Gjimnazi "Qemal Stafa" Faqja Zyrtare

Gjimnazi "Qemal Stafa" Faqja Zyrtare Gjimnazi "Qemal Stafa" Tiranë -->Faqja zyrtare

Kjo faqe eshte ndihme ne informimin e nxenesve te shkolles ne lidhje me procesin mesimor-edukativ dhe aktivitetet e ndryshme qe zhvillohen ne gjimnazin tone...

⚽🇪🇺 JAVA EUROPIANE E SPORTIT –  Në kuadër të Javës Europiane të Sportit  , në Gjimnazin “Qemal Stafa” u zhvillua një nde...
03/10/2026

⚽🇪🇺 JAVA EUROPIANE E SPORTIT –

Në kuadër të Javës Europiane të Sportit , në Gjimnazin “Qemal Stafa” u zhvillua një ndeshje futbolli mes klasës X-E dhe klasës XI, në një atmosferë sportive, energjike dhe plot emocione. ⚽🔥

Aktiviteti u organizua nën drejtimin e mësuesve të Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit, Argid SHEME dhe Hans LALA, me synim promovimin e aktivitetit fizik, bashkëpunimit, fair-play dhe një stili jetese të shëndetshëm tek të rinjtë.

🤝 Sporti na bashkon, na edukon dhe na motivon të jemi aktivë!

BeActive – Lëviz, luaj, bashkëpuno! 💪⚽🇪🇺🇦🇱👏🏻👏🏻Argid dhe Hans!

QemalStafa Futboll Sport FairPlay ActiveYouth
BeActive Albania Official Albania Zyra Vendore Arsimore Tirane Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë

Mirëmëngjesi nga ne në këtë ditë të bukur plot diell, me disa momente sa sfiduese aq edhe mbresëlënëse nga Klubi i SHAHU...
03/10/2026

Mirëmëngjesi nga ne në këtë ditë të bukur plot diell, me disa momente sa sfiduese aq edhe mbresëlënëse nga Klubi i SHAHUT SHQK, në kuadër të Javës🇪🇺 Europiane të Sportit.🇦🇱

📍”BEACTIVE“
Mëso -Lëviz-Fito ♟️
“Lëviz me Ne“

Shahu është arti i të parit disa hapa përpara, është vëndi ku durimi takon inteligjencën.
📍Fituesi nuk është ai që lëviz me shpejt por ai qe mendon me thellë💪. Tradita e përsosmërisë Qemalset tona që sfidojnë për të qenë më të mirat edhe në këtë fushë 🌟👏👏👏👏👏👏Ju lumtë Albana Bardhi dhe nxënësve të mrekullueshëm të klubit të shahut👏🏻🧿.

Mirela Kumbaro
Albania BeActive Albania Official Zyra Vendore Arsimore Tirane Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë Herida Duro Klotilda Jaupi Marjeta Manja Rovena Caushi Albana Bardhi Federata Shqiptare e Shahut/Albanian Chess Federation Akademia Olimpike Shqiptare akap.tirane

Sot u mbyll me sukses prezantimi, me nxënësit e klasave të 10-ta, i organizuar nga mësuesja Koordinatore për Karrierën, ...
02/10/2026

Sot u mbyll me sukses prezantimi, me nxënësit e klasave të 10-ta, i organizuar nga mësuesja Koordinatore për Karrierën, Elisabeta Drita.

Rrugëtimi në gjimnaz është një hap mjaft i rëndësishëm, ndaj synimi kryesor për këtë vit shkollor është udhëheqja e nxënësve drejt zbulimit të talenteve të tyre, zhvillimit të aftësive të reja dhe bërjes së zgjedhjeve të duhura profesionale për të ardhmen.

Përmes sesioneve të këshillimit, punëtorive praktike dhe takimeve me profesionistë, nxënësit do të kenë mbështetje të vazhdueshme në çdo hap.

Gjatë këtij takimi u bë gjithashtu prezantimi i Revistës së Veprimtarive, e cila përmbledh projektet, aktivitetet dhe sukseset frymëzuese të realizuara nga nxënësit gjatë vitit të kaluar shkollor. 📖✨

I urojmë nxënësve të klasave të 10-ta një vit sa më të mbarë, me arritje të mëdha dhe hapa të sigurt drejt ëndrrave të tyre!

01/10/2026

Në Ditën e Përkthimit, nxënësit e klasës së XI-A të udhëhequr nga mësuesja e gjuhës angleze Valentina Lamaj, zhvilluan një aktivitet të veçantë, ku u bashkuan nxënës dhe mësues të ndryshëm për të festuar gjuhët, kulturat dhe fuqinë e komunikimit. Përmes përkthimeve, ideve dhe bashkëpunimit, zbuluam se një gjuhë e ndryshme nuk na ndan, por na jep mundësinë të njohim më mirë njëri-tjetrin dhe botën.
👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻Ju lumtë!

