INSTITUTI KOMBETAR I INTEGRIMIT TE JETIMEVE SHQIPTARE

INSTITUTI KOMBETAR I INTEGRIMIT TE JETIMEVE SHQIPTARE vendimi 54, dt. 19.07.2002 dhe me nr. Nipti K31931020E, e njohur sapo është themeluar, edhe nga MPÇSSHB dhe SHSSH.

NATIONAL INSTITUTE FOR ALBANIAN INTEGRATION Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve, është Faktor i rëndësishëm në jetën e Shoqërisë Shqiptare që merret me politikat e integrimit të fëmijëve Jetimëve. Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, jopartiake dhe humanitare, e rregjistruar si person Juridik në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë, me nr. Si një forum që mbron intersat e drejtëpërdrejta të një bashkësie të gjerë jetimësh, të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, ky Institut është i vetmi i këtij lloji në vend dhe gëzon mbështetjen e plotë të institucioneve kryesore të shtetit shqiptar. Si një ndër faktorët më të rëndësishëm në çështjen e integrimit të fëmijëve jetimë në Shqipëri, IKIJSH mbush 10 vjet në misionin e tij kushtuar tërësisht çështjes së Integrimit të jetimëve në shoqërinë e re demokratike, për t’i përgatitur këta fëmijë me përgjegjësitë e njeriut të lirë, të njeriut të së ardhmes, sepse vetëm kështu ata do të mund luajnë rolin e tyre si qytetarë të denjë. IKIJSH, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shkollimin, punësimin dhe strehimin e jetimëve në gjithë këto vite proçesesh, ndryshimesh e transformimesh në vend. Me veprimtari të shumta sensibilizuese për jetimët, ky Institut ka mundur të dominoj dhe të ndikoj ndjeshëm në mentalitetin e shoqërisë, ka sensibilizuar institucionet duke garantuar shpesh herë edhe një solidaritet të jashtëzakonshëm njerëzor në favor të fëmijëve jetimë. Për herë të parë në këto 20 vite të tranzicionit në Shqipëri, sipas filozofisë së këtij Instituti, para pak kohësh u promovua nisma “Bisnesi në Ndihmë të Fëmijëve Jetimë”, ku 24 operatorë privatë të bisnesit në Shqipëri menduan seriozisht dhe realizuan së bashku një tryezë të rrumbullakët mbi modalitetet dhe programet sociale në ndihmë të Jetimëvë në Shqipëri. Me ndihmën e këtij Instituti, u janë siguruar me dhjetra e qindra familjeve të fëmijëve të policëve të rënë në detyrë, familjeve të fëmijëve romë dhe fëmijëve jetimë në komunitet, ndihma dhe pensione mujore, bursa studimi falas në të gjitha nivelet e arsimit shkollor, parauniversitar e deri në shkolla të Larta. Falë këtij Instituti, janë sistemuar në punë me dhjetra të rinj jetimë në kompani të ndryshme private; u është ofruar ndihmë fëmijëve jetimë të shfrytëzuar dhe të traumatizuar, me asistencë dhe mbrojtje ligjore falas duke i rehabilitur dhe integruar ata në shoqëri. IKIJSH ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin e shoqërisë, duke nxitur procesin e birësimit, si alternativa më e mirë për t’u garantur këtyre fëmijëve një familje dhe një të ardhme të shëndetshme, nëpërmjet birësimit dhe kujdestarisë. Një nga meritat e veçanta është promovimi i vlerave më të mira që burojnë nga e kaluara, nga tradita, duke promovuar dhe publikuar kontributet e shumë personaliteteve të fushave të ndryshme që kanë dalë nga gjiri i këtij komuniteti, nëpërmjet programeve dhe emisioneve të ndryshme televizive, veprimtarive të organizuara enkas në evenimente që kanë evokuar ngjarje dhe data të shënuara, të cilat lidhen me historikun e jetimëve dhe institucioneve ku ata janë rritur dhe edukuar ndër breza. IKIJSH, ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më serioz dhe më bashkëpunues me këto institucione, veçanërisht me MPÇSSHB dhe SHSSH në programet dhe politikat në ndihmë të fëmijëve jetimë.Misioni i këtij Instituti përputhet në shumë pika me politikat humane dhe sociale të shtetit shqiptar në shërbim të jetimëve dhe të njerëzve në nevojë. Kjo organizatë, gjatë këtyre viteve ka qenë tepër aktive dhe e spikatur në jetën e shoqërisë shqiptare, por edhe në spektrin e shoqërisë Civile. Kontributi që ky Institut ka dhënë në politikat sociale për integrimin e jetimëve në Shqipëri ka qenë komplementar dhe tepër i rëndësishëm në jetën e fëmijëve jetimë. IKIJSH ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në