12/07/2024
Përfaqësues të Institutit Shqiptar për Çështjet Publike dhe Departamentit të Drejtësisë pranë Universitetit Barleti morën pjesë në konferencën prezantuese të draft raportit "Qasja ne Drejtësi në Shqipëri" organizuar nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (UNDP)në bashkëpunim me Austrian Development Cooperation dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Përgjatë kësaj konference u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet kryesore të këtij studimi. Studimi është kryer përgjatë periudhës shkurt-prill 2024 dhe Departamenti i Drejtësisë dhe studentët e Drejtësisë kanë udhëhequr procesin e intervistimit të mbi 1200 qytetarëve në zonat urbane dhe rurale në qytetet, duke u kthyer në një ndër kontribuesit kryesorë në gjetjet e këtij studimi.
Ky është studimi i dytë i realizuar në Shqipëri dhe për herë të parë procesi i anketimit të qytetarëve i është besuar një organizate që operon nën ombrellën e një Institucioni të Lartë Arsimor (IAL). Në këtë kuadër Instituti Shqiptar për Çështjet Publike dhe Departamentit të Drejtësisë pranë Universitetit Barleti falenderon UNDP për besimin dhe bashkëpunimin e suksesshem.
UNDP Albania
Ministria e Drejtesise
Universiteti Barleti