16/05/2019
Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, organizojnë takimin me temë:
Flasim për fizikën
Takim konsultues me pedagogë, drejtues dhe mësues të profilit fizikë
Vendi: Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Dita: 18 maj 2019/ e shtunë
Ora: 11.00
Organizatorë: Fondacioni “Henrietta Leavitt” & Departamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës
Tematikat e diskutimit
Konkursi Kombëtar i Fizikës “Henrietta Leavitt”/2019 – Pse? Testi përgjithësues – mendime dhe diskutime. Shqetësime për përmbajtjen e lëndës së fizikës në nivelin e gjimnazit dhe tekstet – nga bisedat individuale në korridoret e shkollës, në artikulimin e përbashkët dhe të institucionalizuar.
Konferenca shkencore 2020. Tema “Kërkimi shkencor dhe mësimdhënia në fizikë: Energjia. Metoda për trajtimin e këtij koncepti në nivelin parauniversitar”. Ngritja e grupit të punës.
Ide për krijimin e Shoqatës të Mësuesve të Fizikës. Pse një shoqatë për mësuesit e fizikës?