29/09/2026
🏺📖 Disa histori nuk gjenden vetëm në libra. Ato ruhen në familjet tona.
Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, nxënësit sollën objekte të trashëguara ndër breza, duke ndarë me shokët historitë dhe kujtimet që lidhen me to.
Një mënyrë e veçantë për të kuptuar se trashëgimia kulturore nuk është vetëm ajo që shohim në muze, por edhe ajo që ruajmë në familjet tona dhe përcjellim nga një brez te tjetri. 🇦🇱