organizimin e shumë veprimtarive sociale e shoqërore me karakter sensibilizues, në nxitjen e partnerëve social për mbështetjen dhe financimin e projekteve dhe programeve të zhvillimit në dobi të këtyre fëmijëve. Ndihma e IKIJSH për fëmijët jetimë në Shqipëri ka qenë e prekshme, konkrete, si në aspektin e ndihmës sociale dhe ekonomike që kanë të bëjnë me punësimin, arsimimin, strehimin dhe ndihmën shëndetësore, ashtu edhe në aspektin shpirtëror të tyre. Me videoklipe, botime, konferenca, takime kombëtare e ndërkombëtare, simpoziume dhe ceremoni të ndryshme, ky institut është përpjekur të rrënjosë në ndërgjegjen e të gjithëve ato koncepte që do të lidhin zhvillimin vetiak me paqen shoqërore, dialogun, bashkëjetesën midis njerëzve. Në ditët tona, më tepër se kurrë, duhet synuar në mënyrë sistematike në kultivimin e ndjenjës së pranimit të jetimëve në shoqëri, të dëgjimit dhe mirëkuptimit të tyre. Të drejtat e jetimëve i përkasin trashëgimisë së përbashkët kombëtare dhe duhet të jenë si bazë mbi të cilën të mbështetet solidariteti – kushti i domosdoshëm për realizimin e plotë të fatit të çdo individi. Pikërisht në këtë frymë solidariteti, ne do të arrijmë të përballojmë sfidat e mëdha të këtij shekulli - Paqen, zhvillimin dhe integrimin global. Të drejtat e jetimëve janë objekt i një kërkese me përmasa universale. Varfëria, kequshqyerja, varësia kulturore, shkencore, teknologjike, rastet e mënjanimit dhe të përjashtimit, ndikojnë në fatin e shumicës dërrmuese të kësaj kategorie të popullsisë. Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, në gjithë këto vite pune dhe përpjekje për integrimin e kësaj shtrese, është përpjekur që jetimët të bëhen të vetëdijshëm për të shfrytëzuar aftësitë e tyre, për të marrë plotësisht përsipër liritë e tyre dhe për të marrë pjesë në jetën demokratike të vendit. IKIJSH është përpjekur që jetimëve të mos u mungoj minimumi i edukimit dhe formimit, përkujdesja shëndetësore, planet për të ardhmen, pjesëmarrja në jetën e përditshme, mundësitë për të zgjedhur. Sigurisht që në këto veprimtari nuk ka munguar ndihma e institucioneve shtetërore, fondet e të cilave i kanë shërbyer edukimit, formimit profesional, krijimit të mjeteve praktike të jetesës dhe përkujdesit shëndetësor. IKIJSH, ka luftuar dhe lufton që ndihma ndaj jetimëve të shtrihet në një politikë kombëtare, duke i’u shmangur rutinave lokale dhe të përditshme, me qëllim që jetimët të mos bien kurrësesi viktimë e asaj që quhet “lodhje nga mëshira” dhe që rrjedh nga apatia dhe “anemia” e publikut. Fati i jetimëve është i pandashëm nga fati i të gjithëve. IKIJSH është qendra që i ka dhënë energji aksionit kombëtar për ti dhënë shpresë dhe për t’u krijuar mundësi ëndërrave të jetimëve. Një nga inisiativat më të rëndësishme të këtij Instituti ne bashkepunim me Akademine e Shkencave te Republikes se Shqiperise dhe mbeshtetjen e 30 intelektualeve me te shquar te vendit, ka qenë inicimi dhe nxitja per Shpalljen e një Dite Kombëtare në Ndihme të Jetimëve në Shqipëri dhe në Kosovë, siç është dhe data e 20 Majit, “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëvë’, e Shpallur si e tillë nga Parlamenti Shqiptar me ligjin nr. 9233, dt. 13.05.2004. Meritë e këtij Instituti është botimi i revistës sociale – informative “Integrim”, që është tribuna e fjalës dhe e mendimit të jetimëve Shqiptarë, si edhe realizimi i “Himnit të Jetimëve” që i japin shpresë, krenari, nder dhe dinjitet komunitetit të madh të jetimëve në Shqipëri. Për të gjitha këto dhe shumë kontriubute e merita të tjera, bazuar në ligjin nr. 8113, të vitit 1996 dhe shtesave e ndryshimeve të tij me ligjin nr. 8765, dt. 02.04.2001; ligjin nr. 8971, dt. 14.11.2002, në Republikën e Shqipërisë “Mbi procedurën e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit nga Presidenti i Republikës”, në kuadrin e 20 Majit, “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve”, Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë, me Dekret Nr. 6150, Dt. 28.04.2009, Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi, i ka akorduar ketij Instituti, “Medaljen e Mirënjohjes” me kete motivacion:

“Për kontributin dhe rolin e madh që ka luajtur në integrimin e fëmijëve jetimë në shoqërinë shqiptare, në ndihmën dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të tyre, duke u dhënë këtyre fëmijëve shpresën për një të ardhme edhe më të sigurt, nderin dhe dinjitetin që u takon…”






BIOGRAPHY OF THE INSTITUTE

National Institute for the Integration of Albanian Orphans is a nongovernment, nonprofit non political and human organization, registered as juridical person in Tirana District Court, with decision no. 54, date 19.07.2002 and Nipt no K31931020E, known since its establishing, even by MPÇSSHB and SHSSH. As o forum that protects the directed interests of a broad community of orphans, spread over the entire country, this Institute is the only of its kind in the country and enjoys the full support of the key institutions of Albanian state. As one of the best actors in affairs of integration of Albanian orphan children, N.I.F.A.O turns 10 years in it mission devoted entirely to the affairs of integration of orphans in the democratic society, to prepare these children with the responsibilities of a free man, man of the future, because it is the only way to make them play their role as worth citizens. N.I.F.A.O has provided an extraordinary contribution to the education, employment and sheltering of orphans in all these years of processes, changes and transformations in country. By numerous awareness activities for the orphans, this Institute has been able to dominate and significantly affect the society mentality, has sensitized the institutions by guaranteeing often an extraordinary human solidarity in favor of orphan children. For the first time in these 20 years of transition in Albania, according to the philosophy of this Institute, has recently promoted the initiative “Business in Support of Orphan Children”, where 24 private operators of business in Albania thought seriously and realized together in a round table over the modalities and social programs in support of Orphan Children in Albania. By the help of this Institute, there are provided support, monthly pension and free scholarships at all levels of school education, Rom children families and orphan children of the community. Thanks to this Institute, there are arranged to work dozens of young orphans in various private companies, and is offered support to the exploiting and traumatized orphan children with free legal assistance and protection rehabilitating and integrating them into society. N.I.F.A.O has provided an extraordinary contribution in the raising awareness of society , encouraging the adoption process as the best option to guarantee to these children a family and a healthy future through the adoption and guardianship. One of the particular merits is the promotion of the best values derived from the past and the tradition, by promoting and publishing the contribution of many personalities of different areas that come from this community, through the programs and television broadcasts, specially organized activities at events that have evoked special events and dates which relate to the orphan history and the institutions where they are grown up among generations.. N.I.F.A.O is and will main one of the most serious partner cooperating with these institutions especially with MPÇSSHB and SHSSH, in programs and policies in support of orphan children. The mission if this Institute matches in many points to the human and social politics of Albanian state in support of orphan children and people in need. Over the years this organization has been very active and prominent in the life of Albanian society but even in the specter of civil society. The contribution that this Institute has provided to the social politics for the integration of orphans in Albania, has been complementary and very important in the lives of orphan children. N.I.F.A.O has provided an extraordinary assistance in the organization of many social activities with sensitizing character, encouraging social partners to support and finance the programs and projects of development in favor of these children. N.I.F.A.O aid for the orphan children in Albanian has been tangible, both in terms of social and economic assistance that relates to the employment, education, sheltering and health assistance as well as their spiritual aspect. By video clips, publications, conferences, national and international meetings, symposiums and different ceremonies, this institute has tried to instill in the consciousness of all people those concepts that will link personal development with spiritual peace, dialogue, coexistence among people. Now days, more than over, should aim systematically in the cultivation of sense of acceptance of orphans in society, to listen and understand them. The rights of orphans belong to the common national heritage and should be considered as a base where the solidarity relies- the necessary condition for full realization of the fate of every individual

