Universiteti Metropolitan Tirana

Universiteti Metropolitan Tirana Mirësevini në faqen zyrtare të "Universitetit Metropolitan Tirana” në Facebook!
(1)

PROGRAME STUDIMI

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

-Bachelor Inxhinieri Ndërtimi

-Program i Integruar i Ciklit të Dytë në Arkitekturë me profile:
Arkitekt / Arkitekt-Inxhinier / Bio-Arkitekt / Arkitekt-Restaurues / Arkitekt-Interier
-Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi me profile:
Inxhinieri Strukturash / Inxhinieri Infrastrukturë Transporti

Programe profesionale

-Topografi dhe GIS
-Dizajn Grafik

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

- Bachelor Inxhinieri Kompjuterike
- Bachelor Inxhinieri Software (Edhe anglisht)
- Bachelor Inxhinieri Elektrike me profile: (Edhe anglisht)
Sisteme Fuqie / Elektronikë / Komunikim Dixhital / Makineri Elektrike / Kontroll Inxhinierik

-Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
-Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike me dy profile (Energjitike dhe Automatizim)
-Master i Shkencave në Inxhinieri Software

Programi i Doktoratës

-Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente

Programe Profesionale

- Program profesional 2-vjeçar në Dizajn dhe Zhvillim Software
- Program profesional 2-vjeçar në Sisteme dhe Pajisje Elektrike

Fakulteti i Ekonomisë

-Bachelor Administrim Biznesi me profile:
Menaxhim / Marketing / Sipërmarrje dhe Inovacion
-Bachelor Informatikë Ekonomike (Edhe anglisht)
-Bachelor në Financë me profile:
Financë Bankë / Financë Kontabilitet

-Master i Shkencave në Ekonomi – MBA
-Master i Shkencave në Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku
-Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri
-Master Profesional në Digital Marketing

Programe Profesionale

-Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente

Një hap i rëndësishëm për   në arenën ndërkombëtare! 🌍Times Higher Education (THE) është një nga platformat më të njohur...
01/10/2026

Një hap i rëndësishëm për në arenën ndërkombëtare! 🌍

Times Higher Education (THE) është një nga platformat më të njohura ndërkombëtarisht për vlerësimin dhe renditjen e universiteteve. Përmes World University Rankings, THE vlerëson universitetet në mbarë botën bazuar në tregues të ndryshëm që lidhen me mësimdhënien, kërkimin shkencor, cilësinë e kërkimit, ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin me industrinë.

Me kënaqësi ndajmë se Universiteti Metropolitan Tirana tashmë është pjesë e këtij ekosistemi ndërkombëtar me statusin “Reporter”.

Ky status shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe pozicionimin e mëtejshëm të UMT-së në arenën akademike globale.

Një arritje që vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët të stafit akademik dhe të gjithë komunitetit tonë. 💚

Urime për këtë sukses të ri!

🎓 Mirë se vini në UMT!Të dashur Metropolitansa të rinj,Më 5 Tetor ju mirëpresim në Universitetin Metropolitan Tirana për...
01/10/2026

🎓 Mirë se vini në UMT!

Të dashur Metropolitansa të rinj,

Më 5 Tetor ju mirëpresim në Universitetin Metropolitan Tirana për të nisur kapitullin e ri të jetës suaj universitare.

DITA E PARË
📅 05 Tetor 2026

Gjatë Ditës së Mirëseardhjes do të njiheni me UMT-në, fakultetet dhe programet e studimit, si edhe me strukturat akademike, administrative dhe studentore që do t’ju shoqërojnë gjatë viteve të universitetit.

Në këtë ditë do të keni mundësi të prezantoheni me:

🎓 drejtuesit dhe përfaqësuesit akademikë të fakulteteve;
🤝 këshilltarët akademikë dhe strukturat studentore;
🏫 shërbimet studentore dhe administratën e universitetit;
💻 shërbimet IT dhe informacionet e nevojshme për jetën universitare;
🌍 mundësitë për Erasmus+, karrierë dhe angazhime të tjera;
🤖 aktivitetet dhe mundësitë për t’u përfshirë në jetën studentore të UMT-së.

📍 Godina 3, Metropolitan Innovation Center
📅 05 Tetor 2026
🎓 Viti Akademik 2026–2027

💙 Mirë se vini në komunitetin , aty ku idetë marrin jetë dhe ëndrrat bëhen realitet!

