Shkolla Profesionale "Teknike Elektrike Gjergj Canco" Tiranë

Shkolla Profesionale "Teknike Elektrike Gjergj Canco" Tiranë Shkollë e Mesme Profesionale Shteterore 4 vjecare! Shkolla Gjergj Canco aspiron te jetë laborator ideve dhe inovacioni.

- Jeni të interesuar të mësoni sekretet e Elektronikës?
- Keni deshirë të përsosni njohuritë dhe aftësitë tuaja profesionale për vetëm pak vite?
- Dëshironi të bëheni një specialist i kualifikuar Elektrik?
- Keni pasion për Telekomunikacionin?
- Keni pasion për Programimin?
- Keni pasion për Multimedian? Atëherë shkolla jonë është zgjidhja e duhur për Ju!

🤝 Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt digjitale!Shkolla Teknike Elektrike “Gjergj Canco” dhe Autoriteti Kombëtar ...
26/09/2026

🤝 Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt digjitale!

Shkolla Teknike Elektrike “Gjergj Canco” dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, me fokus zhvillimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve në fushën e sigurisë kibernetike. 🔐💻

Një hap i rëndësishëm drejt edukimit të brezit të ri me aftësi bashkëkohore dhe përgatitjes së tyre për profesionet e së ardhmes.

25/09/2026

🌍🇪🇺 Në Ditën Europiane të Gjuhëve, nxënësit tanë festojnë bukurinë e shumëgjuhësisë dhe zbulojnë se gjuhët e ndryshme na bashkojnë edhe më shumë. 🗣️❤️

21/09/2026
🚀 Nga teknologjia VR te bashkëpunimi shkollë–biznes!Shkolla Teknike Elektrike “Gjergj Canco” mirëpret Private Sector Par...
18/09/2026

🚀 Nga teknologjia VR te bashkëpunimi shkollë–biznes!

Shkolla Teknike Elektrike “Gjergj Canco” mirëpret Private Sector Partnership Workshop, me fokus në përdorimin e teknologjisë VR (Realiteti Virtual) dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes shkollës dhe sektorit privat.

🤝 Një takim që synon të sjellë praktika të reja, mundësi bashkëpunimi dhe perspektiva të reja për Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP).

📅 22 shtator 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Shkolla Teknike Elektrike “Gjergj Canco”, Tiranë

Bashkë me Universitetin “Luarasi”, People in Focus dhe AKPA, vijojmë të krijojmë ura më të forta mes arsimit, teknologjisë dhe industrisë. 💡

17/09/2026

OSHEE Group with .repost
・・・
⚡ Të rinjtë që zgjedhin elektroteknikën, zgjedhin të ndërtojnë të ardhmen e tyre në sektorin energjetik!

Dega “Elektroteknike” ofrohet në 12 shkolla të mesme profesionale në të gjithë vendin, duke u dhënë të rinjve mundësinë të marrin njohuri dhe aftësi praktike për një profesion me perspektivë.

🤝 Përmes bashkëpunimit me OSHEE Group, nxënësit përfitojnë mundësi për formim profesional më të afërt me nevojat reale të sektorit energjetik, duke krijuar një urë nga shkolla drejt profesionit dhe tregut të punës.

⚡ Investimi te arsimi profesional është investim te energjia e së ardhmes.

OSHEE Group – Fuqia jonë e përbashkët

Sot hapim dyert për një vit të ri, me më shumë dije, përvoja dhe mundësi për çdo nxënës që zgjedh të ndërtojë të ardhmen...
14/09/2026

Sot hapim dyert për një vit të ri, me më shumë dije, përvoja dhe mundësi për çdo nxënës që zgjedh të ndërtojë të ardhmen përmes arsimit profesional.

Në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco”, nxënësit përgatiten përtej bankave të shkollës, përmes:

📚 Formimit profesional dhe praktikës në profesion
🔧 Sistemit dual dhe përvojës reale në biznes
🤝 Bashkëpunimit me biznese dhe institucione shqiptare e ndërkombëtare
🌍 Projekteve dhe programeve me partnerë të huaj
💡 Projekteve inovative dhe aktiviteteve profesionale
🎓 Bursave dhe mbështetjes për nxënësit
🚌 Transportit dhe 🏠 konviktit
💼 Mundësive reale për punësim dhe zhvillim profesional

Çdo bashkëpunim, projekt dhe përvojë e re është një mundësi për nxënësit tanë të zhvillojnë aftësitë, të zbulojnë potencialin e tyre dhe të afrohen më shumë me tregun e punës.

Sepse e ardhmja nuk mësohet vetëm në teori. Ajo ndërtohet me dije, praktikë dhe mundësi reale.

Urojmë të gjithë nxënësit për një vit të mbarë, plot suksese, sfida të reja dhe arritje! 💙

🏫 Mirë se erdhët në Gjergj Canco!

Address

Bernardin Palaj
Tirana
99

Opening Hours

Monday 09:00 - 13:30
Tuesday 09:00 - 13:30
Wednesday 09:00 - 13:30
Thursday 09:00 - 13:30
Friday 09:00 - 13:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Profesionale "Teknike Elektrike Gjergj Canco" Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Profesionale "Teknike Elektrike Gjergj Canco" Tiranë:

Shortcuts

Share

Category