Through this spirit of solidarity, we will be able to confront the great challenges of this century – Peace and global integration. The rights of orphans are the subject of a universal size requirement. Poverty, malnutrition, culture, science and technology dependence, cases of marginalization and exclusion, affect the fate of the majority of this category of population. National Institution for the Integration of Albanian Orphans, during all these years of work and effort for the integration of this layer, has tried making conscious the orphans to utilize their abilities, to fully take over their freedoms and to participate in the democratic life of the country. N.I.F.A.O has tried not to miss the minimum education of the orphans, health care, future plans, participation in everyday life and the opportunities to choose. Certainly there has been the support of state institutions which funds have served to the education, professional training, the creation of practical means of life and health care. N.I.F.A.O has struggled and keep struggling that the support of orphans to be expanded in a national politics, avoiding the local and everyday routine, so that the orphans not to be a victim of what is called “compassion fatigue” that derives from the public apathy and “anemia”. The orphan fate is inseparable from the fate of all. N.I.F.A.O is the center that has given energy to the national action to give hope and to create chances for the orphan dreams. One of the most important initiatives of this Institute has been initiating and proposing a National Day for the orphans in Albania and Kosovo, as it is 20th of May “National Day in support of Orphans”, declared by the Albanian Parliament by the law nr. 9233 date 13.05.2004. A merit of this Institute is the publishing of the social-informative magazine “Integration”, which is the tribune of the word and thought of Albanian orphans, as well as the realization of the “Orphan Hymn” that gives hope, proud, honor and dignity to the great community of orphans in Albania. For all these and many other merits that this Institute has, “On the procedure of issuing the decorations and honorary titles by the President of Republic” based to the law nr. 8113, 1996 and its supplements and amendments, to law nr. 8765, date 02.04.2001, law nr. 8971, date 14.11.2002, in the Republic of Albania for the award of decorations, in the context of the May 20 “National Day in Support of Orphans”, the President of Republic, Bamir Topi has awarded the National Institute for the Integration of Orphan Children with the “Medal of Gratitude” with this motivation “ for the great contribution and role that has played in the integration of orphan children in Albanian society, in help and protection of their fundamental rights, giving to these children hope for a safe future, honor and dignity …”

FOTOGRAFIA QË U BË SIMBOL I VARFËRISË NË AMERIKËN E VITIT 1936Një imazh autentik, por me një histori që, me kalimin e vi...
02/08/2026

FOTOGRAFIA QË U BË SIMBOL I VARFËRISË NË AMERIKËN E VITIT 1936

Një imazh autentik, por me një histori që, me kalimin e viteve, është zbukuruar me elemente të pakonfirmuara.

Ka fotografi që nuk plaken kurrë dhe njëra prej tyre është kjo, e realizuar në vitin 1936, e cila edhe sot vazhdon të prekë miliona njerëz në mbarë botën.

Në të shihet një baba i ulur në një kasolle të thjeshtë prej druri, duke punuar me duar, ndërsa dy fëmijët e tij të vegjël e vështrojnë me vëmendje. Në sfond qëndron nëna e familjes, e heshtur, në pragun e derës. Një skenë e thjeshtë, por që përmbledh dhimbjen, dinjitetin dhe luftën për mbijetesë të mijëra familjeve amerikane gjatë viteve të Depresionit të Madh.

Në rrjetet sociale, fotografia shoqërohet shpesh me një histori prekëse. Thuhet se babai po u ndërtonte këpucë fëmijëve nga një arkë druri portokajsh, sepse nuk kishte mundësi t’ua blinte. Më tej pretendohet se nëna ndihej e turpëruar nga prania e fotografit dhe se mbishkrimi “California Oranges” në arkë simbolizonte ëndrrën e familjes për të emigruar në Kaliforni.

Por, sa e vërtetë është kjo histori?

Sipas arkivave historike amerikane, fotografia është autentike. Ajo është realizuar nga fotografi i njohur Russell Lee, një prej dokumentuesve më të rëndësishëm të jetës së amerikanëve gjatë Depresionit të Madh.

Lee punonte për Farm Security Administration (FSA), programi federal që dokumentonte kushtet e rënda të jetesës së familjeve rurale të goditura nga kriza ekonomike dhe katastrofa ekologjike e njohur si Dust Bowl.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se shumë prej detajeve emocionale që qarkullojnë sot në internet nuk mbështeten nga dokumentacioni origjinal.

Nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që provon se babai po ndërtonte këpucë nga arka e portokajve, se nëna ndihej e turpëruar nga fotografi apo se mbishkrimi mbi arkë kishte një domethënie simbolike për familjen.

Po kështu, edhe pretendimi se “60 për qind e fëmijëve të Dust Bowl nuk kishin këpucë” nuk mbështetet nga statistikat zyrtare të kohës.