01/10/2026

Në kujdesemi që çdo çast të jetë i mbushur me vlerë.

Përveç studimit, u krijojmë studentëve tanë mundësi për të njohur më mirë njëri-tjetrin, për të zhvilluar talentet dhe aftësitë e tyre dhe për të ndarë pasionet përmes aktiviteteve dhe kompeticioneve të ndryshme.

📚 Zgjidh për të qenë pjesë e një komuniteti aktiv, ku çdo ditë sjell mundësi të reja për të krijuar miqësi, për të zbuluar pasionet dhe për të zhvilluar veten. Regjistrohu dhe bëhu pjesë e jetës studentore në !

E ardhmja jote nis nga zgjedhjet që bën sot!
Të presim në Universitetin Metropolitan Tirana!

Hidh hapin tënd!

📲 +355 69 259 1493
📧 [email protected]
🌐 www.umt.edu.al

30/09/2026

Të gjitha rrugët e sigurta drejt së ardhmes kryqëzohen në UMT 🛣️

Ndërsa tregu i punës ndryshon me ritme të pandalshme, Universiteti Metropolitan Tirana i përgjigjet këtyre dinamikave duke krijuar një hapësirë inovative studimi dhe kërkimi shkencor 🔬

🔵 Ekselencë studentore dhe një mjedis që nxit rritjen.
⚪ Mundësi për t’u bërë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, të përditësuar me zhvillimet më të fundit në botë.
🔵 Bashkëpunim me aktorët më të fuqishëm në tregun e punësimit, praktika profesionale dhe forcim të marrëdhënieve me kompani dhe profesionistë.

Nxito të kryesh procesin e regjistrimit sepse kuotat po plotësohen me shpejtësi!

Dita e parë e universitetit po afron!
Ndërto të ardhmen profesionale në shtëpinë e inovacionit!

Zgjidh !
Hidh hapin tënd!

29/09/2026

Në një botë biznesi gjithnjë në ndryshim, nevoja për liderë të aftë në menaxhim, strategji dhe sipërmarrje është më e madhe se kurrë. 📈

Prof. Asoc. Dr. Roland Subashi, përgjegjës i programit Master i Shkencave në Ekonomi – MBA në , ndan vizionin e tij mbi rëndësinë e një formimi të avancuar që ndërthur njohuritë teorike me praktikën reale të biznesit modern. 🎓

💡 Programi MBA ofron:
✔️ Formim të avancuar në menaxhim, marketing dhe operacione
✔️ Njohuri në financë, kontabilitet menaxherial dhe qeverisje korporative
✔️ Zhvillim të aftësive në analizën e të dhënave dhe vendimmarrjen strategjike
✔️ Fokus në sipërmarrje, inovacion dhe krijimin e Start-Up-eve
✔️ Trajnim praktik përmes rasteve studimore, projekteve dhe bashkëpunimit me bizneset
✔️ Përgatitje për role menaxheriale në sektorin publik dhe privat

Ky program synon të formojë profesionistë të aftë për të udhëhequr organizata, për të menaxhuar ekipe dhe për të ndërtuar biznese të suksesshme në një treg global gjithnjë e më konkurrues. 🚀

Zgjidh Universitetin Metropolitan Tirana!
Hidh hapin tënd!

📲 +355 69 259 1493
📧 [email protected]
🌐 www.umt.edu.al

📢 Bëhuni pjesë e ekipit të Universitetit Metropolitan Tirana!UMT është në kërkim të një Koordinatori/e Komunikimi dhe Ma...
29/09/2026

📢 Bëhuni pjesë e ekipit të Universitetit Metropolitan Tirana!

UMT është në kërkim të një Koordinatori/e Komunikimi dhe Marketingu.

💼 Në këtë rol, do të keni mundësinë të kontribuoni në zhvillimin dhe koordinimin e aktiviteteve të komunikimit dhe marketingut, marrëdhëniet me median, promovimin e programeve akademike dhe rekrutimin e studentëve, si dhe në forcimin e imazhit dhe komunikimit institucional të UMT.

