The Ivanaj Foundations of New York and Tirana

The Ivanaj Foundations of New York and Tirana Advancing Education and Culture for Albanians within their country and abroad. For more please visit: http://www.ivanaj-foundations.org/

Mission statement
To promote and advance the public interest in Albanian culture and education, within the country and abroad; encourage the dissemination of knowledge in Albania’s intellectual, juristic, and scientific traditions; nurture young innovative, entrepreneurial ideas into meaningful projects and eventual partnerships; nourish the education of the Albanian people by documenting its valiant history, and propagate knowledge for the advancement of Albania in the free world.

26/09/2026

Ishte nder dhe kënaqësi të mirëprisnim në Fondacionin M. & M. Ivanaj Institut Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Vizita krijoi një hapësirë të çmuar për të diskutuar mundësi bashkëpunimi institucional dhe nisma që lidhen me trashëgiminë e familjes Ivanaj dhe kujtesën historike shqiptare.

Sonte nisëm “Zëra Brezash” me një bisedë për Tiranën, kujtesën dhe historitë që nuk duhen humbur.I ftuari ynë i parë, st...
23/09/2026

Sonte nisëm “Zëra Brezash” me një bisedë për Tiranën, kujtesën dhe historitë që nuk duhen humbur.

I ftuari ynë i parë, studiuesi Gazmend Bakiu, na solli Tiranën e vjetër përmes kujtimeve, fotografive, historive familjare dhe transformimeve që kanë ndryshuar qytetin ndër vite.

Një mbrëmje shumë e bukur, me bisedë, pyetje dhe kujtesë të ndarë mes brezash.

Faleminderit të gjithëve që ish*t me ne. 🤍

𝐅𝐎𝐍𝐃𝐀𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈 𝐈𝐕𝐀𝐍𝐀𝐉 𝐇𝐀𝐏 𝐃𝐘𝐄𝐑𝐓29 Shtator – Dita Kombëtare e Trashëgimisë KulturoreMë 29 shtator, ju ftojmë të kaloni pak ko...
23/09/2026

𝐅𝐎𝐍𝐃𝐀𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈 𝐈𝐕𝐀𝐍𝐀𝐉 𝐇𝐀𝐏 𝐃𝐘𝐄𝐑𝐓

29 Shtator – Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Më 29 shtator, ju ftojmë të kaloni pak kohë me ne, mes historive, kujtimeve dhe gjurmëve të familjes Ivanaj.

Gjatë orarit 9:00 - 19:00, dyert e Fondacionit do të jenë të hapura për të njohur nga afër dokumente, fotografi, libra, objekte dhe rrëfime që mbajnë gjallë një histori të çmuar.

Ejani për një vizitë, një bisedë, një kafe dhe një takim me kujtesën.
Na kontaktoni për të rezervuar orarin e vizitës suaj.

Fondacioni M. & M. Ivanaj Institut

Sot përkujtojmë Mirash Ivanajn, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, një figurë shumëdimensionale e historisë dhe e...
22/09/2026

Sot përkujtojmë Mirash Ivanajn, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, një figurë shumëdimensionale e historisë dhe edukimit shqiptar.

Ministër i Arsimit, intelektual, pedagog dhe autor, Mirash Ivanaj la gjurmë jo vetëm përmes kontributit të tij në arsimin shqiptar, por edhe përmes krijimtarisë letrare, nga poezia te dramaturgjia.

Në këtë ditë përkujtimore, sjellim një prej poezive të tij, “Në Përkujtimore”, shkruar më 22 shtator 1908, vargje thellësisht personale për kujtesën, dhimbjen dhe gjurmën që njeriu lë pas.

Ju ftojmë në takimin e parë të projektit “𝐙𝐞̈𝐫𝐚 𝐁𝐫𝐞𝐳𝐚𝐬𝐡”, ku studiuesi 𝐆𝐚𝐳𝐦𝐞𝐧𝐝 𝐁𝐚𝐤𝐢𝐮 do të flasë për Tiranën e Vjetër, k...
21/09/2026

Ju ftojmë në takimin e parë të projektit “𝐙𝐞̈𝐫𝐚 𝐁𝐫𝐞𝐳𝐚𝐬𝐡”, ku studiuesi 𝐆𝐚𝐳𝐦𝐞𝐧𝐝 𝐁𝐚𝐤𝐢𝐮 do të flasë për Tiranën e Vjetër, kujtesën e qytetit dhe atë që duhet të ruajmë.

Ju mirëpresim pranë ambienteve të Fondacionit Ivanaj.

📅 𝟐𝟑 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 🕕 𝟏𝟖:𝟎𝟎
Adresa: Rezidenca Ivanaj, Rr. Perlat Rexhepi.

📢 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐎𝐅𝐄𝐑𝐓𝐄̈Fondacioni M. & M. Ivanaj Institut kërkon bashkëpunim me designerë, video editorë, studio kreative...
18/09/2026

📢 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐎𝐅𝐄𝐑𝐓𝐄̈

Fondacioni M. & M. Ivanaj Institut kërkon bashkëpunim me designerë, video editorë, studio kreative ose kompani që ofrojnë shërbime përpunimi grafik dhe video.