Megjithatë, mungesa e këtyre provave nuk e zvogëlon aspak fuqinë e fotografisë.

Vitet 1930 ishin ndër periudhat më të vështira në historinë e Shteteve të Bashkuara. Kriza ekonomike, thatësirat dhe stuhitë e pluhurit shkatërruan fermat, detyruan miliona njerëz të braktisnin shtëpitë e tyre dhe lanë familje të tëra pa punë, pa ushqim dhe pa mjete jetese.

Në shumë zona rurale, prindërit improvizonin rroba, lodra dhe madje edhe këpucë për fëmijët, duke përdorur dru, karton, gomë të vjetër dhe materiale të tjera të ricikluara. Varfëria ishte një realitet i përditshëm.

Prandaj, edhe pse historia që shoqëron këtë fotografi është pjesërisht e romantizuar, realiteti që ajo përfaqëson është plotësisht i vërtetë.

Kjo fotografi mbetet një dëshmi e jashtëzakonshme e sakrificës së prindërve, e dinjitetit njerëzor përballë varfërisë dhe e përpjekjes së pandërprerë për t’u siguruar fëmijëve një jetë më të mirë.

Njëkohësisht, ajo na kujton edhe një mësim të rëndësishëm për kohën që jetojmë: emocionet mund të na prekin thellë, por faktet historike duhet të verifikohen gjithmonë. Vetëm kështu nderojmë si të vërtetën, ashtu edhe njerëzit që kanë jetuar atë histori.

PËRTEJ MASKËS POLITIKE, VEPRAT E MIRA JANË ATO QË E DALLOJNË NJERIUN NGA ANTINJERIU…Në jetën e përditshme ka çaste kur n...
30/07/2026

PËRTEJ MASKËS POLITIKE, VEPRAT E MIRA JANË ATO QË E DALLOJNË NJERIUN NGA ANTINJERIU…

Në jetën e përditshme ka çaste kur një veprim i vetëm peshon më shumë se qindra fjalime, mijëra qëndrime, premtime apo konferenca pa fund për shtyp. Ka gjeste që nuk kanë nevojë për duartrokitje, sepse flasin me gjuhën e ndërgjegjes.

Përvoja historike na ka mësuar se karakteri i një njeriu nuk matet nga pushteti që zotëron, por nga mënyra se si zgjedh ta përdorë atë në shërbim të atyre që kanë më pak.

Prej vitesh, (që nga viti 2018), deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Shehaj, ia ka dedikuar pagën e tij gjashtë vajzave jetime nga Kukësi. Nëse ky angazhim është mbajtur në mënyrë të vazhdueshme, ai nuk përfaqëson thjesht një akt bamirësie, por një mesazh të fortë moral, që dëshmon se politika mund të mos jetë vetëm administrim pushteti, por edhe përgjegjësi njerëzore.

Vlera e një shoqërie nuk matet nga luksi dhe lartësia e kullave që ndërton, por nga mënyra se si përkulet për të ngritur ata që jeta i ka rrëzuar.

Jetimët nuk kanë zë të fortë në politikë, s’kanë lob, nuk kanë pushtet dhe nuk sjellin vota. Ata kanë vetëm të drejtën për të jetuar me dinjitet. Pikërisht mënyra se si një shtet dhe një shoqëri i trajton ata zbulon fytyrën e tyre morale.

Nga pikëpamja psikologjike, empatia nuk është dobësi, por forma më e lartë e pjekurisë njerëzore. Vetëm ai që arrin ta ndiejë dhimbjen e tjetrit si të ishte e vetja është në gjendje të ndërtojë besim.

Në një klimë politike të mbushur me akuza, urrejtje, përçarje dhe mosbesim, një gjest i tillë krijon një kontrast që rikthen shpresën se politika mund të ketë ende një dimension njerëzor.

Nga këndvështrimi social, problemi nuk janë vetëm jetimët, por ndërgjegjja jonë kolektive. Një shtet që e konsumon energjinë në konflikte të pafundme politike, ndërsa më të pambrojturit mbeten në periferi të vëmendjes, rrezikon të humbasë misionin e tij themelor.

Kur qytetarët humbin besimin se institucionet kujdesen për ta, nuk dobësohet vetëm shteti, por edhe vetë lidhja morale që mban bashkë një shoqëri.

Shoqëritë nuk ndërtojnë kujtesën e tyre mbi ata që kanë pasur më shumë pushtet, por mbi ata që kanë lënë pas një shembull. Pushteti harrohet. Karakteri mbetet. Pasuria harrohet. Bujaria kujtohet. Fjalimet zbehen. Veprat jetojnë.

