Per Transport Publik Te Lire Dhe Cilesor

Per Transport Publik Te Lire Dhe Cilesor Kjo faqe pasqyron nismën politike qytetare kundër rritjes së çmimit të transportit urban. Nëpërmjet këtij reagimi qytetar, ne kërkojmë:

1.

Rritja e çmimit të biletës dhe aboneve është e papërballueshme për shumicën e qytetarëve shqiptarë, përdoruesve të përhershëm të këtij shërbimi jetik, që nuk kanë mundësi të tjera. Të mos rritet çmimi i biletës dhe aboneve.
2. Të bëhet falas për të gjithë njerëzit në nevojë akute, duke u shtuar përfituesve aktualë edhe të papunët, të punësuarit me pagë minimale dhe anëtarët e familjeve që marrin ndihmë ekonomike.
3. Të përmirësohet cilësia e shërbimit, veçanërisht numër pasagjerësh për autobus dhe shpejtësia e transportit.
4. Të bëhen transparente kostot dhe fitimet e këtij shërbimi.
5. Të eliminohet informaliteti me biletat.
6. Të përmirësohen kushtet e punës për punonjësit e këtij shërbimi. Në rast se kërkesat tona shpërfillen, zotohemi t’i përshkallëzojmë përpjekjet dhe protestat.

Për transport publik të lirë dhe cilësor:1. Të anulohet rritja e çmimit të biletës dhe aboneve.2. Të bëhet falas për të ...
03/02/2016

Për transport publik të lirë dhe cilësor:
1. Të anulohet rritja e çmimit të biletës dhe aboneve.
2. Të bëhet falas për të gjithë njerëzit në nevojë akute, duke u shtuar përfituesve aktualë edhe studentët, të papunët, të punësuarit me pagë minimale dhe anëtarët e familjeve që marrin ndihmë ekonomike.
3. Të përmirësohet cilësia e shërbimit, veçanërisht në numër pasagjerësh për autobus dhe shpejtësia e transportit.
4. Bileta të jetë e vlefshme për përdorim brenda një kufiri kohor, jo të bëhet e pavlefshme sa herë ndërrohet autobusi.
5. Të bëhen transparente kostot dhe fitimet e këtij shërbimi.
6. Të përmirësohen kushtet e punës për punonjësit e këtij shërbimi.

!

Televizioni Kontakt - Jepini vlerë kohës suaj!

Komunikatë për mediatBashkia Tiranë në kapërcyell të vitit, në mungesë totale të transparencës, mori dy vendime kapitale...
02/02/2016

Komunikatë për mediat

Bashkia Tiranë në kapërcyell të vitit, në mungesë totale të transparencës, mori dy vendime kapitale për qytetin: vendosi të rrisë çmimin e biletës së transportit urban me 33 % pa asnjë justifikim brenda logjikës ekonomike, si dhe vendosi arbitrarisht të tjetërsojë 11 hapësira publike, nga të cilat 1 është me statusin Park Qendror i Tiranës dhe pjesë e Ansamblit Monumental të Qendrës, dhe 7 të tjera zona të gjelbërta që i japin oksigjen qytetit.
Të dy vendimet kanë dy pika të përbashkëta :
Në të dyja rastet, vendimet nuk kanë ardhur si kërkesë apo shërbim ndaj qytetarëve, por njëri ka ardhur si kërkesë nga vetë Kryetari që shpluhuroi një vendim të 2004-ës për parkingje nëntokësore, dhe tjetri i kërkuar nga biznesi për interesa fitimi.
Pika e dytë e përbashkët e këtyre vendimeve është se të dyja vijnë në formulën e koncesionit, ku njëri vendim ka gati 10 vjet që është stazhonuar në dështimin e vet me transportin publik dhe tjetri propozohet nga vetë Kryetari bazuar në studime fantazmë prej dekadës së kaluar.
Formula e koncesionit, apo “Partneriteti Publik-Privat”, nuk është tjetër veçse një model i dështuar fajdesh që përdoret nga institucionet publike në kushtet e falimentit për të marrë para nga privati, duke prodhuar gjatë procesit disa shifra fiktive nëpër ekrane televizive, ku dihet se pjesa më e madhe e buxhetit shkon për kontrata të paracaktuara.
Bashkia e Tiranës është kthyer në një “broker” të Wall Street-it që negocion para fajdesh mes publikut dhe bizneseve fituese me monopole të hekurta.
Pasojat e këtij modeli kanë qenë katastrofale për xhepat e qytetarit dhe ekonominë e qytetit në përgjithësi.
Ne si qytetarë refuzojmë të pranojnë këtë kapitullim pa kushte të Bashkisë Tiranë, që bredh nëpër ekrane duke lypur para, dhe jemi këtu sot për të kundërshtuar fort dy vendimet, si tërësisht jo-demokratike dhe në dëm të qytetarëve.