Kërkojmë oferta për:
• montazh dhe përpunim të videove të shkurtra dhe të gjata
• Reels dhe video për rrjete sociale
• animacione, titra dhe elemente grafike
• përpunim grafik të materialeve vizuale
• përshtatje të materialeve në formate të ndryshme digjitale
Të interesuarit mund të dërgojnë portofolin e punëve dhe ofertën financiare me çmimet përkatëse për secilin shërbim në:

📩 𝐢𝐧𝐟𝐨@𝐢𝐯𝐚𝐧𝐚𝐣-𝐟𝐨𝐮𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧𝐬.𝐨𝐫𝐠

Afati për dërgimin e ofertave: 𝟑𝟎 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔

Çfarë uroj për fëmijët tanë këtë vit…Sot, pasi lashë time bijë në shkollë, ndjeva atë përzierje të çuditshme gëzimi dhe ...
14/09/2026

Çfarë uroj për fëmijët tanë këtë vit…

Sot, pasi lashë time bijë në shkollë, ndjeva atë përzierje të çuditshme gëzimi dhe peshe që besoj se shumë prindër e njohin mirë. Ndjeva gëzim, sepse fillon një vit i ri dhe ajo po rritet. Përpara saj ka shumë gjëra të reja për të mësuar, njerëz për të njohur, si edhe interesa e talente që ndoshta ende nuk i ka zbuluar.

Por ndjeva edhe një lloj peshe. Kur i lëmë fëmijët në shkollë, nuk po i çojmë thjesht për të mësuar matematikë, gjuhë, histori apo shkencë. Për disa orë çdo ditë, ne ua besojmë të tjerëve pjesën më të rëndësishme të jetës sonë.

Bashkë me fëmijët, ne u besojmë shkollës dhe mësuesve shumë më tepër sesa arsimimin e tyre. U besojmë sigurinë, marrëdhëniet që do të krijojnë dhe mënyrën se si do të mësojnë të përballojnë një konflikt, një zhgënjim, një padrejtësi apo thjesht një ditë të keqe. U besojmë edhe ato momente kur ne nuk jemi aty për të parë, për të pyetur apo për t’u përgjigjur.

Si prindër, ne shpresojmë që dikush ta vërejë kur fëmija ynë nuk është mirë. Shpresojmë që ai të mos ndihet vetëm, edhe kur është mes shumë njerëzve. Duam që të mësojë të mbrojë veten pa lënduar tjetrin, të ketë kurajë të flasë dhe të dijë të dëgjojë. Duam gjithashtu që të mos ketë frikë të gabojë dhe, mbi të gjitha, të mos rritet duke menduar se vlera e tij matet me një notë.

Pikërisht këtu, mendoj, fillon një nga sfidat më të mëdha që kemi si prindër dhe si mësues.

Sigurisht që duam fëmijë të zotë, që mësojnë, lexojnë, punojnë dhe ecin përpara. Por po aq e rëndësishme është që koha që kalojnë në shkollë të ketë vlerë për ta. Shkolla duhet t’u zgjojë kureshtjen, t’i nxisë të pyesin dhe t’i bëjë të duan të zbulojnë më shumë.

Do të doja që fëmijët të shkonin në shkollë me dëshirë. Do të doja që shkolla të ishte në gjendje t’i tërhiqte, t’i përfshinte dhe t’u krijonte interes për atë që mësojnë, jo vetëm t’u kërkonte rezultate.

Kjo kërkon shumë nga mësuesit. Sot ndoshta u kërkojmë më shumë se kurrë. Ne presim që ata të japin dije, të kuptojnë karaktere të ndryshme, të dallojnë vështirësitë dhe të menaxhojnë marrëdhëniet mes fëmijëve. Në të njëjtën kohë, ata duhet të përballen edhe me pritshmëritë tona si prindër dhe të ruajnë autoritetin, durimin dhe dashurinë për profesionin e tyre.

Por kjo kërkon shumë edhe nga ne, prindërit.

Ne nuk duhet të shfaqemi në shkollë vetëm kur fëmija ynë ka një problem. Nuk duhet të nisemi gjithmonë nga bindja se ai ka patjetër të drejtë. Duhet të dëgjojmë mësuesin, por edhe fëmijën, dhe të përpiqemi të kuptojmë çfarë po ndodh përpara se të marrim anë.

Edukimi bëhet shumë më i vështirë kur të rriturit rreth një fëmije fillojnë ta shohin njëri-tjetrin si kundërshtarë.

Sot, ndërsa largohesha nga shkolla, mendova se ndoshta ky është urimi që dua më shumë për këtë vit.

Nuk uroj vetëm nota të mira dhe rezultate.