🎀 TETORI ROZË – MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT🎀Tetori Rozë është një muaj që na kujton rëndësinë e kujdes...
01/10/2026

🎀 TETORI ROZË – MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT🎀

Tetori Rozë është një muaj që na kujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin, të ndërgjegjësimit dhe të diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Përmes informimit dhe sensibilizimit, synojmë të përcjellim mesazhin se: parandalimi, kontrollet e rregullta dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë.

Le të jemi pranë njëra-tjetrës, të mbështesim çdo grua dhe të përhapim mesazhin e shpresës, forcës dhe solidaritetit.

💗 Kujdesu për veten! Kontrollohu në kohë! Jeta është e çmuar!💗




”Qemal Stafa”

Mirela Kumbaro Ministria e Arsimit Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Zyra Vendore Arsimore Tirane Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë Klotilda Jaupi Marjeta Manja Rovena Caushi Herida Duro Orjana Osmani

🎭 “Pas Shkolle” – Klubi i Teatrit”Klubi i Teatrit krijon një hapësirë ku nxënësit shprehen lirshëm përmes artit skenik, ...
01/10/2026

🎭 “Pas Shkolle” – Klubi i Teatrit”

Klubi i Teatrit krijon një hapësirë ku nxënësit shprehen lirshëm përmes artit skenik, zhvillojnë kreativitetin, imagjinatën dhe aftësitë komunikuese.

Përmes ushtrimeve teatrale, interpretimit, improvizimit dhe punës në grup, nxënësit mësojnë të shprehin emocionet, të fitojnë siguri në vetvete dhe të bashkëpunojnë me të tjerët.

🎬 Një skenë ku talenti merr jetë, kreativiteti shndërrohet në art dhe çdo nxënës gjen zërin e tij!
Mirela Kumbaro Herida Duro Orjana Osmani Ermira Milori Klotilda Jaupi Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë Zyra Vendore Arsimore Tirane Rovena Caushi Marjeta Manja

Zgjedhjet për president të Qeverisë së Nxënësve 2026-2027.Tre vajza vizionare… Tre nxënëse ekselente… Me ambicie për të ...
01/10/2026

Zgjedhjet për president të Qeverisë së Nxënësve 2026-2027.

Tre vajza vizionare… Tre nxënëse ekselente… Me ambicie për të çuar përpara vizionin e shkollës sonë elitare. Tre vajza që do të përfaqësojnë zërin Tuaj. Gara nuk na ndan, gara na bashkon drejt realizimit të qëllimeve!

Ne nuk jemi thjesht kandidate, ne jemi një trupë. Bashkë për qemalsat. Bashkë për një shoqëri më të mirë, ku vlerat si toleranca dhe mirëkuptimi të mbizotërojnë. Le të jemi zëri i fortë i shoqërisë që duam të krijojmë!

💃 “Pas shkolle” – Klubi i KërcimitKlubi i Kërcimit synon të nxisë kreativitetin, talentin dhe shprehjen artistike të nxë...
01/10/2026

💃 “Pas shkolle” – Klubi i Kërcimit

Klubi i Kërcimit synon të nxisë kreativitetin, talentin dhe shprehjen artistike të nxënësve përmes lëvizjes dhe ritmit. Ai krijon mundësi për zhvillimin e aftësive fizike, koordinimit, vetëbesimit dhe bashkëpunimit, duke i ndihmuar nxënësit të shprehin emocionet dhe të zbulojnë potencialin e tyre.

Përmes këtij programi, nxënësit jo vetëm argëtohen, por edhe mësojnë të punojnë në grup, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të kultivojnë pasionin për artin e kërcimit.

Kërcimi është gjuha e lëvizjes, e emocioneve dhe e kreativitetit!💃

👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻Rozeta dhe Albana👏🏻👏🏻👏🏻

Mirela Kumbaro Herida Duro Orjana Osmani Zyra Vendore Arsimore Tirane Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë Klotilda Jaupi Ermira Milori Rovena Caushi Marjeta Manja Albana Bardhi Rozeta Shatku

🎨 Nis programi “Pas shkolle” në gjimnazin “Qemal Stafa”!🎭💃Sot nisëm një rrugëtim të ri krijues me programin “Pas shkolle...
01/10/2026

🎨 Nis programi “Pas shkolle” në gjimnazin “Qemal Stafa”!🎭💃

Sot nisëm një rrugëtim të ri krijues me programin “Pas shkolle”, në klubet e Kërcimit, Teatrit dhe Arteve Pamore.

Momente nga takimi i parë me nxënësit, prezantimi me trajnuesit, njohja me programet dhe organizimi i punës për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtij viti.

Mirënjohje për trajnuesit dhe të gjithë ata që kontribuojnë në këtë nismë, e cila nxit talentin, kreativitetin dhe bashkëpunimin e nxënësve tanë.

Suksese të gjithëve në këtë rrugëtim të bukur, plot krijimtari, frymëzim dhe arritje!

👏🏻👏🏻👏🏻 Mirela Kumbaro
Herida Duro Orjana Osmani Ermira Milori Zyra Vendore Arsimore Tirane Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë Klotilda Jaupi Rovena Caushi Marjeta Manja

Address

Rr. Durresit ; Tirane
Tirana
1025

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Qemal Stafa" Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category