Politika, në fund të fundit, nuk është garë për privilegje, por provë karakteri. Mandati nuk është dekoratë personale, por një barrë morale që duhet mbajtur çdo ditë. Besimi i qytetarëve nuk fitohet me slogane, as me propagandë dhe as me retorikë. Ai fitohet me shembuj që i rezistojnë kohës.

Pikërisht për këtë arsye unë e vlerësoj deputetin Agron Shehaj. Jo sepse është i pagabueshëm, (gjithsesi, është njerëzore edhe të gabosh), jo sepse është përtej kritikës, por sepse shoh tek ai një model përgjegjësie personale dhe angazhimi publik që meriton të vlerësohet.

Demokracia ka nevojë për kritikë, por ka po aq nevojë edhe për drejtësi në gjykim: të dimë të kundërshtojmë kur ka arsye dhe të dimë të vlerësojmë kur ka meritë.

Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për politikanë më të aftë, por ne radhë të parë ka nevojë për një kulturë tjetër politike, ku dinjiteti, përgjegjësia dhe ndershmëria të mos jenë përjashtime, por norma. Ka nevojë për njerëz që e kuptojnë se pushteti nuk është privilegj, por shërbim.

Padyshim, qytetarët nuk presin mrekulli, por së paku duan të shohin se edhe në politikë mund të ekzistojë ende një njeri që nuk e harron NJERIUN!

Tiranë, e ejnte - 30 Korrik, 2026

JETIMËT E TITANIKUTHistoria e dy vëllezërve që mbijetuan kundër çdo gjase.Në prill të vitit 1912, një fotografi e dy dje...
25/01/2026

JETIMËT E TITANIKUT

Historia e dy vëllezërve që mbijetuan kundër çdo gjase.

Në prill të vitit 1912, një fotografi e dy djemve të vegjël bëri xhiron e botës.
Michel, 4 vjeç, dhe Edmond, 2 vjeç.
Fotoja u realizua pak pas fundosjes së Titanikut.

Ata mbijetuan, por ishin krejtësisht vetëm.

Djemtë flisnin vetëm frëngjisht.
Pas katastrofës, u gjetën pa asnjë të rritur kujdestar.

Ishin ndër më të vegjlit dhe më të pambrojturit nga të gjithë të mbijetuarit.
Në kaosin që pasoi, askush nuk erdhi t’i kërkonte.

U shndërruan në simbol të dhimbjes së thellë, por edhe të shpresës.

Udhëtimi i tyre në Titanik nisi me një tragjedi familjare.

Babai i tyre, Michel Navratil, i kishte marrë djemtë nga nëna e tyre në Francë pas një konflikti për kujdestarinë.

Duke përdorur një identitet të rremë, ai hipi në anije me ta, me shpresën për të nisur një jetë të re në Amerikë.

Kur Titaniku u përplas me ajsbergun, ai bëri të vetmen gjë që mundi.

I vendosi të dy djemtë në varkën e shpëtimit numër 15.

Ky vendim u shpëtoi jetën.
Vetë ai humbi jetën në ujërat e akullta të Atlantikut.

Djemtë u shpëtuan nga anija Carpathia dhe u dërguan në Nju Jork.

U përkujdesën me kujdes, por identiteti i tyre mbeti i panjohur.

Shtypi i asaj kohe i quajti “Jetimët e Titanikut”.

Më vonë, nëna e tyre i njohu përmes artikujve dhe fotografive në gazeta.
Ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për të përqafuar sërish fëmijët e saj,
duke i dhënë fund njërit prej kapitujve më prekës njerëzorë të kësaj tragjedie.

Sot, historia e Michel dhe Edmond Navratil mbetet një kujtesë e fuqishme
se pas fatkeqësive më të famshme të botës fshihen drama të heshtura personale.

Histori humbjeje, mbijetese dhe force njerëzore, si dhe lidhje familjare që arrijnë t’i rezistojnë edhe kapitujve më të errët të historisë.

Kur 740 fëmijë u dënuan me vdekje në det dhe bota tha "jo", një burrë tha "po"!Ishte viti 1942.Në Detin Arabik, një anij...
03/01/2026

Kur 740 fëmijë u dënuan me vdekje në det dhe bota tha "jo", një burrë tha "po"!

Ishte viti 1942.

Në Detin Arabik, një anije lundronte si arkivol.