Uroj që koha që fëmijët tanë kalojnë në shkollë të jetë sa më e frytshme, por edhe e bukur për ta. Uroj që ata të mësojnë shumë, por të ruajnë edhe kureshtjen. Uroj që të krijojnë miqësi të mira, të zbulojnë gjëra që i frymëzojnë dhe të gjejnë mësues që jo vetëm u japin dije, por edhe i marrin si shembull.

Së fundmi, do të doja që ne, prindër e mësues, të kujtonim diçka shumë të thjeshtë: në fund të ditës, jemi në të njëjtën anë. Në anën e tyre!

Përzemërsisht,
Mimi

Sot, pasi lashë time bijë në shkollë, ndjeva atë përzierje të çuditshme gëzimi dhe peshe që besoj se shumë prindër e njohin mirë. Ndjeva gëzim, sepse fillon një vit i ri dhe ajo po rritet. Përpara saj ka shumë gjëra të reja për të mësuar, njerëz për të njohur, si edhe intere...

Nxënësve u urojmë kuriozitetin për të pyetur, guximin për të provuar dhe kënaqësinë për të zbuluar çdo ditë diçka të re....
14/09/2026

Nxënësve u urojmë kuriozitetin për të pyetur, guximin për të provuar dhe kënaqësinë për të zbuluar çdo ditë diçka të re.

Mësuesve, mirënjohje për punën, durimin dhe përkushtimin me të cilin formojnë jo vetëm nxënës të mirë, por brezat që do të ndërtojnë të ardhmen tonë.

Mbarësi dhe suksese në vitin e ri shkollor! ❤️📚

Fondacioni Ivanaj

𝐅𝐓𝐄𝐒𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐓𝐄̈ 𝐑𝐈𝐍𝐉 | 𝐙𝐄̈𝐑𝐀 𝐁𝐑𝐄𝐙𝐀𝐒𝐇Program ndërbrezor për kujtesën, historinë gojore dhe aftësitë digjitale.Çfarë mund ...
01/09/2026

𝐅𝐓𝐄𝐒𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐓𝐄̈ 𝐑𝐈𝐍𝐉 | 𝐙𝐄̈𝐑𝐀 𝐁𝐑𝐄𝐙𝐀𝐒𝐇

Program ndërbrezor për kujtesën, historinë gojore dhe aftësitë digjitale.

Çfarë mund të mësosh nga dikush që ka jetuar një Shqipëri krejt tjetër nga e jotja? Dhe çfarë mund të ndajë brezi yt me të?

Fondacioni Ivanaj fton të rinj 15–25 vjeç të bëhen pjesë e “Zëra Brezash”, një program që lidh brezat përmes historive, kujtesës dhe dijes.

Do të takosh njerëz që kanë përjetuar ndryshime të mëdha shoqërore e historike, do t’i dëgjosh drejtpërdrejt, do t’i intervistosh dhe do të ndihmosh që kujtimet e tyre të dokumentohen e të ruhen.

Gjatë programit do të mësosh bazat e historisë gojore dhe intervistimit, ndërsa njohuritë e tua digjitale do t’i kthesh në diçka po aq të vlefshme: ndihmë praktike për brezin e tretë në përdorimin e telefonit, aplikacioneve dhe shërbimeve online.

Programi zhvillohet me një takim në muaj, gjatë pasdites, pranë zyrave të Fondacionit Ivanaj.

Nëse të tërheq ideja për ta njohur historinë jo vetëm nga librat, por nga zëri i atyre që e kanë jetuar, Zëra Brezash është për ty!

Një brez sjell kujtesën, ndërsa brezi tjetër sjell mjetet për ta ruajtur dhe përcjellë. Ne po i sjellim bashkë.

📅 Aplikimet: 1–15 shtator
📍 1 takim në muaj, pasdite, pranë Fondacionit Ivanaj
📜 Certifikatë pjesëmarrjeje

Apliko tani në formularin më poshtë dhe dhe bëhu pjesë e ZËRA BREZASH!

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfc_RXZrMKt6p8aEvQQBgb5CGD8STZGZo_HPPgY-286fGd_kQ/viewform?usp=publish-editor

26/08/2026

🎉 Join us in welcoming M. & M. Ivanaj Foundation Institut to our network!

Based in Albania, M. & M. Ivanaj Foundation Institut is a non-profit organisation dedicated to advancing education, cultural heritage, research and civic engagement.

Their work focuses on connecting heritage, creativity and public impact through educational programmes, cultural projects, youth engagement, research and public dialogue, fostering knowledge-sharing, innovation and the preservation of Albania's cultural memory.

💫 Why they joined:

"For us, becoming part of Europa Nostra is both a responsibility and an opportunity: to contribute Albanian perspectives and experiences to wider European conversations, to build meaningful collaborations, and to strengthen initiatives that connect heritage with education, creativity, civic engagement, and sustainable development."

We're delighted to welcome them to our community and look forward to learning from and collaborating with them.

🔗 Learn more: https://ivanaj-foundations.org/en/

Address

Rr. Perlat Rexhepi, Nd 19
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when The Ivanaj Foundations of New York and Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share