgjegjësitë:

•Dhenia e mësimit të gjuhës greke për nivele të ndryshme.
•Ndihma në zhvillimin e materiale mësimore.
•Vlerësimi i përparimit të studentëve dhe ndihma për arritjen e qëllimeve mësimore.

-Përfitimet:

•Mundësi për zhvillim profesional.
•Ambient pune i ngrohtë dhe mbështetje nga ekipi.
•Orar fleksibël dhe mundësi për punë me grupe të ndryshme.

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën tonë: [email protected]

Për më shumë informacione, mund të na kontaktoni në +355682236566

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Tirana
1001