Për transportin urban ne kërkojmë:
1. Të anulohet rritja e çmimit të biletës dhe aboneve.
2. Të bëhet falas për të gjithë njerëzit në nevojë akute, duke u shtuar përfituesve aktualë edhe studentët, të papunët, të punësuarit me pagë minimale dhe anëtarët e familjeve që marrin ndihmë ekonomike.
3. Të përmirësohet cilësia e shërbimit, veçanërisht në numër pasagjerësh për autobus dhe shpejtësia e transportit.
4. Bileta të jetë e vlefshme për përdorim brenda një kufiri kohor, jo të bëhet e pavlefshme sa herë ndërrohet autobusi.
5. Të bëhen transparente kostot dhe fitimet e këtij shërbimi.
6. Të përmirësohen kushtet e punës për punonjësit e këtij shërbimi.

Për koncesionin e Parkingjeve nëntokësore, kërkojmë :
1. Anulimin e këtij koncesioni, shumë larg kërkesave dhe nevojave të komunitetit duke e konsideruar thjesht si pjesë e vazhdimësisë së masakrës urbane dhe trajtimit të pronës publike si plaçkë për t`u tregtuar.
2. Ndërtimin e një strategjie policentrike, me infrastruktura lehtësuese në pikat hyrëse të qytetit, ku transporti publik miqësor ndaj ekosistemit, të luajë rol qendror.
3. Fillimin e konsultimeve me publikun, komunitetin, dhe aktorët e interesit për Planin e Ri të Qytetit të Tiranës, që do japë zgjidhje afatgjatë për problemet që vuan Tirana.
4. Nëse Bashkia është e bindur që parkingjet nëntokësore nëpër zona të gjelbërta të qytetit janë zgjidhja më e mirë për qytetin dhe shkojnë në përputhje me interesat e qytetarit, ne kërkojmë që vendimin ta kalojë në referendum dhe të marrë mendimin e qytetarëve të Tiranës, dhe jo të përfundojë në groteskun e përkthimit të votës në konsesus për tërë çmenduritë e tyre.

Qytetarët e Tiranës refuzojnë të trajtohen si klientë apo turistë të rastit në qytetin që ecin përditë. Ne besojmë se pjesëmarrja në administrimin e burimeve ekonomike të qytetit në radhë të parë është një e drejtë nga e cila asnjë nga ne nuk ka ndër mend të heqë dorë.

PËR BILETËN, PËR PARQET, KUNDËR KONCESIONEVE

Kjo rritje është një krim kundër shtresës më të varfër të popullsisë, atyre që nuk kanë zë.Ajo që do të ndodhë është që ...
07/01/2016

Kjo rritje është një krim kundër shtresës më të varfër të popullsisë, atyre që nuk kanë zë.

Ajo që do të ndodhë është që edhe pse bileta u rrit me 33%, shërbimi urban do të vazhdojë të jetë mizerabël; manaxhimi do të vazhojë të jetë prej injorantësh; xhepistët do vazhdojnë të patrazuar të bëjnë xhiro në xhepat e pensionistëve nën sytë e faturinove; higjiena do vazhdojë të jetë në nivelin e krupës nga sediljet me lyrë; autobuzët do të vazhdojnë të të nxjerrin shpirtin duke ecur me 10km/orë për të respektuar oraret idiote të përcaktuar nga analfabetët me përgjegjësi; gjithçka do jetë njësoj. Njësoj si vendimet e Këshillit. I vetmi argument bindës ishte ai i Kryetarit që u shpreh se populli e ka mandatuar për ta marrë këtë vendim. Kjo është e vërtetë. Populli i pazë është shpesh dhe pa sy, e pa veshë. Ata nuk e dinë që kanë votuar dhe për një Këshill, ose më saktë, çfarë fytyre ka ky këshill.

