Klea Huta Academy

Klea Huta Academy This is The Academy of Performing Arts for Kids & Teens
There's a new home for art!

Kontrolli i hershëm shpëton jetë. 🎀Këtë muaj bashkohemi për të përhapur ndërgjegjësim, mbështetje dhe shpresë.Çdo bisedë...
01/10/2026

Kontrolli i hershëm shpëton jetë. 🎀

Këtë muaj bashkohemi për të përhapur ndërgjegjësim, mbështetje dhe shpresë.

Çdo bisedë, çdo informacion i ndarë dhe çdo kujdes ndaj vetes ka rëndësi.

💗 Shpresë
💗 Forcë
💗 Kurajo
💗 Dashuri
💗 Jetë

Së bashku për më shumë ndërgjegjësim dhe më shumë mbështetje. 🎀

19/09/2026

Që prej vitit 2019, i kemi parë të hedhin hapat e parë, të fitojnë besim, të ngjiten në skenë, të krijojnë miqësi dhe të zbulojnë më shumë për veten e tyre❤️

Sot, shumë prej tyre janë rritur. Disa janë në universitet, disa po ndjekin rrugën e tyre profesionale, por një pjesë e historisë së tyre ka mbetur përgjithmonë këtu.

Këto ditë i rikthyem sërish në KHA për të dëgjuar rrëfimet e tyre, kujtimet dhe gjithçka që kanë marrë me vete nga këto vite.

Së shpejti… historitë e tyre❤️

16/09/2026

U bë nostalgjike sot🥹🥹🥹

15/09/2026

Po të kishe përballë veten tënde 7-vjeçare, çfarë do t’i thoje?❤️

Për 7-vjetorin e Klea Huta Academy, prindërit tanë u kthyen pas në kohë dhe i folën fëmijës që kanë qenë dikur.

Disa fjalë janë këshilla.
Disa janë falje.
Disa janë përqafime që nuk u thanë kurrë me zë.

🎥 Dëgjoje deri në fund. Ndoshta do të dëgjosh diçka që kishe nevojë ta dëgjoje prej kohësh.

14/09/2026

Momente nga shfaqja e bandës në KHA❤️‍🔥
Pak nga atmosfera, energjia dhe emocionet që krijohen kur muzika na bashkon🫰🏻

🚨 PËRFITONI NGA ABONIMI VJETOR!

Zgjidhni abonimin vjetor dhe përfitoni ULJE SPECIALE gjatë gjithë sezonit 2026-2027.

09/09/2026

BËJU PJESË E KHA💕

Nëse dëshironi t’i dhuroni fëmijës tuaj një eksperiencë të plotë artistike, ZBULONI PAKETAT e sezonit të ri dhe përfitimet ekskluzive të regjistrimit vjetor | Kontakt: 069 27 82 878

‘Hapa të vegjël, ëndërr e madhe.’ 👣

09/09/2026

Një ditë, këta fëmijë nuk do të mbajnë mend sa orë kaluan para një ekrani.

Por do të mbajnë mend duartrokitjen e parë.

Mikun që njohën këtu.

Mësuesin që besoi tek ata.

Momentin kur zëri u dridhej nga emocioni, por gjithsesi vazhduan.

Momentin kur kuptuan se mundeshin.

Ndoshta nuk do të bëhen të gjithë artistë.

Dhe kjo është në rregull.

Por shpresojmë që secili prej tyre të largohet me diçka shumë më të rëndësishme:

Me më shumë besim tek vetja.

Me më shumë guxim për t’u shprehur.

Me më shumë karakter.

Sepse fëmijëria nuk matet me atë që shohin.

Por me atë që përjetojnë.

Me kujtimet që krijojnë, me emocionet që ndjejnë.

Me njerëzit që i ndihmojnë të zbulojnë kush janë🙏🏻❤️

Dhe kjo është arsyeja pse ekziston Klea Huta Academy.

Jo vetëm për të mësuar art, por për të ndihmuar fëmijët të zbulojnë zërin e tyre, forcën e tyre dhe potencialin që mbajnë brenda vetes.

Kontakt: 069 27 82 878

Që prej vitit 2019, kemi besuar se arti është shumë më tepër se një talent❤️Është një mënyrë për të njohur veten, për të...
07/09/2026

Që prej vitit 2019, kemi besuar se arti është shumë më tepër se një talent❤️

Është një mënyrë për të njohur veten, për të fituar besim, për të shprehur emocionet, për të krijuar miqësi dhe për t’u rritur si individ.

Sot hapëm dyert e sezonit të 8-të të Klea Huta Academy. ❤️

Për ata që na njohin prej vitesh dhe për ata që sapo na kanë zbuluar: mirë se vini në një tjetër vit plot krijimtari, emocion, sfida të bukura dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesë.

Në KHA, arti nuk është vetëm ajo që mëson në skenë. Është gjithçka që ndërton brenda vetes gjatë rrugëtimit.

Faleminderit që prej 8 sezonesh jeni pjesë e kësaj familjeje që vazhdon të rritet, të krijojë dhe të besojë në fuqinë e artit.🙏🏻

Kontakt: 069 27 82 878

Nga disiplinat, trajnerët dhe oraret, te risitë e sezonit të 8-të, paketat dhe përfitimet që ju presin këtë vit💜shfleto ...
05/09/2026

Nga disiplinat, trajnerët dhe oraret, te risitë e sezonit të 8-të, paketat dhe përfitimet që ju presin këtë vit💜shfleto deri në fund për të marrë informacionet që të duhen!

Nëse dëshironi t’i dhuroni fëmijës tuaj një eksperiencë të plotë artistike, bëhu pjesë e Klea Huta Academy!
ZBULONI PAKETAT e sezonit të ri dhe përfitimet ekskluzive të regjistrimit vjetor | Kontakt: 069 27 82 878

‘Hapa të vegjël, ëndërr e madhe.’ 👣

Sa më shumë rritemi, aq më shumë kuptojmë se çdo njeri po lufton një betejë që ne nuk e dimë.Prandaj, para se të gjykojm...
05/09/2026

Sa më shumë rritemi, aq më shumë kuptojmë se çdo njeri po lufton një betejë që ne nuk e dimë.
Prandaj, para se të gjykojmë, le të përpiqemi të kuptojmë❤️

Sot kujtojmë Nënë Terezën dhe një nga mesazhet e saj më të bukura:

“Nëse gjykon njerëzit, nuk ke kohë t’i duash ata.”

Address

Zef Jubani
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 14:00 - 20:00
Tuesday 14:00 - 20:00
Wednesday 14:00 - 20:00
Thursday 14:00 - 20:00
Friday 14:00 - 20:00

Telephone

+355692782878

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klea Huta Academy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Klea Huta Academy:

Shortcuts

Share