30/06/2026
10 vite pasion. 10 vite muzikë. 10 vite Albania International Guitar Festival. ❤️🎸
Një tjetër edicion i jashtëzakonshëm përfundoi me sukses, duke shënuar jubileun e 10-të të Albania International Guitar Festival. Për një muaj, Shqipëria u kthye në shtëpinë e kitarës, me më shumë se 10 koncerte, masterklase, workshope dhe aktivitete artistike që bashkuan muzikantë, studentë dhe dashamirës të muzikës nga e gjithë bota.
Në këtë edicion patëm nderin të mirëprisnim artistë të shquar ndërkombëtarë nga Italia, Spanja, Austria, Suedia, Franca, Turqia, Shqipëria dhe Kosova, të cilët performuan në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Rubik.
Një falënderim i veçantë shkon për artistët tanë të mrekullueshëm:
Goran Krivokapić, Aysgul Koca, Venera Merstallinger, Julian Richer, Erkan Morina, Emmanuel Kassimo, Xhoni Xhavari, Nicola Montella, Aniello Desiderio, Paola Requena dhe Isabel Martínez, të cilët ndanë talentin, përvojën dhe pasionin e tyre me publikun shqiptar.
Ky festival nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e partnerëve dhe miqve tanë. Falënderojmë me mirënjohje:
🇩🇪 Ambasadën Gjermane 🇪🇸 Ambasadën e Spanjës 🇸🇪 Ambasadën e Suedisë 🇦🇹 Ambasadën e Austrisë 🇮🇹 Institutin Italian të Kulturës
🇹🇷 Institutin Yunus Emre në Tiranë
Një falënderim i veçantë për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkinë e Tiranës, Akademine e Shencave, SIGMA Vienna Insurance Group, rrjetin e restoranteve ERA, Stela Souvenir dhe luthierin Sergei Rusakov, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Një falenderim për të gjitha mediat që pasqyruan festivalin e kitares: Tvklan Top Channel
Gazetaret ,
Mbi të gjitha, Faleminderit publikut tonë të jashtëzakonshëm! Ju që për 10 vite keni qenë zemra e këtij festivali, duke mbushur sallat, duke duartrokitur artistët dhe duke ndarë me ne dashurinë për instrumentin më të bukur, kitarën. Besimi dhe mbështetja juaj janë forca që na shtyn të vazhdojmë çdo vit.
10 vite pasion nuk janë vetëm një përvjetor. Janë një histori e ndërtuar me përkushtim, miqësi, bashkëpunim dhe dashuri për muzikën.
❤️ Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e këtij rrugëtimi.
🎸 Shihemi në edicionin XI të Albania International Guitar Festival, në vitin 2027!