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak dha 2 rezultate: rritjen e çmimit të biletës, dhe na njohu nga afër me fytyrën e Këshillit Bashkiak, atyre që paskemi votuar për të marrë vendime për ne. Vendimi i rritjes së çmimit të biletës (që eklipsoi atë tjetrin për konçesion parkingjesh nëntokësorë) u m…

Marshimi protestues i Lëvizjes ''Për Universitetin''23 Prill 2015
25/04/2015

Marshimi protestues i Lëvizjes ''Për Universitetin''
23 Prill 2015

11/02/2015

Me dëshirën modeste për të provuar një model të ri tubimesh qytetare, Organizata Politike zgjodhi agorën simbolike të Partizanit të Panjohur për të shtruar p...

19/11/2014

Urgjente: Policia arreston studente brenda mjediseve mesimore gjate nje proteste paqesore.

Lexoje, Shperndaje dhe Bashkangjitu!

Invalidet protestojne per trajtimin qe u behet nga kompanite private te transportit publik. Kreu i shoqates se invalidev...
08/07/2014


Invalidet protestojne per trajtimin qe u behet nga kompanite private te transportit publik. Kreu i shoqates se invalideve te punes, Abdullah Omuri, thote se kompromisi midis Ministrit te Mireqenies Sociale dhe kompanive private qe invalidet te rrugetojne falas, nuk mbahet dhe ne shume linja sipas verifikimeve ne terren lajmerimi nuk eshte hequr, libreza nuk njihet dhe diskriminimi vazhdon edhe sot.

http://www.vizionplus.tv https://www.facebook.com/shtatepapese https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ne studio me Z.Abdullah Omu...

Duket se kërcënimi i djeshëm i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, me heqjen e licencës për linjat...
04/07/2014

Duket se kërcënimi i djeshëm i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, me heqjen e licencës për linjat e autobusëve që zbresin invalidët nga autobusi, ka detyruar Bashkinë e Tiranës dhe shoqatat e transportit qytetas të dorëzohen dhe të rifillojnë normalisht udhëtimin falas për invalidët duke filluar nga nesër.

Veliaj ka negociuar sot me përfaqësuesit e shoqatës së transportit qytetas për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar ditët e fundit, duke qenë se Bashkia e Tiranës nuk e vuri fort ujin në zjarr për invalidët, të cilët këto ditë janë zbritur me forcë nga autobusët, duke u përpjekur të anashkalojë detyrat dhe kompetencat që i ngarkon ligji.

Sipas njoftimit zyrtar të MMSR-së, në takimin që Veliaj pati me përfaqësuesit e autobusëve u ra dakord që shoqata e transportit qytetas të respektojë ligjin për udhëtimin falas të invalidëve duke filluar nga dita e nesërme, datë 5 korrik 2014.

“Gjatë takimit u ra dakord gjithashtu, se Ministria në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Punës do të ndërmarrin një plan masash për të disiplinuar skemën e pajisjes me librezat e invaliditetit, për t’u siguruar që vetëm invalidët të cilëve u takon kjo e drejtë me ligj të përfitojnë udhëtimin falas”.

Veliaj informoi edhe një herë për masat e marra nga qeveria për të plotësuar kuadrin rregullator në këtë fushë, duke theksuar angazhimin e plotë të MMSR-së për të siguruar zbatimin e të drejtës ligjore të invalidëve për të udhëtuar falas në transportin qytetas.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, zhvilloi sot negociata me përfaqësuesit e shoqatës kombëtare të transportit qytetas, për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar ditët e fundi...

Pamje nga nje dite e zakonshme vere ne urbanet e Tiranes.Ngushte Nxehte Ngadale.
02/07/2014

Pamje nga nje dite e zakonshme vere ne urbanet e Tiranes.

Ngushte Nxehte Ngadale.

Address

Rr. Frosina Plaku, Midis Fakultetit Te Inxhinierisë Se Ndërtimit Dhe Hotel Mondialit, Nr. 31
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Per Transport Publik Te Lire Dhe Cilesor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category