Në bord ishin 740 fëmijë polakë - jetimë që kishin mbijetuar kampet sovjetike të punës, ku prindërit e tyre kishin vdekur nga uria, sëmundjet dhe lodhja.

Ata kishin ikur në Iran, por më e keqja ende nuk kishte ardhur: askush nuk i donte.

Port pas porti përgjatë bregdetit indian, Perandoria Britanike - fuqia më e madhe botërore e kohës - ua mbylli dyert.

"Nuk është përgjegjësia jonë. Lundroni diku tjetër."

Ushqimi po mbaronte.
Ilaçet po mbaronin.

Dhe shpresa, e njëjta shpresë që i kishte mbajtur gjallë ata fëmijë deri atëherë, ishte bërë e rrezikshme.

Maria 12-vjeçare mbante dorën e vëllait të saj 6-vjeçar. Ajo i kishte premtuar nënës së saj që po vdiste se do ta mbronte. Por si mund ta mbrosh dikë kur e gjithë bota vendos se ai nuk meriton të jetojë?

Ishte atëherë që lajmi arriti në pallatin e vogël të Navanagar, në Gujarat.

Sundimtari ishte Jam Sahib Digvijay Singhji.

Një princ i vogël në një perandori të dominuar nga britanikët. Asnjë ushtri, asnjë pushtet i vërtetë mbi portet, asnjë detyrim për të ndërhyrë.

Këshilltarët e tij e informuan:

— "Shtatëqind e dyzet fëmijë janë bllokuar në det pasi britanikët refuzuan t'i pranonin."

Digvijay Singhji pyeti me qetësi:
— "Sa fëmijë?"

— "Shtatëqind e dyzet, Madhëria Juaj."

Pasoi një heshtje e shkurtër.

Pastaj ai tha:

— "Britanikët mund të kontrollojnë portet e mia. Por ata nuk e kontrollojnë ndërgjegjen time.

Këta fëmijë do të ankorohen në Navanagar."

Ata e paralajmëruan:

— "Madhëri, nëse i sfidoni britanikët..."

— "Atëherë do të përballem me të."-tha

Dhe ai dërgoi mesazhin që shpëtoi 740 jetë:

— "Jeni të mirëpritur këtu."

Në gusht të vitit 1942, anija hyri në port nën diellin e pamëshirshëm të verës.
Fëmijët zbritën si hije: shumë të dobët për të qarë, të stërvitur nga pikëllimi për të mos pritur asgjë.

Maharaxhai po i priste në bankën e të akuzuarve.

I veshur me të bardha, ai u gjunjëzua për të qenë në nivelin e syve me fëmijët dhe, nëpërmjet përkthyesve, tha fjalë që nuk i kishin dëgjuar që nga dita kur vdiqën prindërit e tyre:

— “Ju nuk jeni më jetimë.
Ju jeni fëmijët e mi tani.
Unë jam Bapu juaj, babai juaj.”

Ai nuk ndërtoi një kamp të thjeshtë refugjatësh.

Ai ndërtoi një shtëpi.

Në Balachadi, ai krijoi një Poloni të vogël në tokën indiane:

Mësues polakë, ushqim që kishte shije kujtimesh, këngë fëmijërie, mësime, kopshte, madje edhe një pemë Krishtlindjesh nën qiellin tropikal.

— “Vuajtja kërkon t'ju fshijë”, tha ai.
“Gjuha juaj, kultura juaj, traditat tuaja janë të shenjta. Këtu ata do të jetojnë.”

Për katër vjet, ndërsa bota digjej në luftë, ata fëmijë nuk jetuan si refugjatë, por si familje.m
Maharaxha i vizitoi, ua kujtoi emrat, ua festoi ditëlindjet, ua ngushëlloi prindërit që mendonin se nuk do t’i shihnin më kurrë fëmijët e tyre.

Ai pagoi për mjekët, ushqimin, rrobat dhe gjithçka tjetër që i nevojitej me pasurinë e tij.

Kur mbaroi lufta dhe erdhi koha për t’u ndarë, shumë qanë.
Balachadi ishte e vetmja shtëpi që kishin njohur ndonjëherë.

Sot, ata fëmijë janë bërë mjekë, mësues, prindër, gjyshër.

Në Poloni, sheshet dhe shkollat ​​mbajnë emrin e Jam Sahib Digvijay Singhji. Ai mori nderimin më të lartë të vendit.

Por monumenti i tij i vërtetë nuk është prej guri.
740 jetë!

