18/06/2022
Per ata qe nuk besojne ne lidhjet e gjuhes shqipe me ato shumerret - Sumeret!?
Marrëdhëniet e pellazgjishtes me gjuhën S(h)umere (per me teper kini librin Misioni i shqipes dhe i shqiptareve botuar me 2014, por i pa lobuar shume se kisha frike - tani e kam vrare friken.........
1. Kultura Sumere
Afërsisht 4000 vite më parë, ka shumë mundësi që ndryshimet e klimës të kenë çuar në shkatërrimin e civilizimeve të ndryshme, siç janë ato të Harappa dhe të Akkadia dhe që përfaqësonin gjithashtu pragun për themelimin e civilizimeve të reja, të cilat u zhvilluan përgjatë bankinave të lumenjve të Nilit, Eufratit dhe të Tigrisit. Tharja e Saharasë duhet të ketë përbërë gjithashtu një faktor të madh në emigrimin e disa komuniteteve nga Afrika e Veriut për në Europën më të lagësht. Megjithatë, janë akoma në diskutim pasojat e sakta të ndryshimit të klimës në mes të Holocenit në lidhje me lindjen dhe zhdukjen e civilizimeve të vjetra. Sipas disave, lagështia (humiditeti)nxiti zhvillim ekonomik dhe social (Fig. - 174). Megjithatë, sipas disa të tjerëve ishte ariditeti, ai që i detyroi komunitetet nomadike që të krijonin përgjatë brigjeve me vlerë të lumenjve popullsi të dendura dhe të qëndrueshme (Z.SITCHIN, The twelfth planet, NY, U.S.A., v.1976-2006). Kështu mendohet se deri 4000 vite më parë, koha e lagësht i lejoi Harappa-t, një cilizim urban të rëndësishëm në luginën Hindus, ku bujqësia e tyre që të lulëzonte varej nga vaditja. Harappa dhe Mohenjo-Daro ishin qytetet kryesore të këtij civilizimi, që zgjati më shumë se pesë shekuj dhe pastaj u zhdukën rreth 4200 vite më parë ose për shkak të kripëzimit të fushave të tyre ose për shkak se me shirat e dobësuar musonik, ajo zonë arriti pragun e saj më të ulët që të duronte ariditetin. Fig. – 174 Hartë që paraqet rajonin, ku u ngjiz kultura dhe qytetërimi i parë i organizuar njerëzor me ‘nfilimet’. Pse përkon me shqipen ky term dhe ky si koncept që tregon njerëzit e parë (n’fillimet) të porositur për të filluar jetën e qytetëruar njerëzore, ku njeri prej tyre ishte pellazgu. (Blundell, the Origin of the Civilisation in Greek and Roman Thought, fq 7, v. 1986, sipas citimit të Naim Lacej, fq. 40, te vepra Tanagra, v. 2012)
2. Civilizimi sumer
Disa shkencëtarë besojnë ndryshe, d.m.th. se ky civilizim i Luginës Indus u zhvillua për gjatë degëve të lumit, vetëm pasi ishin tharë tashmë liqenet e asaj zone. Disa të tjerë, zhdukjen e Perandorise Akkadiane, e cila pushtonte krahinën që sot njihet me emrin Irak, ia ngarkojnë një episodi të papritur dhe gjithëpërfshirës të ariditetit që e shkatërroi bujqësinë e tyre 4000 vite më parë. Kjo hipotezë fitoi besueshmëri, pasi nga kampionet e marra nën ujë në bregdetin e Omanit në shtresat e pluhurit të shkretëtirës u datua ajo periudhë kohore (Anastas SHUKE, Planeti i 13, v.2009). Këto shtresa mund t’i përkojnë një periudhe shumë të thatë, që zgjati rreth 300 vite dhe që Akadianët nuk mund t’i kenë mbijetuar. Rreth 4000 vite më parë edhe në Peru vërehet një sistemi i madh vaditës bujqësor, çka të shtyn të mendosh se ky sistem të ishte një përpjekje për të luftuar kushtet më aride të asaj periudhe.
Një nga bibliotekat arkiv më të njohura është edhe ajo e hititëve (Turqi). Pllakat e argjilit që u zbuluan, datojnë nga shek. XIV-XIII p.e.s. Sumerianet, sikundër edhe hititët ishin një popull jo-semit me zanafillë nga treva e Egjeut dhe e Dardanisë. Prijësit Hitite nga ana etnike ishin të përafërt me trojanët, thrakasit ose frigjanet d.m.th një popull pellazg. Popull i famshëm “i malësorëve me kokë të rrumbullakët“, të cilët kanë shkelur tokën e Lindjes së Mesme sipas studiusit Arif Mati rreth viteve 4000 para krishtit (Aref MATHIEU, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, fq. 277, v. 2007). Gjithsesi, letërsia e sumerëve ishte trashëguar nga Babilonasit dhe Asirianet. Kopjet e pllakave Sumeriane dhe Babilonase janë mbajtur dhe ruajtur në bibloteka, duke siguruar një trashëgimi letrare, në të cilën njerëzit më vonë shtuan kontributet e tyre. Në atë kohë, shumë nga këto njohuri iu kaluan grekërve dhe romakëve, dhe kështu, edhe në botën perëndimore.
3. Ju kujtojmë se:
1. Historia e sumerëve, ose historia e parë botërore, nis me fjalën nfilimet, term me të cilën quheshin njerëzit e parë që ngjizën kulturë, dije, filosofi, art, psikologji, etj.
2. Po edhe vepra epope e Homerit nis me fjalën tipike gege mnia.
3. Po edhe bibla nis me fjalën JHV
4. Po edhe Krishti ka folur shqip sipas Xh.Katapanos, duke thënë ‘Tata th le gum –– Krishti tha lëre gjumin.
5. Te Tora në Jeruzalem (eskalitburri) shkruhet pothujase si shqip - Got mit un - zoti jam un.
6. Edhe kalendari s(h)umerian fillon me muajin prill që quhet nisan (nis viti).