11/12/2023
Në vazhden e diskutimeve mbi renien drastike te performances se nxenesve shqiptare ne provimin e PISAs (renia me e madhe nga te gjitha vendet pjesemarrese, ne te treja fushat), dua te sjell ne vemendhje se nuk jane metodologjite, teknikat pedagogjike, infrastruktura shkollore, programet kompjuterike apo tekstet, që përcaktojne se sa mësojnë nxenesit. Përkundrazi, variabli më sinjifikant në ndikimin e cilësisë së te nxenit eshte cilesia e mësuesit. Ka studime pa fund qe e konfirmojne kete. Ne Shqiperi qe pas viteve '90 statusi i mesuesit ra ndjeshem dhe mesues u bene edhe persona qe kishin mbaruar shkollen e mesme me 4,51. Nese mesuesi nuk di konceptet shkencore per vete, do ua mesoje gabim nxenesve. Kaq e thjeshte. Per mua duhet nje veting te kompetencave shkencore te te gjithe mesuesve, te cilet, nese vertetohet qe nuk njohin konceptet, duhet t'u hiqet e drejta per mesimdhenie e te kthehen serish ne shkolle. E di qe jam radikale, por kjo eshte nje nga rruget qe duhet te eksplorojme nese duam t'u japim femijeve shqiptare te ardhmen qe meritojne. Argumentet mbi termetet e pandemine jane vecse tymnaja.