Dhe ato jetë ende u tregojnë nipërve dhe mbesave të tyre historinë e një mbreti indian i cili, kur e gjithë bota mbylli dyert e saj, ai pa vuajtjet dhe tha:

TANI JU JENI FËMIJËT E MIJ.

Nga ILIR ÇUMANIENGJËJT E BARDHË TË FËMIJËRISËTIME….Ka fotografi që janë thjesht kujtime familjare, dhe ka të tjera që kt...
19/08/2025

Nga ILIR ÇUMANI

ENGJËJT E BARDHË TË FËMIJËRISË
TIME….

Ka fotografi që janë thjesht kujtime familjare, dhe ka të tjera që kthehen në monumente të shpirtit.

Kjo foto e vitit 1971, e bërë në oborrin e Shtëpisë së Fëmijës Parashkollore të Pogradecit, nuk është një kornizë e zakonshme bardhë e zi – ajo është gjurma e përjetshme e një fëmijërie të pazakontë.

Në rreshtin e parë, të radhitur si zogj në një degë, shihen fytyrat e vogla të fëmijëve jetimë.

Mes tyre, edhe unë, një djalë pesëvjeçar me flokë të bardha, që atëherë nuk e kuptoja çfarë peshe mbartnin sytë tanë të qeshur e të trishtuar njëkohësisht. Ishim pa prindër, por jo pa dashuri.

Pas nesh qëndronin ato gra të përkushtuara, edukatoret, infermieret, sanitaret e kuzhinieret, që na u bënë nënë dhe familje.

Në fytyrat e tyre lexohet lodhja e ditëve të gjata, por edhe dritë e butë që i jepte kuptim sakrificës së tyre.

Ato nuk ishin thjesht punonjëse të një institucioni shtetëror – ishin engjëjt tanë tokësorë, strehë e ngrohtë në netët e gjata të vetmisë, duart që na e mbanin gjallë fëmijërinë.

Fotografia është një portë magjike.

Sa herë e shoh, më kthen tek zhurmat e oborrit, tek thirrjet e emrave që sot i kujtoj me mall, tek buzëqeshjet e shokëve e shoqeve që koha i ka shpërndarë nëpër udhë të ndryshme të jetës.

Disa i mbaj mend qartë, disa janë tretur në mjegullën e kujtesës, por të gjithë jetojnë ende bashkë në këtë kornizë të vogël.

Në Ditën Botërore të Fotografisë, kjo foto nuk është thjesht një kujtim personal. Ajo është një dëshmi e dashurisë që mbin aty ku mungesa është më e madhe.

Një falënderim i heshtur për ato gra që e bënë jetën tonë më të lehtë, më të durueshme, më njerëzore.

Fotografia nuk plaket. Ajo është gjurmë e shpirtit, dëshmi e përjetshme e kohës.

Dhe ky imazh i vitit 1971 mbetet një testament i gjallë i mirënjohjes sime, një kujtim që s’e tret koha, as pesha e viteve dhe as harresa….

Mozaiku i kujtesës

Personeli i Shtëpisë së Fëmijës Parashkollore, Pogradec 1971

Ollga Gusho – Drejtoreshë,
Nasta Martini – Edukatore,
Sofika Popllo – Edukatore,
Ervehe Ristani – Infermiere,
Athina Gusho – Kuzhiniere,
Vangjeli Vesho – N/Kuzhiniere, Zarife Elmasllari – Sanitare,
Servete – Sanitare,
Sadete – Sanitare,
Hurma Firanji – Rrobalarëse, Kostandina Laska – Roje nate,

Fëmijët në foto
Ilir Çumani,
Artur Kiptiu,
Liljana Topalli,
Karafile Toga,
Fatmira Molla,
Besniku (mbiemri i paqartë),
Bianka Shllaku,
Greta Martini,
Morena Mirdita,
Mimoza Dhanili,
Lefter Konini…
(si dhe tre fëmijë të tjerë, emrat e të cilëve fatkeqësisht nuk kujtohen).

Sot, në “Panorama”, për muzikologun dhe mjeshtërin e dirigjimit:   (Nder i Kombit)30 korrik, 2025
30/07/2025

Sot, në “Panorama”, për muzikologun dhe mjeshtërin e dirigjimit:


(Nder i Kombit)

30 korrik, 2025

02/09/2024

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when INSTITUTI KOMBETAR I INTEGRIMIT TE JETIMEVE SHQIPTARE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to INSTITUTI KOMBETAR I INTEGRIMIT TE JETIMEVE SHQIPTARE:

Shortcuts

Share

Category