🎓 Nëse jeni një profesionist me eksperiencë të konsoliduar në marketing ose PR, me aftësi të forta komunikimi, koordinimi dhe lidershipi, si dhe me dëshirë për të kontribuar në një institucion universitar që promovon inovacionin, ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin, ju ftojmë të aplikoni.

📧 Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit në: [email protected]

📅 Afati i aplikimit: 04 Tetor 2026

🔗 Për më shumë informacion mbi pozicionin, vizitoni njoftimin e plotë të punës:https://umt.edu.al/wp-content/uploads/2026/09/Njoftim_Koordinator_Komunikimi_Marketingu.pdf

⚙️ Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri” | Universiteti Metropolitan TiranaZhvillo ekspertizën tënde duke ndërt...
29/09/2026

⚙️ Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri” | Universiteti Metropolitan Tirana

Zhvillo ekspertizën tënde duke ndërthurur inxhinierinë, menaxhimin dhe ekonominë dhe përgatitu për sfidat e tregut modern të punës.

Programi ofron njohuri të avancuara dhe aftësi praktike në:
🔹 Menaxhimin dhe vlerësimin e projekteve
🔹 Ekonominë dhe menaxhimin e ndërmarrjeve
🔹 Logjistikën dhe zinxhirin e furnizimit
🔹 Menaxhimin e cilësisë dhe sistemeve të prodhimit
🔹 Planifikimin, organizimin dhe sistemet e qëndrueshme

🎓 Programi synon të formojë profesionistë të aftë për të analizuar, planifikuar dhe menaxhuar procese, projekte dhe sisteme komplekse, duke kombinuar njohuritë teknike me aftësitë menaxheriale.

💼 Ndërto një profil profesional të gjithanshëm dhe krijo mundësi të reja për zhvillim dhe avancim në karrierë.

Zgjidh Universitetin Metropolitan Tirana!
Hidh hapin tënd!

📲 +355 69 259 1493
📧 [email protected]
🌐 www.umt.edu.al

Çdo ditë kemi patur mundësinë të njohim nga afër të rinjtë që kanë zgjedhur të na besojnë një nga vendimet më të rëndësi...
28/09/2026

Çdo ditë kemi patur mundësinë të njohim nga afër të rinjtë që kanë zgjedhur të na besojnë një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e tyre. 💙

Jemi të lumtur të mirëpresim metropolitansat e rinj dhe të zbulojmë zgjedhjet, interesat dhe aspiratat që i kanë sjellë drejt UMT-së. ✨

Mirë se erdhët në komunitetin tonë!

📚 Regjistrimet në raundin e dytë vijojnë deri më 4 tetor.

⏳ Nëse edhe ti e ke bërë zgjedhjen tënde, mos e lër për më vonë. Regjistrohu sa më herët, pasi kuotat për programet e studimit po plotësohen me shpejtësi!

Zgjidh !

Hidh hapin tënd!

📲 +355 69 259 1493
📧 [email protected]
🌐 www.umt.edu.al

🏗️ Pas çdo projekti të arrirë qëndrojnë ekspertë, profesionistë me përvojë dhe një mënyrë të veçantë të menduari. 🎓 Njih...
28/09/2026

🏗️ Pas çdo projekti të arrirë qëndrojnë ekspertë, profesionistë me përvojë dhe një mënyrë të veçantë të menduari.

🎓 Njihuni me stafin akademik të FIA-s, Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës në UMT.

👩‍🏫 Një komunitet pedagogësh dhe profesionistësh që sjellin në auditor më shumë se njohuri: sjellin eksperiencë, projekte reale, sfida të industrisë dhe mënyra të reja të të menduarit.

📚 Në FIA, formimi akademik lidhet ngushtë me praktikën profesionale. Studentët mësojnë nga eksperienca e pedagogëve në projektim, ndërtim, infrastrukturë, energji dhe arkitekturë bashkëkohore.

🔗 Kjo ndërthurje mes dijes dhe përvojës i ndihmon studentët t’i kthejnë njohuritë në aftësi dhe t’i qasen profesionit me një perspektivë më të gjerë.

Në FIA, standardi akademik ndërtohet çdo ditë, nga njerëzit që e përfaqësojnë atë.

📞 +355 69 259 1493
📧 [email protected]
🌐 www.umt.edu.al

Address

Rruga "Sotir Kolea", Qyteti Studenti, Tirane
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti Metropolitan Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share