Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT The specialists graduated in FAU have designed and implemented the country’s most important works, studies and projects in architecture and planning.

The Faculty of Architecture and Urbanism is part of the Polytechnic University of Tirana, which is continuing the many-year-long tradition of training architects and urban design specialists. After the separation from the Faculty of Civil Engineering, this entity has acquired the status of a Faculty by representing at best the precious experience of the Polytechnic University of Tirana in the formation of highly qualified new generations of professionals. FAU’s public mission is a success story and it is based on the trust and reputation built over the years as the largest and most experienced entity in the fields of architecture and urbanism in Albania.

Në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) u zhvilluan prezantimet e temave të diplomës nga studentët e program...
02/10/2026

Në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) u zhvilluan prezantimet e temave të diplomës nga studentët e programit të Urbanistikës për këtë sezon vjeshte.

Përmes kërkimeve të mirëfillta dhe analizave të thelluara territoriale, studentët tanë sollën vizione konkrete e bashkëkohore mbi transformimin, qëndrueshmërinë dhe planifikimin e qyteteve tona. Pjekuria dhe qasja e tyre profesionale dëshmojnë edhe një herë nivelin e lartë të përgatitjes akademike që FAU kultivon brez pas brezi.

FAU i uron përzemërsisht suksese të gjithë të diplomuarve në sfidat dhe rrugëtimet e reja profesionale!

Suksese nga FAU!

❗️Njoftim për studentët mbartës/përsëritësTë gjithë studentët mbartës/përsëritës që kanë lëndë për frekuentim ose detyri...
02/10/2026

❗️Njoftim për studentët mbartës/përsëritës

Të gjithë studentët mbartës/përsëritës që kanë lëndë për frekuentim ose detyrime për të përmbushur, duhet të regjistroheni në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/77YFsFgEdfZWVDGk6

Të dhënat e kërkuara duhet të plotësohen brenda datës 4 Tetor.

Momente nga prezantimet e punimeve të diplomës nga studentët e Dizajnit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (F...
02/10/2026

Momente nga prezantimet e punimeve të diplomës nga studentët e Dizajnit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) në sezonin e vjeshtës.

​Përgëzime të përzemërta të gjithë studentëve për punën e shkëlqyer dhe mbrojtjen me sukses të projekteve të tyre.

Ju urojmë një karrierë të ndritur dhe plot arritje në botën e dizajnit profesional! 🎓👏

HAPAT E APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT - RAUNDI I DYTË1 Kuotë e lirë - Program i integruar i studimit të ciklit të dytë, Mas...
20/09/2026

HAPAT E APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT - RAUNDI I DYTË
1 Kuotë e lirë - Program i integruar i studimit të ciklit të dytë,
Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E POZICIONE VAKANTE PËR STAF AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË PROGRAMIN E STUDIMIT MASTER I SHKENCA...
18/09/2026

NJOFTIM

PËR SHPALLJEN E POZICIONE VAKANTE PËR STAF AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË PROGRAMIN E STUDIMIT MASTER I SHKENCAVE NË ARKITEKTURË INTERIERI DHE DIZAJN PËR VITIN AKADEMIK 2026-2027

Kriteret për pranimin e personelit akademik me kohë të pjesshme për programin e studimit Master i Shkencave në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn:

• Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet Master Shkencor (ose ekuivalent me të) në profilet Arkitekturë ose Dizajn, ose në një profil të ngjashëm, me notë mesatare mbi 7.5. Kandidatët preferohen me mesatare mbi 9 në lëndët e disiplinave ku kërkojnë të kontribuojnë, ose të kenë aktivitet të spikatur profesional në fushën përkatëse.
• Preferohen kandidatët që zotërojnë gradën Doktor ose që janë në proces të mbrojtjes së doktoraturës në fushën e Arkitekturës, Dizajnit (ose të ngjashme).
• Preferohen kandidatët që kanë kryer kurse, kualifikime apo që kanë bërë publikime brenda ose jashtë vendit, në fushën e specialitetit përkatës, dhe që zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj, të mbrojtur dhe të vërtetuar me dëshmi.
• Preferohen kandidatët me eksperiencë në mësimdhënie, në specialitetin apo fusha ngjashme me disiplinat ku aplikojnë, për të kontribuar si personel akademik me kohë të pjesshme.
Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët për personelin akademik me kohë të pjesshme:
• Letër motivimi (specifike për çdo aplikim).
• Dokument identifikimi.
• C. V. e përgjithshme e përqendruar (short-bio, ku evidentohet eksperienca e lidhur me pozicionin ku aplikohet, jo më e gjatë se një faqe), portfolio e punëve dhe kopje e botimeve/publikimeve.
• Diploma dhe lista e notave (kopje e noteruar).
• Dëshmi e gjuhëve të huaja që zotëron.
• Dy letra reference nga persona me grada, tituj shkencorë apo me përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë.
Vlerësimi i kandidatëve për personelin akademik me kohë të pjesshme:
Komisioni i vlerësimit përbëhet nga jo më pak se tre anëtarë: drejtuesi i Departamentit, drejtuesi i lëndës, mësimdhënësi i lëndës (apo të lëndëve të ngjashme).
• Vlerësimi i përmbajtjes së dosjes së dorëzuar nga konkurrenti: 60%.
• Vlerësimi i konkurrentit përmes një interviste në Komisionin e Vlerësimit: 40%.
Në përfundim të procesit, Komisioni liston kandidatët në rend zbritës dhe kjo listë shërben për plotësimin e vendeve vakante për mësimdhënie në lëndën përkatëse.

Lista e lëndëve që kanë nevojë për personel akademik me kohë të pjesshme:
Kursi Lënda
VITI I Studio ID4
Kulturë Digjitale
Kompozim në Dizajnin Grafik
Webdesign
Marketing dhe Brandim
Studio ID5
Human Centered Design
Histori dhe Antropologji e Dizajnit
Projektim i Qëndrueshëm
Mjedis dhe Impiantistikë 2


Afati i dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatet do të jetë deri në datë 28.09.2026 pranë Departamentit të Arkitekturës.
Intervistat do të zhvillohen në datën 29.09.2026

Per me shume linku:

https://fau.edu.al/K_e_ndi_i_Informimit/Njoftime_14197/Njoftim_p_e_r_shpalljen_e_pozicioneve_vakante_p_e_r_personel_akademik_me_koh_e_t_e_pjesshme_n_e_programin_e_studimit_Master_i_Shkencave_n_e_Arkitektur_e_Interieri_dhe_Dizajn_viti_akademim_2026-2027.html

PUBLIKOHEN REZULTATET E PIKËVE TË TESTIT PËR KANDIDATËT E KATEGORISË SË KUOTAVE:- TRANSFERIM STUDIMESH- PROGRAM I DYTË- ...
16/09/2026

PUBLIKOHEN REZULTATET E PIKËVE TË TESTIT PËR KANDIDATËT E KATEGORISË SË KUOTAVE:
- TRANSFERIM STUDIMESH
- PROGRAM I DYTË
- TROJET
- ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Link: https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/Informacion_mbi_testin_e_pranimit_viti_2026-2027/

Pikët e testit janë 180 pikë në total të konvertuara në formulën respektive në sistemin me 100 pikë.
Formula:
- Testi (PikëTesti*100/180)
Në ditët në vijim do të shpallet renditja e kandidatëve për secilën kategori duke u bazuar në formulën sipas kritereve të miratuara
- PIKËT TOTALE = (0.4*MesVKM*Koef*1000)+(0.6*Ttesti*100)

Address

Rruga "Muhamet Gjollesha", 54
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT:

Shortcuts

Share