Universiteti Bujqësor i Tiranës "UBT"

Universiteti Bujqësor i Tiranës "UBT" www.ubt.edu.al
Faqja studentave

03/06/2026
03/06/2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, mbajmë vëmendjen te natyra shqiptare, një pasuri e tërë pyjesh, lagunash, lumenjsh, habitatesh dhe komunitetesh që duhen mbrojtur dhe zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.

Përmes granteve të GreenAL, mbi 13 iniciativa janë duke u dedikuar në mbrojtjen e biodiversitetit, duke ripyllëzuar dhe restauruar ekosistemet, duke monitoruar zhvillimet mjedisore, duke mbrojtur speciet dhe habitatet, apo duke angazhuar komunitetet dhe duke edukuar të rinjtë për rolin e tyre në respektimin e mjedisit.

Ky angazhim sot merr një kuptim edhe më të fortë përballë shqetësimeve mbi ndërhyrjet në Pishë Poro–Nartë. Përveçse një Zonë e Mbrojtur, ajo është njëkohësisht Zonë Emerald, Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA1), Zonë Kyçe e Biodiversitetit (KBA2) dhe pjesë e Rrugës Adriatike të Migrimit (Adriatic Flyway). Me rreth 14 kilometra vijë bregdetare natyrore, dunat ranore, pyjet me pishë dhe lagunën e Nartës e kriporen e Vlorës, kjo zonë është habitat kritik për qindra specie, përfshirë këtu rreth 250 specie të shpendëve të egër shtegtarë me rëndësi ndërkombëtare.

Kërkojmë marrjen urgjente të masave institucionale, ndalimin e çdo punimi deri në verifikimin e plotë të ligjshmërisë, kryerjen e transparencës së duhur dhe ndërhyrjen e menjëhershme ligjzbatuese lidhur me aktivitetet ndërtimore të konstatuara në Zonën e Mbrojtur Pishë Poro–Nartë.

📷: .views

03/06/2026

📢 THIRRJE PËR GRATË BLEGTORE TË MALËSISË SË MADHE

Jeni grua e angazhuar në blegtori ose e interesuar të zhvilloni aktivitetin tuaj në sektorin e qumështit?

VIS Albania ju fton të bëheni pjesë e projektit “Fuqizimi i Grave dhe Përmirësimi i Praktikave të Blegtorisë/Qumështit në Bashkitë Malësi e Madhe dhe Dibër”, mbështetur nga UN Women.

👥️ Projekti do të mbështesë 40 gra nga njësitë administrative Shkrel dhe Kastrat përmes:

✅️ Rritjes së kapaciteteve teknike në blegtorinë e qumështit, higjienë dhe gjurmueshmëri.
Trajnime për rritjen e kapaciteteve mbi higjienën dhe gjurmueshmërineë për cilësinë e qumështit, si dhe mbështetje materiale do të sigurohen për gratë e grupit.

✅️Përmirësimit të infrastrukturës për cilësinë e qumështit dhe pilotimin e gjurmueshmërisë.
Trajnime do të ofrohen për gratë e grupit, si dhe do të ngrihet një laborator për testimin periodik të qumështit të prodhuar nga familjet në zonën e synyar në Malësi e Madhe.

✅️Rritjes së aksesit të grave në tregje dhe shërbime financiare.
Gratë do të marrin informacion mbi menaxhimin financiar të aktiviteteve në fermë, nëpërmjet mbajtjes së të dhënave dhe marrjes së vendimeve bazuar në analizën ekonomike.

📍 Ftohen të shprehin interesin për bashkëpunim gratë banore të Shkrelit dhe Kastratit, të angazhuara ose të interesuara për blegtorinë dhe prodhimin e qumështit, bazuar në kriteret e mëposhtme:

✅Grua blegtore rurale e angazhuar ose e interesuar për t’u angazhuar në aktivitetet blegtorale (prodhim dhe menaxhim të qumështit);
✅Banore e zonave target të projektit: Kastrat dhe Shkrel – Malësi e Madhe;
✅Interes i shprehur për përmirësimin e praktikave të menaxhimit të fermës dhe higjienës së qumështit, ose për pjesëmarrje në aktivitete/grupe kolektive;
✅Mosha 18 vjeç e lart;
✅Disponueshmëri për të marrë pjesë në trajnimet dhe aktivitetet grupore të projektit.

Për më shumë informacion dhe për të shprehur interesin tuaj, kontaktoni në:
📞 069 29 38 017
📧 [email protected]
🗓 Afati i shprehjes së interesit: 9 Qershor 2026.

🤝Bëhuni pjesë e një nisme që synon fuqizimin ekonomik të grave dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Malësinë e Madhe!

ℹ️Kjo ndërhyrje zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Grave dhe Përmirësimi i Praktikave të Blegtorisë/Qumështit në Bashkitë Malësi e Madhe dhe Dibër”, zbatuar nga World Vision Albania dhe VIS Albania, i mbështetur nga programi “Fuqizimi i grave për zhvillim rural në Shqipërinë e Veriut”, i financuar Qeveria e Italisë Ambasciata d'Italia a Tirana AICS Tirana dhe i zbatuar nga UN Women Albania në bashkëpunim me Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

15/05/2026

Address

Rr. Pajsi Vodica, Unnamed, Road
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti Bujqësor i Tiranës "UBT" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti Bujqësor i Tiranës "UBT":

Shortcuts

Share